• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

LSI, si e vetmja rrugë…për PD!

08:56 | 27/07/2016
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Krerët e Partisë Demokratike, po qartësojnë përditë e më shumë strategjinë e tyre për një shumicë në zgjedhjet e ardhshme, duke u fokusuar tek LSI, si e vetmja rrugë për t’i sjellë në pushtet. Fillimisht Basha, tashmë zyrtarisht dhe Berisha, janë përfshirë në një debat publik për të ekspozuar kulturën e bashkëpunimit të tyre me LSI dhe prespektivën e saj.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Nga mënyra se si po krekosen me këtë zbulim, duket sikur duan të mërzisin kundërshtarin e tyre në pushtet, Partinë Socialiste, por në të vërtet ka shumë gjasa që më shumë të kenë mërzitur elektoratin e vet.

Raportet mes PS dhe LSI nuk janë të mira, por ky nuk është një lajm i keq për asnjë prej tyre. Ajo është një bashkëjetesë interesash politike, brenda së majtës dhe një ditë, po për interesa mund të prishet.

Të dy palët kanë shkuar disa herë drejt vijës kuqe dhe janë kthyer sërish, pasi kanë bërë llogaritë e tyre, jo llogaritë e PD. Disa herë kanë filluar të numërojnë me gishta dhe deputetë, dhe sërish e kanë lënë në mes, kur kanë parë se nuk ka as vota për ta rrëzuar qeverinë dhe as vota për të mbajtur një qeveri të re.

Nga mënyra si PD e ka nisur këtë fushatë, duket se ajo ndjehet triumfatore për shkakun që ajo e do LSI-në më shumë se PS. Ky është një lajm i mirë për LSI, por jo dhe për PD.

Në historinë tre vjeçare të koalicionit PS-LSI, ka patur së paku tre kriza të forta, të cilat PD ka tentuar t’i provokojë duke goditur ose përqafuar Metën.

E para, ka qenë kriza e raporteve të Tom Doshit me Ilir Metën dhe Edi Ramën. Në atë betejë PD u rreshtua krah Doshit, duke akuzuar Metën si vrasës dhe duke shpresuar se Rama do t’i dilte zot Doshit dhe kështu do krijohej çarja e madhe.

E vërteta është se kriza u mbyll shpejt dhe shkoi në gjykatë. Doshi u largua nga grupi socialist dhe Meta me Ramën vazhduan punën.

Investimi i dytë i madh i PD ishte beteja për çështjen DIA-CEZ, dhe raportet e Kastriot Ismailit me Ilir Metën. Por, dhe këtu fabula u zhvendos nga fakti se çfarë kishte bërë pushteti i PD-LSI me DIA e CEZ, tek fakti se këtë raport e kishte përgatitur Rama kundër Metës. Kjo krizë la gjurmë të forta në koalicion dhe natyrisht rriti mosbesimin e Metës ndaj Ramës, por nuk është se prodhuan ndonjë histori të re.

Kriza e tretë e fortë ishte reforma për drejtësi, ku PD, ndryshoi qëndrim. Ajo nuk e qëlloi më me gurë Metën, por iu hodh në qafë si shpëtimtar. Ajo bashkoi qëndrimin e saj me LSI kundër PS, me parimin se një dorë që nuk kafshohet, puthet. E vërteta është se, PS nuk lëvizi nga objektivi i saj për të miratuar reformën, dhe e miratoi. LSI po ashtu. E vetmja që ndryshoi qëndrim nga refuzues, në përulës, pas kërcënimeve të SHBA e BE, ishte PD. Ajo që nuk do të njihte kurrë reformën, shkoi me bisht në shalë e votoi dhe tani e ka kapur ekzaltimi që ta quajë këtë triumf të aleancës së saj me LSI.

Pra për tre vite në opozitë, duke hyrë viti i katërt, PD po vërtitet si satelit rrotull LSI, herë duke e qëlluar me gurë, e herë duke u përqafuar me të, me shpresën e vetme të ardhjes në pushtet përmes saj.

Që PD të vijë në pushtet përmes aleancës me LSI nuk ka asgjë të keqe, por kështu si sillet PD kam frikë se do zvogëlohet gjithnjë e më shumë, duke pritur “Ditën e Madhe”, pasi në vend që të fuqizojë veten, ajo fuqizon LSI-në. Me këtë ekzaltim që e ka marrë Berisha e Basha afrimin me LSI, ka shumë gjasa, që kur të vijë dita e zgjedhjeve, LSI të jetë parti e parë dhe PD e dyta në koalicionin e tyre, pasi gjithë ata që kanë dilema, a do vijë PD në pushtet, nuk kanë asnjë dilemë që LSI do jetë në pushtet dhe i bashkohen asaj.

Që me LSI, PD mund të vijë në pushtet ky nuk është ndonjë lajm i ri, lajm i ri është që PD e mendon këtë si të vetmen rrugë që i ka mbetur. Dhe kjo është shumë dëshpëruese për elektoratin e saj, pasi kjo është një rrugë që e dobëson PD. Dhe e keqja është se LSI-së, nuk i duhet një parti më e vogël se vetja për të ardhur në pushtet, se ndoshta nuk ia dalin dot.

/gazetatema.net/

Etiketa: bashkëpunimdilemëIlir MetaKastriot IsmailikulturëMero Bazeqëndrim përulës

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Ndryshon tatimi mbi pasuritë e paluajtshme

Pritet mbledhja e Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk kam mbaruar me golat, kam ruajtur edhe për Kombëtaren –

Nuk kam mbaruar me golat, kam ruajtur edhe për Kombëtaren –

14:19 | 22/03/2023

Deri në vitin 2050 bota do të… –

14:17 | 22/03/2023
O Yuri…a ke ndonjë fjalë për të thënë? –

O Yuri…a ke ndonjë fjalë për të thënë? –

14:13 | 22/03/2023
“Liria ka një çmim”/ Meloni justifikon planin e qeverisë –

“Liria ka një çmim”/ Meloni justifikon planin e qeverisë –

14:09 | 22/03/2023
Anulohet ndeshja e shumëpritur e boksit –

Anulohet ndeshja e shumëpritur e boksit –

14:01 | 22/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Nuk kam mbaruar me golat, kam ruajtur edhe për Kombëtaren –
  • Deri në vitin 2050 bota do të… –
  • O Yuri…a ke ndonjë fjalë për të thënë? –
  • “Liria ka një çmim”/ Meloni justifikon planin e qeverisë –
  • Anulohet ndeshja e shumëpritur e boksit –
  • Parku kombëtar i lumit të egër në Evropë i hoqi digat –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk kam mbaruar me golat, kam ruajtur edhe për Kombëtaren –
  • Deri në vitin 2050 bota do të… –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com