Lubonja: Dy historitë e Edit që rrëzojnë Shqipërinë e gënjeshtërt të Ramës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lubonja: Dy historitë e Edit që rrëzojnë Shqipërinë e gënjeshtërt të Ramës

19:20 | 17/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –

Analisti i njohur Fatos Lubonja, në një shkrim të botuar në gazetën Panorama, ka “pikturuar” Edi Ramën përballë gazetarëve.
Dhe Lubonjës i kanë mjaftuar dy histori për të rrëzuar Shqipërinë e gënjeshtërt që ka ndërtuar Rama dhe propaganda e tij.
Këto histori me të cilat Lubonja ilustron Shqipërinë e gënjeshtërt të Ramës janë thënë nga goja e vetë kreut të qeverisë.
Shkrimi i plotë i Fatos Lubonjës:
Po e ilustroj këtë që thashë me dy fabula të ditëve të fundit, ku na shfaqet një Kryeministër 1 që rrëzon Edi Ramën 2.
Fabula e parë është fjalimi i tij me rastin e 100-vjetorit të Tiranës. Midis të tjerash, Kryeministri u tregoi të pranishmëve një fabul, që nuk është hera e parë që e dëgjojmë. E kam fjalën për atë me VIP-in ndërkombëtar, ‘nga një vend shumë serioz’, i cili nuk dëgjonte të dilte nga salla e VIP-ave në Rinas sepse kërkonte makinë të blinduar, ngaqë kishte idenë se rrugës mund ta vrisnin apo grabisnin kriminelët e shumtë. Por, pasi Kryeministri ynë i tha se mund të kthehej mbrapsht sepse qeveria nuk ofronte shërbime të tilla, ai u bind dhe u nis për në Tiranë. Kur e pa se çfarë vendi i qetë e i sigurt ishte kryeqyteti ynë, VIP-i në fjalë shkoi e i kërkoi atij falje duke i thënë se ndihej në siklet, se ishte ndierë budalla nga kërkesa që kishte bërë.
Morali i fabulës 1: Shqipëria është një vend i sigurt, por janë ca njerëz të këqij që punojnë për ta bërë vendin gogol.
Fabula e dytë është e së njëjtës ditë, ose e një dite më pas. Sipas një lajmi që u dha nga Policia, në afërsi të selisë së Partisë Socialiste, që atë ditë kishte nderin të kishte brenda vetë Kryeministrin, ishte arrestuar krimineli i rrezikshëm Vladimir Gjuta, i cili po sillej atypari i armatosur. U aludua se ai ndodhej aty, pasi donte të vriste Kryeministrin si hakmarrje për operacionin antikrim që ai kishte nisur nëpërmjet krijimit të OFL-së, që veç të tjerash kishte sekuestruar brenda një dite 600 makina të blinduara në Tiranë. Për të evituar këtë atentat, sipas disa mediave, Kryeministri doli nga selia dhe nuk hipi në makinën kryeministrore, por në makinën e të vëllait, e cila qenkej më e sigurt se ajo shtetërorja dhe që sipas opozitës, duhet të ishte në listën e 600 makinave të sekuestruara nga OFLja sepse është e blinduar.
Morali i fabulës 2: VIP-i nga një vend shumë serioz paskësh pasur të drejtë të kërkonte makinë të blinduar, derisa krimi qenkësh kaq i përhapur dhe kaq i fortë në Tiranë dhe shteti kaq i dobët para tij.

Etiketa: "Shqipëria e gënjeshtërt"analisti i njohuredi ramaFatos LubonjaPartia Socialiste

Të Lidhura

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

nga 27
22:16 | 03/04/2026
0

Përballja hapëse e javës së 30-të në Abissnet Superiores mes Flamurtari dhe Tiranës u mbyll në barazim 1-1, në një...

1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

nga 27
21:14 | 03/04/2026
0

Një hendek gjithnjë e më i madh po regjistrohet në bankat e vendit tonë midis kursimtarëve të mëdhenjtë dhe atyre...

Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

nga 27
21:02 | 03/04/2026
0

“Bordi i Transparences”, Autoriteti i Konkurrences, Doganat, Ministria e Financave dhe vete kryeministri jane kthyer si artiste cirku, prestixhiatore qe...

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –

nga 27
20:32 | 03/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama kërkoi që bashkitë të hapin zyra të posaçme për ndihmë juridike në shërbim të kadastrës, me qëllim...

Para
Mbyllet Konferenca e Donatorëve në Bruksel/ 1.15 miliardë euro për rindërtimin e Shqipërisë

Mbyllet Konferenca e Donatorëve në Bruksel/ 1.15 miliardë euro për rindërtimin e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –

22:16 | 03/04/2026
1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

21:14 | 03/04/2026
Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –

21:02 | 03/04/2026
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –

20:32 | 03/04/2026
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –

20:20 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –
  • 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –
  • Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë! –
  • Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet –
  • Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjesimin” nga AKU –
  • 16 tifozë jashtë stadiumeve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën –
  • 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com