Kuvendi/ Gjiknuri: Arsyet pse humbi PD-ja në Dibër

Duhet të lëçisni

Në kërkim pas vendimit të Apelit të Posaçëm, Adriatik Llalla dyshohet se udhëtoi drejt vendeve të BE-së

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ku Adriatik Llalla u shpall fajtor dhe u dënoi me 2 vite burg dhe 5 vite heqje të...

Vuçiç katër kushte për t’u kthyer në dialog, Kurti e ka një kusht për ta hequr masën e targave

Sipas mediave të Beogradit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ia ka paraqitur katër kushte Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare për t’u kthyer në dialog. Ndërkohë...

Arrestimi i 36-vjeçarit shqiptar që ndihmoi biznesmenin turk të kriptomonedhave, reagon policia

Policia e shtetit ka finalizuar ditën e sotme operacionin të koduar “Gjurma”. Si rezultat në pranga është vënë 36-vjeçari Edevaldo Haxhiu për  veprat penale “Përkrahja...

Gjoba dhe ndëshkime për piraterinë e librave, Alda Bardhyli dhe Ladrim Sahitaj hapa konkretë për luftën kundër informalitetit

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut angazhohen për hapa konkretë për luftën kundër informalitetit dhe piraterisë, përmes një...

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri nga salla e Kuvendit rënditi disa nga mangësitë që sipas tij pati Partia Demokratike në zgjedhjet për kryetar bashkie në Dibër.

Koordinatori i Partisë Socialiste për qytetin e Dibrës, tha se PD-ja e mori si një eksursion elektoral fushatën në Dibër dhe se pas teorisë së Shukriut demokratët nxorrën që doktori ishte trafikant droge, pa e kuptuar që doktor Rremën e njohin të gjithë si njëri të ndershëm në Dibër.

GjiknuriKam ndjekur shumë analistë që thoshin dhe që ngrenin pyetje, madje edhe këta kur zbarkuan në Dibër, thanë; do të heqim Shukritë. U nisën nga ideja se me ngjarjen e Shukriut këta i kishin zgjedhjet në xhep. Me çeljen e fushatës, këtë kishin sloganin e tyre.

Pas disa ditësh u thanë mos u merrni me Shukriun. Dibranët dinë ta dallojnë mirë partinë nga individi. Po t’i vini re, nuk e përmendën më në ditën e tretë dhe të katërt, sepse dibranët që panë tek qeveria shqiptare që në momentin kur u publikua video-skandali, reagoi duke e shkarkuar. Në qeverisjen tuaj, kryebashkiak me skandale të ngjashme nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Ata e panë vizionin tonë.

Më vonë filluat të kërkonit ndihmë nga njerëzit e Shukriut. Kjo është histori tjetër që s’po e diskutojmë këtu. Fushatën PD-ja e kishte lexuar si një ekskursion elektoral, të rekturuar në Tiranë nga disa deputetë dhe zyrtarucë të Partisë Demokratike. Thanë po bëjmë ekskursion në Dibër.

Të gjithë kishin përgatitur spaleta për fitoren që prisnin. Madje, kryetari në detyrë Basha tha se gjeta kalin e betejës për t’u thënë dibranëve se uragani i votave që do të vijë në Tiranë, uragani i  Dibrës do të mbërrinte në Tiranë. Kjo ishte e meta tjetër e opozitës, e cila vajti në ekskursion elektoral njësoj si kolonizatorët për t’u thënë indigjenëve se në çfarë gjendje e kishte lënë Dibrën. Madje, mori një shpurë njerëzish dhe i dislokuan.

Mbasi ra teoria e Shukriut, ditën e tretë doli teoria se Doktori trafikant droge. Nuk e kuptoni që doktor Rremën, siç e thërrasin në Dibër e njihnin të gjithë si njeri të ndershëm. E dinin shumë mirë çfarë familje kishte? Si mund t’i thoshin që doktor Rremi ishte trafikant droge, kur kishte 20 e ca vite që shërbente në Dibër?

Ju e sollët Sherefedinit për shkak se kishit sherre në parti. Nuk ishit të zotë të zgjidhnit një kandidat. U tha Lulzim Basha po ua cakton nga Tirana ju të tjerët rrini urtë. Pse mo, çfarë kujtoni si janë njerëzit? Ju kujtoni se duke ua imponuar nga Tirana do të bashkonit faktorët?

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Në kërkim pas vendimit të Apelit të Posaçëm, Adriatik Llalla dyshohet se udhëtoi drejt vendeve të BE-së

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ku Adriatik Llalla u shpall fajtor dhe u dënoi me 2 vite burg dhe 5 vite heqje të...

Vuçiç katër kushte për t’u kthyer në dialog, Kurti e ka një kusht për ta hequr masën e targave

Sipas mediave të Beogradit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ia ka paraqitur katër kushte Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare për t’u kthyer në dialog. Ndërkohë...

Arrestimi i 36-vjeçarit shqiptar që ndihmoi biznesmenin turk të kriptomonedhave, reagon policia

Policia e shtetit ka finalizuar ditën e sotme operacionin të koduar “Gjurma”. Si rezultat në pranga është vënë 36-vjeçari Edevaldo Haxhiu për  veprat penale “Përkrahja...

Gjoba dhe ndëshkime për piraterinë e librave, Alda Bardhyli dhe Ladrim Sahitaj hapa konkretë për luftën kundër informalitetit

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut angazhohen për hapa konkretë për luftën kundër informalitetit dhe piraterisë, përmes një...

Bardhi kundër komisioneve online: Akt për t’i mbyllur gojën opozitës, nuk jemi për bojkot (Film)

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është deklaruar kundër propozimit të PS për komisione online në Parlament, ndërsa paralajmëroi se do të mbledhë...