Dje, është zhvilluar derby i Europës mes Librazhdit dhe Bashkimit Europian. Sipas kapitenit të skuadrës shqiptare, Taulant Balla ndeshja ka dalë në barazim. Vetë kryetari i grupit parlamentar të PS-së shkruajti: “Photo of the Day: Librazhdi-BE, ndeshja përfundoi barazim”.
Ajo që ra në sy në këtë ndeshje, ishte fakti që Librazhdi luajti me fanellën e dytë, atë të gjelbër, sepse ajo e para dihet që prej disa vitesh është bërë mavi, sipas stilimit të vetë sulmuesit Taulant Balla.