Lëvizja Vetëvendosje: Rama po e fal detin duke pranuar diktatin grabitqar të Micotaqisit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lëvizja Vetëvendosje: Rama po e fal detin duke pranuar diktatin grabitqar të Micotaqisit

14:57 | 04/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Lëvizja Vetevendosje Tiranë ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama ku u shpreh se Greqia është në drejtën e vetë që të zgjerohet me 12 milje në det, sipas konventës ndërkombëtare të detit.

Përmes një postimi në Facebook, Lëvizja Vetevendosje deklaron se ulja në negociata pa kundërshtuar një herë zyrtarisht diktatin grabitqar të qeverisë Micotaqis, është mënyra se si qeveria Rama garanton humbjen e territorit shqiptar.

Gjithashtu Vetëvendosja shkruan se “Nëse qeveria Rama vazhdon të bëjë avokatin mbrojtës së qeverisë Micotaqis, dhe nëse nuk kundërshton zyrtarisht diktatin grabitqar, atëherë vetë mosveprimi i qeverisë thërret për veprim qytetar, edhe me protesta”!

Read more

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Deklarata e plotë

Rama po e fal detin duke pranuar diktatin grabitqar të Micotaqisit

Nuk është e vërtetë që Greqia ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje detare (md) në Detin Jon. Ministri i Jashtëm grek ka njoftuar një vizitë në Shqipëri për këtë çështje, pikërisht ngaqë ai e di se nuk e ka këtë drejtë. Synimi i Qeverisë Micotaqis është që qeveria Rama të mos e kundërshtojë zyrtarisht këtë zgjerim të Greqisë në kurriz të territorit detar shqiptar. Mirëpo, është bërë e qartë se qeveria Rama jo vetëm që nuk synon ta kundërshtojë, por edhe po bën avokatin mbrojtës të diktatit grabitqar të Greqisë ndaj territorit detar shqiptar.

Ndryshe nga qeveria e vitit 2009, qeveria Rama nuk ka nevojë madje as të nënshkruajë marrëveshje për ta falur detin e Shqipërisë. Nëse Greqia miraton dekretin për zgjerim me 12md në Detin Jon, atëherë, në mungesë të një kundërshtimi zyrtar nga ana e Shqipërisë, falja e detit bëhet fakt i kryer. Çdo negociatë që do të vazhdonte mes Shqipërisë dhe Greqisë, pa e kontestuar menjëherë dhe zyrtarisht diktatin grabitqar grek, do të niste duke e pranuar këtë diktat.

Nuk mund të bëhet asnjë paralelizëm i logjikshëm midis depozitimit që Shqipëria ka bërë në vitin 1990 në OKB, kur zvogëloi ujërat e saj territoriale nga 15md në 12md, dhe zgjerimit që kërkon të bëjë tani Greqia pas shumë dekadash, nga 6md në 12md. Dheu kontinental i Shqipërisë ka përparësi ndaj dheut ishullor të Greqisë në Detin Jon në përcaktimin e hapësirave përkatëse detare. Ulja në negociata, nëse vjen pas diktatit dhe pa e kundërshtuar atë sot, do të niset prej barazimit të padrejtë të dheut ishullor grek me dheun kontinental shqiptar në efektet që marrin për ujërat territoriale, hapësirën ajrore, shelfin kontinental dhe zonën ekskluzive ekonomike që i takon Shqipërisë. Këtë e kanë sqaruar me profesionalizëm në mbi 11 vite, dhe vazhdojnë ta sqarojnë shumë ekspertë shqiptarë, bazuar mbi ligjin ndërkombëtar dhe aplikimin e tij. Ulja në negociata pa kundërshtuar një herë zyrtarisht diktatin grabitqar të qeverisë Micotaqis, është mënyra se si qeveria Rama garanton humbjen e territorit shqiptar.

