Lu- të rinjve në Rrëshen: Nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lu- të rinjve në Rrëshen: Nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni

13:32 | 30/09/2017
në Shqiperi
0

Një fjalim emocional dhe frymëzues i Donald Lu para të rinjve në Rrëshen.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, teksa ka folur nga Rrësheni ku çeli takimin e parë të Serisë së Bisedave të Ambasadës Amerikane me të Rinjtë, u ka folur atyre për roline  rëndësishëm që kanë në formësimin e Shqipërisë.

Fjala e Donald Lu

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Ky është edhe takimi ynë i parë me shumë të rinj në qytete anembanë Shqipërisë. Ne kemi një mesazh për ju, por ne gjithashtu shpresojmë që të mësojmë diçka nga ju sot.

Këtu është mesazhi ynë i thjeshtë:

Ndryshime të mëdha po vijnë për Shqipërinë.
Ju keni një rol të rëndësishëm për të luajtur në të ardhmen e Shqipërisë.
Ju duhet të kërkoni ndryshim nga udhëheqësit tuaj.
U rrita në një vend të mahnitshëm në Kaliforni. Kishim bukurinë e pabesueshme natyrore, njerëz të këndshëm dhe ushqim të shijshëm. Më kujton pak Rrëshen. Në moshën 18 vjeç, u largova nga Kalifornia për të studiuar, për të gjetur një punë dhe për të rritur një familje.

E kuptoj tani që unë do të punoj dhe do të kursej paratë e mia gjatë gjithë jetës time, vetëm një ditë kur të dal në pension, mund të kthehem në shtëpinë time në Kaliforni.

Ju jeni te rinj. E ardhmja juaj është në Shqipëri dhe e ardhmja e Shqipërisë është tek ju.

Unë besoj fuqimisht se Shqipëria do të bashkohet me Bashkimin Evropian në dekadën e ardhshme. Të gjithë ju, fëmijët dhe nipërit tuaj do të jetojnë si qytetarë të plotë të Evropës me të gjitha të drejtat dhe privilegjet e anëtarësimit në BE.

Ky ndryshim dhe shumë të tjerë po vijnë. Mos e humbisni mundësinë tuaj për të qenë pjesë e tyre. Prindërit mund t’ju tregojnë të gjitha ndryshimet që ata kanë parë:

Anëtarësimi në NATO
Liberalizimi i vizave me BE
Dekriminalizimi i parlamentit tuaj
Reforma gjyqësore
Por ndoshta ju do të më thoni, e mërzitshme! Ajo që duam është një edukim i mirë. Ne duam punë. Ne duam atë që shohim çdo ditë në TV, nga Mbretëria e Bashkuar, nga Gjermania dhe nga Shtetet e Bashkuara.

A e dini se si do të merrni të gjitha këto? Ju do ta kërkoni. Gjëja më e mirë për brezin tuaj është se nuk jeni të lidhura ngushtë me pritjet e ulëta të së kaluarës komuniste të këtij vendi.

Ju kërkoni punë si ata kanë në Gjermani. Ju prisni ligje kundër korrupsionit siç kanë në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe ju këmbëngulni për liritë personale siç kanë në SHBA.

Ju jetoni në një demokraci. Nese ju kerkoni, qeveria duhet t’ju pergjigjet, ne te kundert ju e rrezoni. Keshtu funksionon demokracia.

Për shembull, në fillim të vitit shkollor, shumë njerëz, përfshirë edhe opozitën, kërkonin libra falas për studentët.

Ky është një vend i vogël. Nuk është një vend i pasur. Por është e arsyeshme që qytetarët të kërkojnë që qeveria të sigurojë para për të blerë libra për studentët e saj. Dhe kur qeveria të thotë se nuk mund ta përballojë atë, ju duhet të pyesni se si po paguajnë për ndërtesat e tyre, makinat e tyre luksoze dhe udhëtimet e tyre jashte.

Si një demokraci, përgjegjësia dhe fuqia janë me ju. Ne presim me padurim ditën kur ju te jeni udhëheqës të Shqipërisë. Ne e dimë se brezi juaj do të jetë më i mirë se gjenerata e tyre në udhëheqjen e Shqipërisë drejt së ardhmes së saj evropiane.

 

Etiketa: Donald LuQeveriarreshentë rinj

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Surpriza e Bashës ndaj Topit dhe Metës

Të gjithë në kërkim të vetvetes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com