Kur të kërkon besën i pabesi! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur të kërkon besën i pabesi!

11:09 | 18/09/2018
në Opinion
0

Nga Alket Veliu

Kalimi de jure PDIU në opozitë duket që ka sjellë shqetësim te disa njerëz, të cilët përpiqen shterpërisht të ngacmojnë sedrën e atyre që mbrojnë kauzën Çame. Një skepticizëm ka edhe te ata që vërtet e mbështesin Çështjen Çame.
Po përpiqem të jap gjykimin tim personal, pse në këtë vendim jam pro me lidershipin e PDIU të drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

Pse jo me PS–në?

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në mandatin e parë 2013-2017, PDIU u bashkua me PS për një arsye të vetme; PS vendosi në programin qeverisës Çështjen Çame. Padyshim, PDIU si një parti, e cila ka në boshtin e vetë programor Çështjen Çame do të mbështesi çdo qeveri, e cila mbështet Çështjen Çame.

Por, çfarë ndodhi më pas?

Kryeministri kuptoi që për të forcuar pushtetin personal i duheshin mardhënie të mira me Greqinë dhe jo vetëm që Çështja Çame u harrua, por edhe pamë një kryeministër të zellshëm për të diskutuar edhe atë që nuk kishte guxuar as Enver Hoxha, të hiqte nga tekstet shkollore termin “Çamëri”.
Ky veprim ishte një pabesi ndaj komunitetit çam dhe marrëveshjes së nënshkruar me PDIU.

Të gjithë e mbajmë mend krizën Rama-Meta në mes të mandatit 2013-2017, koha kur po miratohej reforma territoriale. PDIU ka mbajtur një qëndrim konstruktiv dhe vota e 5 deputetëve të saj në atë kohë ishte jetike për atë mazhorancë të qëndronte në këmbë, e megjithatë “mirënjohja” e kryeministrit ishte ekzekutimi që i bëri 2 mandateve në Tiranë dhe Fier në zgjedhjet e 2017.

Shumë pak e dinë, por sot vlen të përmendet për të kuptuar vullnetin e kryeministrit për ta patur PDIU aleate; në bazë të përqindjes në zgjedhjet e 2013 dhe marrëveshjes me mazhorancën e asaj kohe, PDIU duhet të kishte 7% të përfaqësimit në qeveri, por përfaqësimi nuk e kaloi nivelin e 1% e megjithatë PDIU i qëndroi koalicionit deri në fund të mandatit, edhe pse pabesia e kryeministrit ndaj çamëve dhe PDIU ishte evidente.

Sot, megafonë të shumicës përpiqen të prekin sedrën e një komuniteti të margjinalizuar lidhur me besën e cila për mua është një dejavù e viteve të regjimit komunist.

Po si mundet t’i japësh besën pabesisë?

E megjithatë, kjo është një çështje morali në politikë, pasi më e rëndësishmja është respektimi i marrëveshjeve të shkruara, gjë të cilën kryeministri nuk e bëri kurrë me PDIU në qeverisjen 2013-2017.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja; kryeministri pas marrjes së timonit, i cili nuk është timon biçiklete që ta ngasë i vetëm, pasi në bord ka më shumë se 3 milionë shqiptarë nuk i ka bërë asnjë ftesë PDIU për bashkëpunim dhe nuk kuptoj si mund të pretendohet që PDIU mund të jetë aleate me PS-në, kur vetë PS nuk e do një gjë të tillë…

Pse aleanca me opozitën?

E para, sepse nuk është në mazhorancë.
E dyta, opozita mori pësipër të punojë për Çështjen Çame në linjën programore të PDIU.
A ka vend për skepticizëm? Unë personalisht mendoj se ka, pasi e shkuara lë vend për të qenë skeptik por gjithashtu mendoj që të vetëm dhe jashtë një koalicioni me forcat kryesore në vend zgjidhja e Çështjes Çame është e vështirë.
Uroj që për interesa kombetare dhe jo tepsie, kjo marrëveshje të funksionojë.

Etiketa: Alket VeliuÇeshtja çamePDIU

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Rendi i ri opozitar që e lë Ramën vetëm me një aleat: krimin

Rendi i ri opozitar që e lë Ramën vetëm me një aleat: krimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com