Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Lega reagon sërish për paketën antishpifje: Rrezikohet hapja e negociatave

Nga Media 0

Eurodeputeti David Lega ka reaguar sërish kundër paketës antishpifje që qeveria kërkon të miratojë ditën e sotme në Parlament.

Përmes dy postimeve të njëpasnjëshme në “Twitter”, Lega ka deklaruar se nëse ky projektligj kalon, atëherë hapja e negociatave për Shqipërinë do të rrezikohet.

“Nëse administrata Rama miraton projektligjin e medias në seancën plenare në formën e saj aktuale, ajo do të rrezikojë seriozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ata duhet të zbatojnë rekomandimet e lëshuara nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës”, tha David Lega.

“Parlamenti Evropian beson fuqimisht në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të plotësojë kriterin e Kopenhagen, që është standardi bazë dhe minimumi për një vend kandidat”, ka deklaruar David Lega.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej