Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ky Muri i Turmës!

Nga Media 0

Nga Majlinda Bregu

Asnjë pikëtakimi nuk ka mes historisë së Musine Kokalarit, asaj të Ermira Arapit, gruas që nuk u varros nga familja, sepse kishte një lidhje jashtëmartesore dhe pamjeve që më vijnë në kokë të filmit “Malena”, ku Malena (Monica Bellucci) masakrohet në mes të qytezes nga gratë që e kishin urryer, po aq sa burrat e tyre e kishin dëshiruar.

Skenat e zbardhura të shkuljes së flokëve e poshtërimit të Musine Kokalarit pas gjyqit në 1946, sot më ngjajnë edhe më rrënqethëse, sesa kur kam dëgjuar historinë e saj. Sepse, sot më vijnë edhe me idhësinë e rrengut të vetem që i bën këto ngjarje të përballueshme për t’u dëgjuar; Koha!

Ky është i vetmi rreng që më lejon të mendoj se antikomunizmi nuk ishte vetëm vdekja e paralajmëruar për këdo që guxonte, por mendja e lirë ishte dhe është një mallkim i shumëfishtë për gratë.

Se çfarë ndjesie braktisjeje, poshtërimi, vdekjeje duhet t’ia ketë përshkuar kafkën tej për tej asaj gruaje, teksa një turmë e godiste e ndezur nga urrejtja se Musineja nuk ishte si ata, një Zot e di!

Sikur të mos ishte për këtë rreng të kohës, do të më dukej se sot nuk ka asnjë ngjashmëri mes fatit të Musine Kokalarit dhe një gruaje të re që vdes sot dhe familjarët nuk pranojnë ta shtinë në dhe.

Sado të mos dua ta shoh është një fill i padukshëm që lidh fatin e grave, pavarësisht rrethanave, tundimit, vendimit, historisë.

Është turma dhe ndëshkimi që mbajme gati për atë që kundërshton!
Nuk di të ketë tjetër reagim që e bashkon turmën më shumë se sa të përcaktojë fatin e një gruaje që kundërshton dhe vendos vetë.

Lexojeni Musine Kokalarin! Kush të mundë. Lexojeni jo aq për të gjetur frymëzim, por për të shmangur atë vetëkënaqësi hipokrite, kur flasim për gratë sot. Kultura e dhunimit të grave i ka mbijetuar çdo ideologjie e kohe.

Dhe qajeni atë grua të re! 29 vjeç! Grua, nënën! Qajeni se edhe nëse nuk “ju nderoi”, të paktën ju të gjalleve do t’ju ngushëllojë vaji.

Qajeni, se përdhunimi, rrahja, poshtërimi i grave dhe ndalja e lotëve për një grua që vritet, nuk ndahet në kohë!

Qajeni, se kur shqyhen, lëndohen, vriten gratë, vdekja na përqesh të gjithëve në fytyrë!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej