Një 25-vjeçar nga Laçi është arrestuar nga policia e kryeqytetit për prodhim dhe shitje drogërash të forta.
Të riut i janë skuestruar 22 doza lënde narkotike e llojit kokainë, 3 aparate celularë dhe një automjet.
Diklen Vata, 25 vjeç, banues në Laç kishte fshehur në çorape një mbështjellëse me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.
Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me kokainë.