Presidenti Ilir Meta pasditen e kësaj të diele ka publikuar një foto jo fortë të zakontë, nga se jemi mësuar ta shohim. Ai ka shkuar te berberi i tij, Deti, për tu qethur. Ka qenë vetë presidenti ai i cili në llogarinë e tij në “Facebook”, ka publikuar një foto teksa është duke u qethur. Krah fotos presidenti shkruan: “Gati për një javë të re, bashkë me miq të rinj”, shkruan ai.
Kujtojmë se më 24 korrik, pra këtë javë, Ilir Meta do të lërë postin e presidentit të Republikës së Shqipërisë. Dhe me këto foto që publikon çdo ditë foto, përmes të cilave tregon se vazhdon rutinën e tij dhe nuk e shqetëson mbarimi i mandatit.