Ata do të jenë shokë skuadre në kombëtare por jo më te Juventusi.
Fjala është për legjendarin e portës së Juventusit Gianluigi Buffon dhe për ish mbrojtësin e bardhezinjve Leonardo Bonucci.
“Shok i skuadrës dhe i udhëtimit. Kemi përshkuar shumë rrugë bashkë. Një rrugë fitoresh. Të uroj gjithë të mirat. Do më mungosh…”, ka shkruar Buffon.
Leonardo Bonucci u transferua dje te Milani duke lënë të zemëruar jo pak tifozë të Zonjës së vjetër.