Lëvizja Socialiste për Integrim, ka vendosur që 6 nëntori të jetë data e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të partisë.
Sekretari i përgjithshëm Luan Rama ka deklaruar se kryesia vendosi që data 30 shtator 2016 të jetë afati i fundit i regjistrimit të kandidaturave për kryetar të LSI-së.
Rama theksosi se kryetari aktual i LSI-së Ilir Meta ka konfirmuar kandidaturën për kryetar, ndërsa anëtari i kryesisë, profesor Shezai Rrokaj shpalli kandidaturën për këtë post.
Luan Rama ka ftuar të gjithë anëtarët, simpatizantët e mbështetësit të bëhen pjesë e fushatës së zgjedhjeve duke ofruar propozimet e tyre dhe se kandidaturat e tjera janë të mirëpritura.