Lamtumirë “isha”! BE dhe Amerika njohin opozitën e re parlamentare. – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lamtumirë “isha”! BE dhe Amerika njohin opozitën e re parlamentare.

16:12 | 19/04/2019
në Kryesore
0

Nga Frrok Çupi

Është një send i kotë të rrokonisesh me lajme mbi “Bashën”, mbi “Monikën”, mbi “Gridën” e “Salijanin”. Edhe kur Salijanji qëlloi me grushte deputetin e ri Gjoni, dora i shkoi huq, sepse ishte i vetëm, i frikësuar, i kotë, i lënë… Jashtë parlamentit politikani është “njëshi zero e fyell, njëshi send i kotë”- do të shkruante poeti Majakovski. Kur je jashtë parlamentit “edhe rëndësi po pate, as drurin e thjeshtë pesë pëllëmbë s’e ngre dot”, do të shkruante më tej vetë poeti.

Tani ata nuk janë më, jo se nuk janë në këtë botë, por janë gjallesa pa vlerë politike. Pse merren me ta nëpër lajme që nga mëngjesi deri në mbrëmje? Çuditem me disa media injorante e pa vlerë. Kur nuk përfaqëson më shumë se veten, je vetëm “një” si njëshi i Majakovskit, “një zero e fyell, një si send i kotë”. Ata ishin përfaqësues të demokracisë, por tani nuk janë më. Tani janë “isha”. Ikën, ikën si zogjtë shtegtarë që kërkojnë brigje, fole, vise të fshehta dhe pa kthim pas.

Read more

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Tani në vend të tyre kanë ardhur të rinj. Kombi është fole më e madhe se foleja e zogjve shtegtarë, dhe kombi nxjerr pa pushim përfaqësues të rinj, mendarë të rinj, gojëtarë  dhe ligjtarë të vlefshëm. Nuk është dashur më shumë se 40 ditë kohë që qytetërimi perëndimor të njohë “mendarët dhe ligjtarët” e rinj të Shqipërisë. Parlamenti po plotësohet ditë pas dite, ndërsa “shtegtarët” vijnë rrotull.

Në sulmin e fundit të dhunshëm që kryen “ishat” kundër mureve të Parlamentit dhe kundër paqes qytetare, asnjë sinjal nuk ra përdhe. Ata pritën të flasë Amerika ose Europa, madje pritën të thonë si më parë se “dënojmë dhunën”, por ata hiç. “Bëni çfarë të doni, isha!”… Këtu “ishat” pushuan edhe dhunën, nuk kanë dalë  dje sipas radhës në dhunë. Po të kishin thënë gjë BE dhe Europa kundër tyre, atëherë do të dukej sikur “ishat” ekzistojnë përsëri për botën politike… Por heshtje, ata nuk janë më.

I dërguari i Këshillit të Europës në Tiranë, Luiggi Soreca, deklaroi se Europa po pret që “opozita e re parlamentare të hyjë në zgjedhjet e 30 qershorit”

Opozita e re Parlamentare është strukturuar, ka zgjedhur edhe dy kryetarët e dy grupeve parlamentare: PD dhe LSI. Tani jo vetëm emra si “Monika” e “Luli” janë kthyer në “isha”; por edhe klikat e tyre nuk janë më: PD dhe LSI e tyre quhen “isha”, dmth., tani kemi PD dhe “ish PD”; ose “LSI dhe “ish LSI”.

Kryetarja e grupit të PD, zonja Rudina Hajdari, ka deklaruar dje në Parlament se do të marrin pjesë në zgjedhje, vendi nga ku ka rebeluar “ish- PD”. Ndërsa sot kryetarja e Grupit të PD- së së gjallë, deklaroi se “grupi i krijuar është tërësisht në përputhje me rregulloren e Kuvendit, ligjet dhe Kushtetutën e Shqipërisë”. Të ikurit janë plotësisht jashtë Kushtetutës, veçse si individë të lirë, asgjë më shumë. Zonja Hajdari thotë se “bashkë me Myslim Murrizin vijojnë të jenë pjesë e grupit Parlamentar të PD-së, i cili u shkri kur PD vendosi të lërë mandatet”. Njësoj si në pranverë, kur “u shkri bora majave”, a mund të thuash më se “mali ka borë”.

Kështu ndodhi në këtë dimër duke pritur pranverën: Zogjtë fluturuan nga foletë dhe bora shkriu majave. Ata janë “isha”, mund të na lënë të shijojmë stinën e paqes me veten tonë të gjallë.

/veritas.com/

Etiketa: AmerikaBEFrrok Çupiopozita e re parlamentare

Të Lidhura

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

nga 27
10:00 | 05/06/2026
0

Gazeta ekonomike ndërkombëtare, Financial Times i ka bërë jehonë protestave në vend. Gazeta shkruan se, projekti turistik luksoz prej 4...

Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

nga 27
09:48 | 05/06/2026
0

Një person është plagosur me thikë në Sarandë në rrethana të paqarta. Albert Çobani 51 vjeç, është sjellë i plagosur...

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

nga 27
09:22 | 05/06/2026
0

Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes së dheut...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
09:06 | 05/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Para
Kur mbarojnë fjalët, nis muzika! 20 vjet të Festivalit Operistik “Marie Kraja”

Kur mbarojnë fjalët, nis muzika! 20 vjet të Festivalit Operistik “Marie Kraja”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

10:00 | 05/06/2026
Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

09:48 | 05/06/2026
Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

09:22 | 05/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

09:06 | 05/06/2026
Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

08:46 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –
  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –
  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –
  • Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
  • Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –
  • Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës (Emtri) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com