Si mund ta kundërshtojë Shqipëria diktatin grabitqar? Së pari, në nivel politik bilateral, nevojitet menjëherë një notë proteste nga qeveria Rama drejtuar Qeverisë Micotaqis për deklaratat publike të dhëna nga kjo e fundit për zgjerim me 12md në Detin Jon. Së dyti, nësë qeveria Micotaqis nuk e merr parasysh notën e protestës dhe miraton dekretin për zgjerim me 12md, atëherë Shqipëria duhet aty për aty të depozitojë një denoncim pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të OKB-së në kundërshtim të këtij diktati grabitqar. Së treti, Qeveria e Shqipërisë duhet ta ftojë Qeverinë e Greqisë për ta trajtuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Së katërti, nësë Greqia refuzon të pranojë që çështja të shqyrtohet në GJND, atëherë Shqipëria duhet të thirret në Aneksin 5 të Konventës mbi të Drejtën e Detit duke e çuar Greqinë me detyrim në Arbitrazh, ashtu siç ka vepruar shteti “Timor Leste” (Timuri Lindor) ndaj Australisë në vitin 2016.

Duhet patur parasysh që Australia, ashtu siç ka vepruar Greqia në vitin 2015, kishte depozituar në OKB zyrtarisht rezervën për të mos njohur detyrimin për t’u paraqitur në një forum gjyqësor ndërkombëtar kundër vullnetin të saj për çëshje që lidhen me delimitimin detar. Mirëpo, kjo rezervë e Australisë nuk piu ujë ndaj ankesës që bëri Timuri Lindor ndaj saj në vitin 2016, m.q.s të dy shtetet ishin palë të Konventës mbi të Drejtën e Detit dhe Gjykata e Arbitrazhit e shqyrtoi rastin pavarësisht pretendimit të Australisë se nuk ishte në kompetencën e kësaj gjykate. Rasti i Timurit Lindor kundër Australisë përbën një çarje në traditën e gjykatave ndërkombëtare që trajtojnë delimitimin e territoreve detare, duke i dhënë mundësinë edhe një shteti të vogël si Timuri Lindor që ka fituar pavarësinë në vitin 2002, me një sipërfaqe prej 15.000 km2, me një popullsi me 1.2 milionë banorë dhe me Produktin e Brendshëm Bruto sa gjysma e Shqipërisë, të përballet ndërkombëtarisht me fakte dhe argumente dhe t’i mbrojë të drejtat karshi një shteti të fuqishëm si Australia.

Shqiptarët nuk mund të lejojnë që një tjetër qeveri sërish të tentojë të falë detin. Shqipëria nuk i ka asnjë borxh Greqisë, e cila as nuk e ka njohur gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë, vazhdon të mbajë në fuqi ligjin e luftës, nuk e njeh pakicën kombëtare shqiptare që është autoktone në Greqi, nuk e mbron trashëgiminë kulturore arvanitase në Greqi, dhe nuk hap shkolla shqipe në bazë të konventave evropiane. Marrëdhëniet shtetërore të padrejta e të pabarabarta, që synojnë ta vënë Shqipërinë përfund Greqisë, nuk i shërbejnë mirëmbajtjes së fqinjësisë mes dy popujve tanë. Ne bëjmë thirrje për trajtim të barabartë, që të mos helmohen edhe më tej prej politikave hegjemonizuese marrëdhëniet mes njerëzve. Në rastin e Detit Jon, mosveprimi dhe moskundërshtimi i qeverisë Rama ndaj diktatit grabitqar të Micotaqisit për zgjerim me 12 milje, është falje e detit të Shqipërisë. Nëse qeveria Rama vazhdon të bëjë avokatin mbrojtës së qeverisë Micotaqis, dhe nëse nuk kundërshton zyrtarisht diktatin grabitqar, atëherë vetë mosveprimi i qeverisë thërret për veprim qytetar, edhe me protesta!

Tiranë, 4 shtator 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Etiketa: Greqialevizja vetevendosjeministri i jashtem grekOKBqeveria Rama

Të Lidhura

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Para

Bie propaganda rilindase/ Nëna e re mesazh Ramës: Foton ma nxore por çekun e bebes nuk e mora

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com