Letra e Llambro Xhavellas drejtuar Ali Pashë Tepelenës në 1792: “Tradhtar, kusar, do të hakmerrem!” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra e Llambro Xhavellas drejtuar Ali Pashë Tepelenës në 1792: “Tradhtar, kusar, do të hakmerrem!”

12:40 | 16/10/2017
në Uncategorized
0

Në librin “Voyage en Grèce, fait dans les années 1803 et 1804, par J. L. S. Bartholdy”, gjejmë një kapitull, që detajon luftën e ndërmarrë nga Ali Pashë Tepelena kundra suljotëve gjatë vitit 1792, me titull “Guerre d’Ali-Pacha contre les Souliotes”.

Në fakt, autori i këtij libri është mbështetur në veprën “A Survey of the Turkish Empire” të anglezit William Eton. Autori nuk ka folur vetë, por ka sjellë rrëfimin e një personi tjetër, që tregon se në vitin 1792, i gjendur në shërbim të Francës, në rolin e përkthyesit, u dërgua nga konsulli francez pranë Ali Pashës, në kryeqytetin e Epirit, Janinë.

Në vijim, do të gjeni rrëfimin e plotë, në lidhje me shkëmbimet ndërmjet Llambro Xhavellas dhe Ali Pashë Tepelenës, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nga Aurenc Bebja*

…Dy ditë pasi vendosi kampin e tij ushtarak në fushat e Sulit, ai urdhëroi që të sillnin para tij kapiten Xhavellan (i zënë rob), dhe jo vetëm që i ofroi atij lirinë, por madje i propozoi që ta bënte atë “buluk-bash” të krahinës, vetëm nëse do të ndihmonte Ali Pashën që të bëhej zot i malit. Xhavella u përgjigj se, për sa kohë që ai ishte i lirë, ai ishte i gatshëm të shkonte në mal dhe të bindte mbështetësit e tij, domethënë gjysmën banorëve, që t’i nënshtrohen dhe të marrin armët kundër Bogias (Boçari); në këtë mënyrë, ai mund të fuste trupat e pashait në Tripë, ndërsa pala e kundërt do të ishte e lumtur të qëndronte në paqe pa luftuar. Pikërisht për këtë, Pashai e pyeti se çfarë garancie mund ti jepte atij në lidhje me mbajtjen e premtimit të tij :

“Djalin tim të vetëm, dymbëdhjetë vjeç – u përgjigj Xhavella – që unë do të të jap si peng, i cili është më i rëndësishëm sesa jeta ime, dhe që ti mund ta dënosh, nëse unë të mashtroj.”

Si rezultat, Xhavella e thirri të birin që të zbriste nga mali, por sapo u ngjit vetë në mal, i shkroi Pashait letrën në vijim:

“Ali Pasha, unë gëzohem që mashtrova një tradhtar. Tani jam këtu për të mbrojtur vendin tim kundër një kusari. Djali im do të vdesë; por para se të shuhem, do të hakmerrem për të. Do të trajtohem si një baba i pashpirt, sepse  kam sakrifikuar birin tim për sigurinë time personale; por unë mund t’i përgjigjem kësaj, se nëse ti do të ngjiteshe në mal, ai do të vdiste gjithsesi me të gjithë pjesën tjetër të familjes sime, dhe se nuk do të kisha qenë më këtu për të marrë hakun e tij. Nëse fitojmë, mund të kem fëmijë të tjerë; gruaja ime është ende e re, por nëse djali im, që është i ri, nuk di të vdesë i lumtur për të mirën e vendit të tij, atëherë ai nuk meriton që të jetojë, dhe as që ta pranoi atë për djalin tim. Eja, pra, tradhtar! Po vloj të hakmerrem, dhe jam armiku yt i papajtueshëm.”

Kapiten Xhavella

Pashai, pavarësisht tërbimit të tij, nuk e gjykoi të domosdoshme që të digjte Xhavellën e ri, dhe e dërgoi atë në Janinë, pranë djalit të tij, Veli Pashës, i cili qeversite gjatë mungesës së tij. Unë kam qenë me të, kur i dërgoi atij këtë fëmijë; ai u përgjigj të gjitha pyetjeve që i bënë, me një lloj shpirti dhe guximi, që ngjalli admirim tek të gjithë. Veli Pasha i tha atij se priste urdhërin e babait të tij për ta pjekur në hell. “Unë nuk kam frikë prej teje” – iu përgjigj fëmija ; “Babai im do të bëjë të njëjtën gjë me babanë apo me vëllanë tënd, nëse ai do të mund t’i zërë robër.” Atë e hodhën në një birucë, me bukë dhe ujë.

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit :https://www.darsiani.com/la-gazette/letra-e-llambro-xhavellas-drejtuar-ali-pashe-tepelenes-ne-1792-tradhtar-kusar-do-te-hakmerrem/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Etiketa: Aurenc Bebjababa i pashpirtGuerre d’Ali-Pacha contre les SoulioteskusarLlambro Xhavellasuliotëttradhtar

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Braçe-Bashës: Ju shërben oligarkëve, s’po mbron të vegjlit

Braçe-Bashës: Ju shërben oligarkëve, s’po mbron të vegjlit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com