Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

100 vjedhje brenda dy muajve në Vlorë/ Banorët: Nuk kemi besim te policia, do bëjmë vetëgjyqësi

Nga Ejona 0

Mbi 100 vjedhje brenda dy muajve kanë ndodhur në  fshatrat e njësisë Administrative të Novoselës në Vlorë.  Mësohet se 40 vjedhje janë kryer vetëm në fshatin Bishan, të tjera kanë ndodhur në fshatrat Aliban, Poro, Dëllenjë dhe Mifol.

Banorët shprehet të shqetësuar dhe tregojnë se grabitësit u kanë hyrë nëpër banesa gjatës natës dhe u kanë vjedhur edhe bagëtitë. Ata i bëjnë thirrje shtetit që të veprojë pasi shprehen se u rrezikohet jeta.

 “Kemi 4 ditë që bëjmë roje natën.  Do bëjmë vetëgjyqësi nëse nuk vë dorë shteti. Policia të marrë masat se po na rrezikohet jeta. Lëviz një grup grabitësish me armë”, shprehen banorët për shqiptarja.com.

Ata theksojnë se nuk kanë besim te policia pasi sipas tyre deri më tani nuk është arrestuar asnjë person.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej