Kur Martin Camaj kujtonte Ernest Koliqin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur Martin Camaj kujtonte Ernest Koliqin

18:11 | 15/01/2018
në Uncategorized
0

Nga Martin Camaj

E randë dhe e vështirë asht edhe për mue barra që po më bie të shkruej për këtë humbje shi në këtë vend, ku Ernest Koliqi shtjelloi për tetëmbëdhjetë vjet tema gjithfarësh shoqnore, frymëdhanëse të artit dhe përtrijse të kulturës shqiptare. Kjo peshë lehtësohet, kur me bindje thom: zemra s’e mban, por as arsyeja s’duron të flasim për vdekje: vetja e Koliqit e paisun me vlera të nalta njerëzore, si poet e dijetar, i gjithanshëm, i hapun kah jeta me krahë gjiganti, gjallnon; vepra e Tij e madhe flet gjithnji, si bazë komplekse e nji testamenti shpirtnor, fillue në vjetet tridhetë dhe e pandërpreme deri në ditët e fundit.
Koliqi si gjithë njerëzit e zgjedhun dhe në nji pikpamje i dashunuem prej fatit, i vetëdishëm i vlerës së vet, nuk frikësohej nga vdekja. Ai fliste te e vona për këtë shkëputje, vetëm kur ankohej se “për shkak të kohës” po i mbetet pa sosë kjo ose ajo vepër. Do të më mbesë edhe i pashlyeshëm kujtimi se si profesor Koliqi shprehej mbi ardhmëninë madhshtore të popullit shqiptar, sepse besonte ngulshëm në cilësitë pozitive dhe të jashtzakonshme të shqiptarit. Kishte edhe besim se breznitë e ardhshme do t’ia njihnin, ndoshta ma tepër se bashkëkohorët, thelbin e koncepcioneve të Tij. Për të mbrojtë tezën e zhvillimit të lumnueshëm të Shqipnisë e të vlerave fisnike sidomos para ma të rijve binte arsyetime të shumta, shfaqë aty këtu edhe në faqet e kësaj reviste në këto vjett e fundit. Fliste kështu me gjuhën po të atij besimi të njerëzve të Rilindjes që Ai kishte njoftë personalisht. Këndej rridhte dhe entuziazmi i asaj periudhe heroike dhe dëshira për ta pa qenjen e vet dhe krejt jetën e çdo shqiptari në funksion të çeshtjes nacionale.
Për Koliqin vetmohimi për çështje, ndjenja e përgjegjësisë, për të punue e jetue si Rilindas ishte e natyrshme dhe e vetvetishme. Ky qëndrim jetësor la ravë të qarta dhe në krijimtarinë letrare të Koliqit, së pari si krijues dhe mandej dhe si gjurmues i letërsisë shqipe. Në vepren e Koliqit u përjetësuen dhe kthesat e rrymave letrare sepse Ai qe i hapët gjithnji kah frymzime të reja, por tema thelbësore mbetet deri në fund çeshtja e eksistencës së kombit, “mbetja gjallë” ose “gjallnesa”. Ndërrojnë gjinitë letrare të Koliqit por kjo përmbajtje mbizotnon; dinte të përdoronte pendën e vet të mpreftë në shkrime me karakter polemik pa ngurrim se po bahej “i padashun”, kur ia merrte mendja se ishte në interes të çeshtjes.
Në të ardhmen do të shkruhet shumë mbi vepën e Koliqit, do të shkruhet gjithsesi, por kjo karakteristikë themelore e veprës së gjithanshme të Tij nuk do të injorohet. Por nga ana tjetër për mungesë dokumentacioni kam frigë se do të bjerë në pjesën ma të madhe nën hijen e kohës roli i Koliqit si zadhanës i kulturës dhe pajës shpirtënore shqiptare ndër të huej, sidomos në këto tridhetë vjett e fundit. Mund të dalë ndokush e të thotë se edhe kjo veprimtari do të përçohet në të ardhmen nëpërmjet dokumentacionit në faqet e revistës Shêjzat dhe ndër sa e sa shkrime kryesisht italisht dhe në gjuhë tjera të hueja.
Pjesën ma të madhe Koliqi e kaloi në dhén e huej, në një anë gjithnji në kontakt me botën shqiptare e sidomos arbëreshe, dhe në tjetrën si profesor universiteti e shkrimtar në dialog të përhershëm me rrethe intelektuale të ndryshme të botës perëndimore. Vetë persona e Koliqit ndër këto rrethe, si njeri shoqnie dhe kuvendatar brilant qiste poshtë me të parën çdo paragjykim të gabuem e dizinformues mbi Shqipninë. Njifte fill e për pe historinë shekullore të thashethanave kundër shqiptarëve ndër të huej: denigrimet naive të shundliteraturës kundër nesh i praponte me humor tipik shkodran e tjerat ma të rafinueme i vente mbarë në peshojcën e gjykimit të shëndoshë dhe i hidhte poshtë me argumenta, tue lanë të spikasin formulime të përsosuna prej gojtari, në mbroje të gjithë shqiptarëvet, pa dallim. Fliste ashtu sepse vetë ma së pari ishte i mbushun mendje mbi vërtetësinë e këtyne pohimeve. Këtu due të them se, jo vetëm me pendë, por edhe me gojë i shërben çeshtjes, shi aty ku ndreqjet e të dhanavet të gabueme mbi Shqipninë gjeshin jehonë që me siguri do të transmetohet pandërpremje nëpërmjet kuvendeve e shkrimeve të atyne ndigjuesve edhe mbas zhdukjes së Tij.
