Lidhur me tensionet e krijuara në protestën e opozitës, ka reaguar Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një postimi në twitter .
Lleshaj i bën thirrje qytetarëve të distancohen nga sulmet ndaj institucioneve.
“Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur!
Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!”, shkruan Lleshaj në twitter.