Lleshaj letër Bankave: Mos u bëni pengesë për qytetarët, derisa të shohim mundësinë për të rihapur sportelet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lleshaj letër Bankave: Mos u bëni pengesë për qytetarët, derisa të shohim mundësinë për të rihapur sportelet

15:40 | 04/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, zhvilloi sot një inspektim të masave për karantinimin që parandalon përhapjen e COVID-19, në zonën e Vorës, në Kombinat dhe disa rrethina të Tiranës.

Ministri u shpreh se se masat e marra janë të plota dhe Policia e Shtetit është e angazhuar në të gjithë territorin e Shqipërisë. Lleshaj komentoi edhe shqetësimin e qytetarëve sa u takon kartave të identitetit, të cilat kanë skaduar këtë vit.

Prononcimi për media:

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Është me rëndësi të theksojmë që tashmë jemi në një fazë vendimtare të përpjekjes tonë kundër virusit. Jemi pothuajse në pjesën më të përpjetë të kurbës dhe është shumë e rëndësishme të mos lëshojmë asnjë lloj angazhimi në këto momente për të pamundësuar kthimin prapa.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe shifrat e fundit na tregojnë se pakujdesitë e vogla, ose papërgjegjshmëritë e vogla  sjellin pasoja të mëdha.

Është përsëritur shpesh herë këto ditë se mjafton dhe një person i përgjegjshëm për ta ndërprerë një nga degët e përhapjes së virusit, ashtu sikur dhe nganjëherë mjafton dhe një person i papërgjegjshëm për t’i dhënë udhë një dege të re të zhvillimit të virusit.

Kërkohet nga të gjithë qytetarët angazhim dhe përgjegjshmëri e plotë për të zbatuar masat e dhëna.

Policia do të vazhdojë të jetë në krye të detyrës dhe me rigorozitetin më të lartë për të kërkuar zbatimin rigoroz të masave dhe do të marrë masa ashtu sikundër edhe janë marrë masa ndaj disa qytetarëve, të cilët në kushtet e  papërgjegjshmërisë kanë shkelur rregullat dhe kanë rritur risqet për përhapjen e këtij virusi.

Gjithashtu dua të them që një aspekt tjetër i rëndësishëm i angazhimit të Ministrisë së Brendshme është përmes strukturave të tjera, të cilat janë të angazhuara në koordinimin e një aksioni të madh ndihme në shërbim të qytetarëve që duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Për sa kohë ne ju kërkojmë shumë qytetarëve që të qëndrojnë brenda, sidomos moshave të treta, do të duhet që këta t’i mbështesim përmes shërbimeve të Policisë, shërbimeve të Prefekturave, të Bashkive, të cilët, gjej rastin t’i falënderoj për punën e madhe që po bëjnë, Shërbimin Social, Forcat e Armatosura, e shumë e shumë strukturave të tjera shtetërore, që po angazhohen në ofrimin e një volumi të madh asistence dhe ndihme për qytetarët që qëndrojnë brenda.

Vlen po ashtu të theksohet konstatimi që disa tregje tërheqin vëmendje më të madhe të strukturave të Bashkive. Janë disa tregje të cilat nuk plotësojnë kushtet për të vepruar dhe për të ofruar shërbimin, për arsye të hapsirave të pamjaftueshme për qarkullimin e qytetarëve dhe meritojnë një trajtim, dhe një vëmendje të veçantë. Deri ndoshta edhe në mbylljen e ndonjë tregu, i cili nuk plotëson këto parametra të sigurisë.

Me këtë mundësi të komunikimit publik, gjej rastin të informoj qytetarët se Ministria e Brendshme ka marrë masa për të adresuar shqetësimin e shumë qytetarëve, të cilët në kushtet e mbylljes së sporteleve të aplikimit për Karta Identiteti janë gjendur në vështirësi pranë bankave kryesisht për të kryer veprime të ndryshme bankare, apo edhe për të përfituar mbështetjen financiare që qeveria ofron ndaj tyre.

Dua të them me këtë rast që dje i jam drejtuar me një shkresë zyrtare Bankës Qendrore dhe të gjithë bankave të nivelit të dytë, me kërkesën që këto të njohin si të mirëqena të gjitha kartat e Identitetit, të cilat kanë skaduar në vitin 2020, duke synuar që qytetarët të marrin shërbimet duke përdoruar kartat aktuale, derisa ne të kemi mundësinë për t’i rihapur sportelet dhe për të vijuar prodhimin e kartave të reja identitetit.

Etiketa: kartat e identitetitMinistri i Brendshëmsander lleshajshqetësimi i qytetarëve

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

nga 27
07:42 | 06/06/2026
0

Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm për...

Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

nga 27
07:35 | 06/06/2026
0

Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin. Gjatë orëve të paradites priten...

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Para
Historiani shqiptar: Ja si e kam njohur Kacifasin, që u vra në Bularat (film)

Arben Llalla: Greqia po provokon në kohën e koronavirusit, në Himarë vendoset kryqi grek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –

07:42 | 06/06/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

07:35 | 06/06/2026
A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026
  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 Qershor 2026

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com