Kush nuk voton, nuk bën dashuri! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush nuk voton, nuk bën dashuri!

14:45 | 05/04/2021
në Kryesore
0

Nga Edi Oga

Pas më pak se tri javësh të gjithë qytetarët shqiptarë me të drejtë vote, të drejtë që ia jep në mënyrë të patjetërsueshme ligji themeltar i shtetit, kushtetuta do të thirren për të ushtruar këtë të drejtë!

Është e drejta e gjithsecilit, që të shprehë vullnetin e tij të lirë në raport me qeverisjen qëndrore për katër vitet e ardhshme. Gjithashtu, çdokush ka të drejtë që të mos shprehet me votë, duke mos votuar. Duke lënë të tjerët të zgjedhin për veten e tyre, por edhe për atë vetë!

Read more

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Dëgjova një gjë shokuese –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Çdokush ka të drejtë të mos votojë!

A është e ligjshme kjo? – Sigurisht.

A është e moralshme? – Ha diskutim.

A është në të mirën e përgjithshme? – Jo.

Nëse një pjesë e qytetarëve nuk votojnë, rezultati që del nuk përputhet domosdoshmërisht me vullnetin konkret të padeklaruar të gjithë qytetarëve! Praktikisht, kjo ndikon edhe në zhvlerësimin e vullnetit të atyre që votojnë!

A është në të mirën e vetë atij që nuk voton? – Jo.

Thuhet rëndom se ai që nuk voton, nuk ka të drejtë të ankohet për mosrealizimet dhe padrejtësitë që kryen qeveria që del nga votimet e të tjerëve! Sidomos, kur qeveria që ka dalë nga ato zgjedhje, nuk i pëlqen. Me këtë logjikë, një qytetar që voton nuk ka të drejtë as të kërkojë më shumë punë nga një qeveri që nuk e ka votuar, edhe nëse në vetvete e preferon atë forcë politike që ka fituar!

Si mund të jetojë i qetë një qytetar pa të drejtën për t’u ankuar!

Si mund të jetojë një qytetar pa të drejtën për të kërkuar nga qeveria atë që mendon se është më e mira për të dhe familjen e tij?

Në fund të fundit, si mund të jetojë një qytetar i shkëputur nga qeverisja, e cila nuk shkëputet prej tij, sepse paguhet nga ai. Çdo qytetar kontribuon nga paratë e djersës dhe gjakut të tij për të mbajtur në këmbë shtetin dhe pushtetin. Si mund të pranojë ai që të mos ketë moral të kërkojë llogari nga një “entitet” që e financon vetë?!

Mua nuk më takon t’ju them votoni për këtë apo për atë parti politike, pasi kurrë nuk kam pasur përkatësi politike partiake, madje për fat të keq, asnjë preferencë për ndonjë program apo individ të caktuar! Unë kam votuar, sepse kam të drejtën time të votoj! Unë kam votuar që të kem “gojë” të kërkoj dhe të ankohem. Unë kam votuar, sepse nuk dua ta lë ty barrën e zgjedhjes së qeverisë që do kem për katër vite “në kurriz”. Ti mund të zgjedhësh “mirë”, por ti mund të zgjedhësh edhe “gabim”, e unë nuk dua të mbaj në ndërgjegjen time zgjedhjen tënde! Dua të mbaj në ndërgjegjen time raportin tim të pëlqimit apo mospëlqimit me qeverinë që ka dalë nga zgjedhjet që të cilat unë kam dhënë atë që më takon, aq sa më takon! Votën time!

Miqtë e mi!

Çfarëdo arsyetimi të bëjmë, na bie më mirë të shkojmë e të votojmë!

Bashkëqytetarë! Le të lëmë mendjen që në 25 Prill të na ngrejë nga divani dhe të na çojë tek kutia e votimit. Atje le të votojmë edhe vetëm me zemër po të duam! Pak rëndësi ka kujt ia japim votën. Gjithsekush ka arsyet e tij, pse i beson njërit apo tjetrit. Askush nuk duhet gjykuar për zgjedhjen e tij! E rëndësishme është që gjithsekush të kuptojë se ekzistenca e tij si anëtar i një shoqërie të qytetaruar ka kuptim vetëm nëse vullnetin e tij për qeverisje e shpreh me votë!

Marrë nga Newsbomb

Etiketa: dashuriEdi OgakurrizKush nuk voton nuk bën dashuri!Kushtetutaligji themeltar i shtetitNewsBombvota

Të Lidhura

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

nga 27
18:14 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama apo mban një takim me qytetarë në Zvërnec, ku ka deklaruar se do të dëgjojë prej tyre...

Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

nga 27
17:58 | 05/06/2026
0

Në seancën e radhës në GJKKO, Ilir Meta përsëriti kërkesën për transmetim live të procesit gjyqësor dhe për daljen e...

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

nga 27
17:40 | 05/06/2026
0

Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar në afërsi të gjykatës së Tiranës ditën e sotme. Nga impakti...

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

nga 27
15:29 | 05/06/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dërguar një letër të hapur presidentit rus Vladimir Putin, ku propozon një takim...

Para
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës merr disa masa kundër koronavirusit

Ulen shifrat e infektimeve në Kosovë, regjistrohen 11 fatalitete gjatë 24 orëve të fundit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

18:14 | 05/06/2026
Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

17:58 | 05/06/2026
Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

17:40 | 05/06/2026
Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

15:29 | 05/06/2026
A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –
  • Dëgjova një gjë shokuese –
  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –
  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –
  • Dëgjova një gjë shokuese –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com