“Le Courrier des Balkans”: Përplasje të forta në Shqipëri për të penguar shkatërrimin e teatrit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Le Courrier des Balkans”: Përplasje të forta në Shqipëri për të penguar shkatërrimin e teatrit

16:13 | 26/07/2019
në Kryesore
0

Le Courrier des Balkans, i ka kushtuar një artikull përplasjeve të forta që po ndodhin në Tiranë, lidhur me Teatrin Kombëtar.

“Përplasje të forta në Tiranë, në përpjekje për të ndaluar shkatërrimin e teatrit kombëtar. Regjistrohen përballje mes protetuesve që kërkojnë të pengohet shembja e godinës historike dhe forcave të policisë”, shkruan Le Courrier des Balkans.

Artikulli i plotë

Read more

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –

Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

Në agimin e së mërkurës së 24 korrikut, qindra policë rrethuan Teatrin Kombëtar, me synimin për të garantuar punimet e shembjes së godinës. Përballë tyre u rreshtuan militantë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, të cilët, edhe me mbështetjen e përfaqësuesve të opozitës e penguan ngritjen e kantierit për fillimin e punimeve. Si pasojë e përplasjeve të dhunshme, pati shumë të lënduar, por në përfundim të ditës, policia u detyrua të tërhiqej.
Prej shkurtit të 2018-s, përfaqësues të shoqërisë civile, intelektualë dhe artistë janë mobilizuar kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, i konsideruar si një nga lulet e ndritshme të pasurisë historike e kulturore të Tiranës. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, që të dy të Partisë Socialiste, këmbëngulin se do të vijojnë me projektin, duke deklamuar se nuk do të tërhiqen përballë një “minoriteti” kundërshtarësh.
Nëse punimet do të nisin me të vërtetë, Fusha sh.p.k, firma që ka fituar kontratën PPP të Teatrit, do të merrte një truall publik, përfitimi prej të cilit llogaritet në 150 milionë euro, kurse në këmbim, ndërtimi i Teatrit të ri llogaritet të kushtojë vetëm 30 milionë euro.
Për ta legjitimuar këtë projekt, qeveria e Edi Ramës zgjodhi mënyrën e miratimit të një Ligji Special, i cili bie ndesh me shume nene të kushtetutës. Presidenti Ilir Meta e ka kontestuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese, por tashmë prej një viti, kjo gjykatë nuk është më në funksionim. Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger, në vizitë dje në Tiranë, u kërkoi të dyja palëve që të mos vepronin, por të prisnin verdiktin që do të merrte Gjykata.
Skandali i Teatrit Kombëtar nuk është thjesht një konflikt lokal. Ai është shndërruar në një skandal madhor, që simbolizon krizën aktuale politike në vend. Shefi i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh të mërkurën se kantieri që kërkohej të ngrihej s’ishte gjë tjetër veçse një aferë e pastrimit të parave. Në fakt, firma Fusha sh.p.k i përket një familjeje të lidhur me një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, celulat e të cilit u çmontuan nga policia në Spanjë, në vitin 2018.

Etiketa: "Le Courrier des Balkans"Presidenti Ilir MetaShqiperiTeatri KombëtarTirane

Të Lidhura

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –

nga 27
15:51 | 06/04/2026
0

Një i mitur është aksidentuar dje në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, teksa ndodhet...

Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

nga 27
15:36 | 06/04/2026
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, është zhvilluar në një atmosferë...

Vlorë, 78-vjeçari gjendet pa shenja jete në përrua –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

nga 27
15:15 | 06/04/2026
0

Dy gra i kanë dhënë fund jetës këtë të hënë në Vlorë, duke u hedhur nga lartësia. Policia sqaron se...

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

nga 27
14:27 | 06/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dy ditë më parë në Itali ku trupi i pajetë i një burri është...

Para
Haradinaj kthehet nga Haga, ja mesazhi i parë sapo zbret nga avioni

Haradinaj kthehet nga Haga, ja mesazhi i parë sapo zbret nga avioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –

15:51 | 06/04/2026
Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

15:36 | 06/04/2026
Vlorë, 78-vjeçari gjendet pa shenja jete në përrua –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

15:15 | 06/04/2026
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –

14:27 | 06/04/2026
E vështirë për t’u përballuar –

E vështirë për t’u përballuar –

13:54 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –
  • Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –
  • Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –
  • Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit –
  • E vështirë për t’u përballuar –
  • Vendoset edhe një tra i ri për shqiptarët, brenda muajit Tuneli i Llogorasë do bëhet me pagesë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja –
  • Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com