Diskutime të shumta kanë lindur pasi Maqedonia propozoi emrin “Republika Ilindenase e Maqedonisë”. Sipas zyrtarëve maqedonas “Ilindeni” ka të bëjë me emrin e kryengritjes shqiptaro-maqedonase kundër perandorisë osmane.
Por historiani Arben LLalla e kundërshton këtë variant. Ai thotë se në kryengritjen e Ilindenit nuk ka shqiptarë që kanë luftuar për komb. Lalla thekson se “Ilindeni” është një emër i hidhur për popullsinë shqiptare, pasi në vitin 1903 kryengritësit maqedonas nën këtë emër masakruan shqiptarët.
Ai shprehet:
“Pitoguli është vlleh me ndërgjegjie bullagre. Hisorianët maqedonas thonë që kemi heronjtë tanë, por në historiografinë shqiptare nuk përmendet “Ilindieni” që shqiptarët të kenë qenë aty. Ka pasar shqiptarë që kanë bërë tregti armësh, siç ka pasar serb që kanë bërë tregti me UÇK-në. Shqiptarët e Kosturit dhe Follorinës dhe fshatrave të Korçës bashkëpunuam me grekët dhe turqit kundër bullgarëve, në 1903. Është quajtur lufta për territoriet e Maqedonisë dhe ka vazhduar deri në 1908, me prerje kokash me kanibalizëm. Duhet ta themi historinë, nuk bëhet historia vetëm me librat sllavë që kanë mësuar profesorët e këtushëm. Nuk ka në kryengritjen e Ilindenit shqiptarë që kanë luftuar për komb, nuk ka pasur nocion kombi të shqiptarëve “Ilindeni”.