Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

“Leiçestermania”

Nga 27-shi 0

Rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme, në “Stamford Bridge”, Eden Hazard ka shënuar për Çelsin dhe për Leiçesterin e Klaudio Ranierit ka përfunduar stresi. Skuadra e vogël angleze ka bërë mrekullinë, duke u shpallur kampione në Premier League, një nga kampionatet më të forta të botës. Dhe tashmë ka shpërthyer “Leiçestermania”, madje kudo ku shihet futboll. Pikërisht kjo ishte një nga skuadrat më pak të kuotuara në fillim të sezonit për titullin e madh dhe ngaqë askush nuk ka besuar ka thënë edhe ndonjë fjalë më shumë. Geri Lineker ka premtuar se nëse “dhelprat” do të kurorzoheshin, ai do ta fillonte emisionin e tij “Match of the day” i veshur vetëm me të mbathura dhe që mbrëmë kanë filluar t’ia kërkojnë një gjë të tillë.

4

Ndërkohë që protagonistët, pikërisht ata që kanë bërë një kampionat të pabesueshëm, aq sa bënë tifozë në të gjithë botën, e festuan arritjen e tyre në mënyra të ndryshme. Futbollistët janë mbledhur tek shtëpia e goleadorit të ekipit, Xhemi Vardi, i cili u shpall edhe futbollisti më i mirë i Leiçester, ndërsa tifozët përpara saj, por edhe në të gjitha sheshet dhe pub-et e qytetit. Ndërsa Klaudio Ranieri, për të ruajtur veten nga emocionet e tepërta, ka thënë se nuk do ta ndiqte fare takimin Çelsi – Totenhem, por pikërisht në atë orë do të darkonte me nënën e tij. Ndoshta nuk ka ndodhur tamam kështu, ndërsa gazetat më të mëdha angleze, për nder të tij ishin hapur me tituj të ngjashëm: “Mamma mia”.

3

Ky në foton e mësipërme është një sportist i mrekullueshëm. Quhet Mark Selbi dhe pikërisht mbrëmë u shpall Kampion Bote në snooker (një lloj biliardo klasi). Selbi ka mundur pas një ndeshje maratonë kinezin Ding Junhui 18-14 me sete, por megjithë këtë finale sfilitëse tregoi se është edhe një tifoz i Leiçester, duke shpalosur flamurin e skaudrës së çudirave.

 

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej