“Lajm i fundit. Hajde shpejt. Vrasje në Shkodër” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Lajm i fundit. Hajde shpejt. Vrasje në Shkodër”

20:24 | 31/03/2019
në Kryesore, Shqiperi
0
“Atentat… Vrasje… Viktima… Zhdukje… Palermo… Makinë e djegur…”
Nga Besard Jacaj

Po bëhet një mot që drejt Shkodrës nuk udhëtojnë më gazetarë kulture për të bërë reportazhe për biçikletat, por kolegë kronike që shkojnë për të parë provat në qytetin e kthyer tashmë shpesh në vendngjarje. Në “Scutarin” e ahengut (të dy terma që vërtetojnë lashtësinë e saj) krismat e armëve po dëgjohen më shpesh se jaret e pazëvendësueshme të shpirtit qytetar.

Një vit po bëhet që kur “tuj shetit në mal e në kodër”, lulebora, nuk është më në kopshtin më të bukur në Shkodër, sepse u vyshk duke parë se ç’po ndodh në lagjet e vjetra me banesa karakteristike e me njerëzit që nga mungesa e qetësisë nuk flejnë më në zheg.

Në gjithë këtë situatë, gjëja me e parëndësishme është çorba e institucioneve me gishtin e ngritur të përgjegjësisë (zakon shqiptari) që drejtohet nga kushdo që del përpara, duke harruar se secili kur akuzon, katër të tjerët i ka nga vetja.

Në një vend ku rrisim fëmijët me shprehjet: “i forti ka gjithmonë të drejtë”, “s’të vret kush kot”, “plumbi del me plumb”, e ku adoleshentët njohin çdo lloj modeli arme, por s’të thonë dot një titull libri, shpresa e vetme mbetet ai lart, (jo kryeministri), Zoti!

Read more

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

O Zot, ti e di më mirë se ne ku ka mirë bëjmë keq, e ku ka keq e bëjmë më keq prandaj vër dorë.
Ndërroji edhe ti “drejtuesit e tu të policisë” që të rikthejnë sigurinë jo vetëm tek shkodranët, por tek të gjitha qytetet ku krimi rritet më shpejt se lulet.

Na fal nëse shprehjen “me kenë shkodran, t’tana i ban”, e kemi kapur mbrapsht dhe kemi bërë ato që s’duhen bërë. Riktheji dramat aty ku kanë vendin, në teatrin përballë ish-5 heronjve që prapë na krenon, dhe jo të gjithë qytetin në dramë.

Riktheji prapë bisedat mes shkodranësh për numër shfaqjesh, e jo për numër viktimash.
Derisa ti t’i realizosh këto, lutem të mos ma ndërpresë prapë kafen telefonata nga redaksia: “Lajm i fundit. Hajde shpejt. Vrasje në Shkodër”.

Etiketa: “Lajm i fundit. Hajde shpejt. Vrasje në Shkodër”atentatBesard Jacajlajm i funditmakinë e djegurPalermoShkoderviktimavrasjezhdukje

Të Lidhura

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

nga 27
18:30 | 05/06/2026
0

Rama: “E thashë edhe atë ditë: ‘Kush do të flasë?’, thatë: ‘Jo ne nuk negociojmë’. Jam unë i pari që nuk...

Para
Çiljetës i fusin frikën alienët e Levanit të Fierit

Çiljetës i fusin frikën alienët e Levanit të Fierit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026
Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

18:24 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!
  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com