Një dokument sekret i bërë publik nga mediat maqedonase ka nxjerrë detaje, të cilat janë fshehur nga qeveria shqiptare në lidhje me çeljen e negociatave. Megjithëse KiE ka dhënë një rekomandim pozitiv, duket se Shqipëria është shumë larg negociatave.
Dokumenti i bërë publik nga agjencia maqedonase Maxfax, tregon se si ka mashtruar qeveria e drejtuar nga Edi Rama. Dokumenti, ku flitet edhe për Maqedoninë tregon që vendi ynë nuk i ka plotësuar kushtet.
“Që nga viti 2014 Shqipërisë i janë kërkuar reforma, por është bërë shumë pak. Vetting-u sapo ka nisur dhe ende nuk ka dhënë rezultate. Korrupsioni është një problem i madh për Shqipërinë, sidomos në radhët e policisë është problem shqetësues. Këtu është e lartë dhe ndërhyrja politike.
Goditja kundë krimit të organizuar është shumë e dobët dhe asnjë prej zyrtarëve të lartë nuk është vënë para përgjegjësisë për akuzat e bëra.”, thuhet në dokumentin e publikuar.
Sipas këtij dokumenti, Shqipëria në tërësi nuk i ka plotësuar kushtet, kështu që dhe hapja e negociatave është e parakohshme.