Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Lëreni, do të kujdesem unë ta ndriçoj Teatrin”…tha Hëna

Nga Media 0

Nga Elma Doresi

“Lëreni “-tha Hëna.
“Do të kujdesem unë ta ndriçoj Teatrin”.

“Ja kanë hequr dritat prej kohësh, e lënë qëllimisht ashtu që kalimtarëve tu shpifet, t’u duket një godinë e rrënuar, e vjetër, demode dhe kështu një ditë të thonë: “akoma nuk e shëmbën këtë vjetërsinë”, – më tha dikush përpara disa ditëve.

“Ata nuk e kuptojnë që nuk do të kemi më një Teatër Kombëtar, por edhe nëse do të bëhet një ditë kjo do të ndodh pas 5, 6, 7 apo 8 vitesh kur pjesa më e madhe prej nesh ose do të jenë lodhur, ose…”- më tha një tjetër.

Sa turp. Na ndriçove për vite me rradhë dhe ne ta shpërblyem në formën më të shëmtuar, duke të të hequr dritën të cilën ti për vite me rradhe nuk na e kurseve ne.
E vetmja që nuk të braktisi është Hëna.
Ajo nuk braktis kurrë.
Më kujtohet një fëmijë që u largua dikur nga vëndi i saj nga lufta. Fjalia që më mbeti në mëndje ishte: “Nuk shikonim asgjë sepse ishte errësirë, ne ecnim drejt rrugës së Hënës”.
Ata shpëtuan.
Uroj të kesh dhe ti të njëjtin fat si ata.

Ps: Trishtim i bukur i këtij mëngjesi sot kjo foto realizuar nga Suela Bako.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej