Shumica parlamentare ka vendosur të mblidhet sot në orën 17:00 për të shmangur protestën opozitare, por Partia Demokratike po mobilizohet që të mblidhen edhe sot.
Konferenca e Kryetarëve e mbledhur paraditën e sotme ka vendosur që seanca e kësaj të enjteje të zhvillohet sot për të evituar një përplasje të protestuesve me deputetët e mazhorancës.
Ndërkohë burime nga PD bëjnë të ditur strukturave i është dërguar një mesazh urgjent që iu bën thirrje të mobilizohen për t’u organizuar për protestë.
“Sot në orën 17 ka seancë parlamentare. Merrni masa për prani maksimale të strukturës në orën 16 e 30 para Parlamentit! Ju lutem pjesëmarrje”, thuhet në mesazh.