Kush është Emiljano Shullazi? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është Emiljano Shullazi?

19:45 | 20/04/2016
në Opinion
0

Nga Blendi Fevziu

Kush është Emiljano Shullazi? Kjo pyetje e shtruar rëndom këto ditë në mediat dhe emisionet televizive, ka marrë një përgjigje që më së shumti, ka shkuar drejt profilit të personit problematik dhe bëmave të tij. Nuk ka asnjë dyshim që edhe ato kanë rëndësinë e tyre, madje një rëndësi të madhe, për të cilën Prokuroria duhet të hetojë. Por, personalisht besoj se Emiljano Shullazi shkon përtej emrit konkret. Më shumë se sa një person me gjithë veset e tij ai përfaqëson një fenomen, një fenomen që ilustron më mirë gjendjen e Shqipërisë që kemi sot.

Emiljano Shullazi është tendenca e vazhdueshme e politikës për t’u lidhur me botën e krimit dhe për ta përdorur atë. Eshtë bastardizimi i gjithë parimeve dhe normave politike në surrugatllëk, ku dominimi i pushtetit është më i rëndësishëm se sa shërbimi ndaj qytetarit.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Emiljano Shullazi është dështimi i konkurimit dhe zgjedhjeve të lira, kudo që janë ato. Në politikë, në zgjedhje parlamentare apo lokale, në sport, në universitete, madje edhe në organizatat rinore. Eshte filozofia e ngulitur se zgjedhjet janë më kollaj të vidhen e të manipulohen se sa të fitohen.

Emiljano Shullazi është dështimi i sistemit të drejtësisë, është shembulli më i mirë i një fjalie mbresëlënëse në shoqërinë e sotme. Ajo sipas së cilës në Shqipëri ka drejtësi, por është pak e shtrenjtë! Eshtë shitja e shtetit dhe institucioneve të tij tek shkelësit e ligjit, sipas një parimi fare të thjeshtë: shërbimi më i mirë i takon atij që paguan më mirë dhe jo atij që ke detyrim t’ja ofrosh, do me thënë qytetarit.

Emiljano Shullazi është dështimi i procesit të kthim-kompensimit të pronave, një proces i deformuar, që ka prodhuar më shumë pronarë kallpë se sa realë. Një proces që meriton më së miri parullën: Prona shkon jo tek ai që i takon, por tek ai që e zapton, ose e merr me dhunë.

Emiljano Shullazi është dështimi i mediave. I të gjithë atyre gazetarëve që nuk kanë kurajo t’i thonë të vërtetat, ose i deformojnë me qëllim ato. I gjithë atyre që të hënën në mbrëmje i zuri gripi dhe i mbyti kola, kur ftoheshin në një emision ku do flitej për të.

Emiljano Shullazi është dështimi i biznesit dhe sipërmarrjes së lirë. Dështimi i atyre që tentojnë t’i zgjidhin problemet e tyre me të fortë dhe dështimi i atyre që nuk i denoncojnë presionet apo gjobat që ju vënë.

Emiljano Shullazi është përçudnimi i një ëndërre që mendohej krejt ndryshe në vitin 1990-1991. Nuk është ai as fajtori as mëkatari më i madh, në një vend, ku mëkati ju takon të gjithëve nga pak dhe ku të gjithë, kontribuojnë që ky vend të dominohet nga shullazët dhe të ngjashmit e tij. Eshtë mitizimi i botës së krimit, që krijohet dhe stimulohet për t’i shërbyer politikës dhe në fund merr peng atë. Dhe bashkë me të, gjithë shoqërinë!

/opinion.al/

Etiketa: blendi fevziubota e krimitdështimiEmiljano Shullaziëndërrkonkurimipërçudnimshullazëtzgjedhje të lira

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Kjo është femra më seksi e 2016-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com