Kur na vjen Meta nga stani! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur na vjen Meta nga stani!

16:49 | 16/10/2018
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Vetëm motivi i titullit të shkrimit është marrë nga kënga e famshme e kënduar prej Tefta Tashkos: “Kur më vjen burri nga stani…, kur më vjen”…

… Jo, edhe një element tjetër qenka marrë nga kënga, elementi “Burri…” nga stani… Janë edhe stanet- element tjetër.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ilir Meta që po shëtit nga stani në stan maleve të Shqipërisë, që nga fillimi i korrikut, është “burri i Shtetit che Republikës”. Ai është Presidenti i Republikës, dhe prandaj njësoj si gruaja pret burrin t’i vijë në votër, edhe Shqipëria pret kryetarin e shtetit që t’i vijë në qendër, aty ku e përcakton Kushtetuta e Republikës. Inkursioni kaq i gjatë, nga mali në mal, gjithë verën e vjeshtën, nuk i ka hije burrit të shtetit. Të duket burri si kalama- gërxhe mbi gërxhe e pemë mbi pemë.

Dihet se një burrë shteti, nga burrat e modës së këtij shekulli, ka për qëllim që të shtiret sikur “e do popullin” edhe aty ku urinojnë bagëtitë, por mashtrimi kaq i gjatë nuk ka lezet. Kur populli i vuajtur po të shikon që ti bën qejf ograjeve të fshatit, me muaj të tërë, atëherë ai nuk të ka “xhan”, e kupton se ia ke me hile.

Pse “burri i shtetit”, Ilir Meta, mbeti maleve të Veriut- kjo dihet pse ndodh… Por, pse kaq gjatë. Edhe me pak kohë e me pak gjë, Presidenti i Republikës mund të kishte dëshmuar se “unë e dua Veriun” dhe se nuk jam si qeveria me prejardhje hoxhaiste që “s’do me e pa me sy malësorin”. Vërtet Iliri e ka demagogjinë po aq të madhe  sa edhe burra-shtetasit e tanishëm, edhe pse ky di ta mbulojë disi; por nuk do të duhej të dilte nga zyra kaq gjatë. Në një shtet normal modern, qeveria ose opozita mund t’i kishin kërkuar dorëheqjen ose t’i kishin zënë zyrën presidentit…

Kryetari i shtetit dhe kryetari i qeverisë (sidomos) nuk e kanë veten në dorë, as nazet e tyre, as qejfet e tyre, as mashtrimet e tyre…, ata duhet të jenë në krye të detyrës 24/24 orë; qoftë edhe formalisht. Presidenti i Republikës e ka nisur shëtitjen në male që në të hyrë të verës  dhe akoma nuk ka zbritur në zyrë as tani që po hyjmë në vjeshtën e dytë. E nisi me Kelmendin, pastaj në Plavë, pastaj në Guci, pastaj në Vuthaj, Rugovë e Bogë, pastaj në Bjeshkët e Nemuna e Qerem të Tropojës… Nga kudo ka dërguar fotografi; disa njerëz  të devotshëm i kanë shkruar me anth: “ore, pse ngjitesh aq lart, se është rrezik”, por ai nuk ka dashur të dijë…

Dje, pardje e par-si-pardje është ngjitur prapë në Qerem, në rrugët e Qeremit, dhe në Tropojë… Në Tropojë takoi një përmetar dhe shkoi për t’i dërguar një mesazh ish-Presidentit Sali Berisha që është nga Tropoja… Po pse kaq nga larg; zoti Meta e ka zyrën vetëm 100 metra linear larg zyrës së zotit Berisha…

Apo po luhet ndonjë politikë: “ti n’at mal e unë n’kët mal”? Artistët që po protestojnë për Teatrin e Tiranës, në fakt, kanë gjetur një motiv politik: I kanë çuar fjalë Presidentit Meta se “po na ndihmon duke mos kaluar ligjin e Teatrit”, gati-gati t’i thonë “rri atje nalt ti, se na jena këtu poshtë”… Po vallë të jetë kjo arsyeja që zoti Meta nuk po zbret nga malet, me qëllim që t’u rrijë larg punëve të pista të politikës?…

Atëherë pse kemi “punëtorët” e Republikës, siç është presidenti dhe qeveria?  A janë që të na shërbejnë, që të pastrojnë pisllëqet, edhe kur i bëjnë vetë….

O Zot sikur të kishim arritur në këtë marrëdhënie popull- shtet?

Nuk jemi si në epokën e  këngës së Tefta Tashkos. Ajo e kishte pastruar oborrin dhe vetëm priste burrin që ai të shijonte pastërtinë e saj dhe “fustanin që i bënte ferr- ferr- ferr”. Janë ngatërruar kohë fustani e kohë kolere, por “burri i shtetit” na duhet në zyrë.

http://veritas.com.al/kur-na-vjen-meta-nga-stani/

Etiketa: Frrok ÇupiIlir MetamalPresidentstan

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ministrja e Arsimit, Nikolla uron studentët për Vitin Akademik

Ministrja e Arsimit, Nikolla uron studentët për Vitin Akademik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com