Me këtë shqyrtim due dhe unë të vi te pohimi që ndigjohet prej shumkuj se zhdukja e Koliqit paraqet humbje të randë për kulturën shqiptare në përgjithësi dhe vë në rrezik shqimjen e lëvizjes kulturale shqiptare në Perëndim, pikrisht mbas dhetë vjetvet nga vdekja e Fan Nolit në Amerikë.
Në saje të zotësive organizzative e punës së palodhshme të Ernest Koliqit u ngjall ndër arbëreshë e shqiptarë në Perëndim nji lëvizje kulturale, tue u nisë ma parë nga Instituti i Studimeve shqiptare të Universitetit të Romës, gjithnji në bashkëpunim me qendrat tjera albanologjike unviersitare, dhe ma vonë nëpërmjet revistës Shêjzat.
Shêjzat sherbyen si tribunë dhe dritare informimi mbi aktivitetet shkencore albanologjike në botë. Ato regjistruen në kronikën e tyne edhe ngjarje shoqnore që në të ardhmen do të vlejnë sadopak si dokumentacion historik e kultural për nji periudhë rreth njizetvjeçare. Shêjzat nën drejtimin e Koliqit vijuen, tue iu përshtatë kohës dhe vendit, traditën kulturale të Rilindjes dhe sidomos të revistave të periudhës mes dy luftave në Shqipni. Në këtë vend duhet sqarue edhe nji herë qëndrimi ynë në përgjithësi kundrejt zhvillimit të kulturës shqiptare aty ku jeton trupi kryesor i këtij populli: jemi gëzue dhe gëzohemi që janë ba qendra studimesh shqiptare Tirana e në kohët e fundit edhe Prishtina; por nga ana tjetër nuk asht e thanun se duhet dëshirue shuemja e vatrave kulturale tona, me nji tradicion të vjetër, jashta këtyne qendravet.
Ky problem ka për të ra në pleqnim të shumëve, sidomos mbas vdekjes së Koliqit. Shqiptarët e shpërndamë nëpër botën perëndimore, në vend të parë ata të Amerikës dhe arbëreshët me nji traditë të shkëlqyeshme, jam i sigurtë se do t’i përgjegjen si këtu e ma parë detyrës dhe nevojës për të ruejtë e paisë me elementa të rij trashigimin kultural të etënvet në kushtet e veta specifike. Të gjithë e dimë se nuk asht kjo nji gja e lehtë. Përvojë e kronikë e këtyne përpjekjeve dhe vështirësive janë pasaçe shumë artikuj hymës në Shêjzat, dalë nga penda e Ernest Koliqit, si Malli i atdheut e librat ( krh. Vjeti vii, fq. 73 ) etj.
Këshilli redaktues i revistës Shêjzat, i përkrahun nga ata ma të afërmit e profesor Koliqit dr. Mark Koliqi dhe dr. Petro Vuçani e ndjeu për detyrë të kujdeseshin për pregatitjen e këtij numeri të fundit. Shumica e bashkëpuntorëve i përgjigjën thirjes tue dhanë kontributin e tyne, dikush me syzime të çmueshme shkencore, dikush me shkrime që flasin me gojën e zemrës për Ernest Koliqin: të gjithë i falnderojmë për këtë bashkëpunim kaq të gjatë që banë pa shpërblime dhe honorare, por thjesht për idealizëm dhe në emën të miqsisë.
Problem mbi probleme, tue fillue prej numrit të parë të Shêjzavet u paraqit gjithnji financimi i shtypit. Edhe ky vëllim i bashëm po del në dritë me ndihmesat e shqiptarëve, shumica punëtorë krahu: bashkë me të Ndiemin kemi çmue në kulm gjithmonë përkrahjen e pajtimtarëvet tanë! Për t’u thanë Faleminderit na duket pak, ma shumë asht t’u thomi: të gjithë me nji pikë djersë, bashkë me Shpirtdhanësin e kësaj lëvizje kulturale në të cilën barti barrën kryesore, mund ta mbajnë veten bashkëndërtues në këtë vepër.
Shpërblim për ne të gjithë asht vetëm siguria që kjo vepër e lidhun ngusht me emnin e Koliqit nuk do të bjerë në harresë.

http://www.kallnori.org/2017/12/29/kur-martin-camaj-kujtonte-ernest-koliqin/
(Marrë nga revista “Shêjzat” (Le Pleiadi),Vjeti XIX/1978. f. 7-10). Numër Përkujtimuer kushtue Prof. Ernest Koliqit. Përgatitu nën kujdesin e Peter Bartl, Martin Camaj, Zef V. Nekaj, Hamdi H. Uruçi, Gjon Sinishta e Petro Vuçani.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Etiketa: Ernest KoliqiGjon SinishtaHamdi H. UruçikallnoriKur Martin Camaj kujtonte Ernest KoliqinMartin CamajPeter BartlPetro VuçaniShejzatZef V. Nekaj

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Në histori ka edhe krime të serbëve ndaj shqiptarëve për të cilat nuk janë mbajtur shënime

Në histori ka edhe krime të serbëve ndaj shqiptarëve për të cilat nuk janë mbajtur shënime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com