Kur Brukseli ia lë në dorë shqiptarëve integrimin e tyre – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur Brukseli ia lë në dorë shqiptarëve integrimin e tyre

08:52 | 28/02/2018
në Opinion
0

Nga Alfred Peza

Shqipëria ndoshta nuk ka qenë asnjëherë në një pozicion të tillë kaq të favorshëm në raport me procesin e integrimit të vendit në BE, si ajo që u duk pas konferencës për shtyp të Presidentit të Komisionit Europian Junker, me Kryeministrin Rama në Tiranë. Një pozicion i cili, pas reformës në drejtësi dhe fillimit të efekteve të saj të para, nisjes së procesit të vettingut për gjyqtarët e prokurorët dhe rënia dakord deri tani në parim për arritjen e marrëveshjes me Greqinë, bën që të duket sikur vetëm shqiptarët ta kenë tashmë në dorë fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE.

Fillimisht Junker me elegancë, i dha përgjigje komisionerit Johannes Hahn që ndodhej përballë tij në sallën e konferencës në Tiranë, për deklaratën që ai bëri pak orë më parë për gjermanen “Die Welt” kur u shprese se “Franca, por para së gjithash Gjermania kanë rezervat e mëdha në rastin e Shqipërisë. Shqiptarët nantyrisht që vuajnë nën një imazh të caktuar”. Ndërsa Junker, përkrah Edi Ramës ia ktheu: “Është një moment që e tregon ndryshimin, duke përfshirë faktin që Shqipëria, për mua nuk ka asgjë të habitshme që të mos jetë pjesë e BE”.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Më pas, Presidenti Junker shtoi se “konstatoj që Shqipëria po akumulon progres, se ka nisur shumë reforma dhe kështu Komisioni Evropian do t’i hapë negociatat. Nuk kam ardhur për premtime bosh, sepse s’është ky qëllimi, por dua të inkurajoj Shqipërinë për reformat kundër krimit, për Vettingun dhe Gjykatat.”

Më pas ai shtoi se duhet t’i jepet fund konflikteve rajonalë dhe e mbështesim Shqipërinë në përmirësimi me vendet e Ballkanit Perëndimore (duke nënkuptuar Greqinë). Vendi i Shqipërisë është në BE”.

Duke shtuar më pas se “sa për vettingun konstatoj që procesi po jep rezultate mbresëlënëse, ne jemi të siguruar dhe procesi do të vijojë edhe kur Komisioni do të publikojë rezultatet. Pastaj ka raste që i interesojnë opinionit shqiptar që mund të ndikojnë në këtë lloj diskursi, por mendoj që i takon drejtësisë shqiptare që të bëjë punën e saj, dhe mendoj që do ta bëjë.”

Sipas raportimeve të medias, Juncker dhe Hahn do të vendosin theksin gjatë vizitës në Shqipëri te zbatimi i reformës në drejtësi në prag të rekomandimit të hapjes së negociatave, që pritet të marrë dritën jeshile në qershor. Ndërkohë Kryeministri Rama shprehu bindjen se marrëveshja mes Greqisë dhe Shqipërisë do të përmbyllet me sukses dhe do të jetë një tjetër arsye që BE të vlerësojë Shqipërinë si një shtet serioz.

Nisur nga këto qëndrime dhe vlerësime, për herë të parë përfaqësuesit më të lartë të Brukselit, nuk artikuluan kritika, detyra shtëpie shtesë apo prioritete të reja, që i kemi dëgjuar sa herë që Shqipëria dukej vitet e shkuara se priste një moment si ky. Shenjë dhe provë e qartë dhe e sigurtë kjo, se më në fund, duket se janë përmbushur të gjitha standardet e nevojshme dhe të domosdoshme për të hapur negociatat e anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Ajo që pret më shumë pas kësaj Brukseli, është dhënia e rezultateve konkrete nga procesi i pastrimit të sistemit të drejtësisë shqiptare dhe vijimi i ngritjes, konsolidimit e dhënies së rezultateve konkrete për ndëshkimin e krimit, korrupsionit dhe dhënies fund të kulturës së mosndëshkueshmërisë. E nga ana tjetër, sigurisht zgjidhja njëherë e përgjithmonë e problemeve të akumuluara në rreth 70 vjet në raportet Shqipëri- Greqi, si një kusht i panegociueshëm për të mos eksportuar nesër problemet dypalëshe, brenda në union.

Qeveria dhe mazhoranca në Shqipëri janë më të interesuarat që këto procese të ruajnë këtë ritëm dhe trend pozitiv, në mënyrë që të mos ketë surpriza të pakëndshme rrugës. Fakti që brenda palës shqiptare ka qëndrime si ai i seancës për shkarkimin e ish Prokurorit të Përgjithshëm në Parlament, mbrojtja që po i bëhet Llallës nga disa segmente të opozitës pas vendimit të sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson për të mos lejuar familjen e tij të udhëtojë drejt SHBA për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni dhe debati i tensionuar Presidencë- Qeveri për negociatat me Athinën, tregon se brenda klasës sonë politike ka një problem.

Kur vjen puna për një çështje kaq madhore si fillimi i negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, sigurisht që e gjitha klasa politike ka edhe merita, por është edhe bashkpërgjegjëse sot përpara shqiptarëve për vonesën dhe nesër para historisë, për shpërdorimin e këtij momenti të papërsëritshëm. Ndaj të gjithë penguesit, duhen treguar me gisht dhe duhen ndëshkuar politikisht, në përpjesëtim me dëmin që mund ti shkaktojnë ëndrrës së kahershme të shqiptarëve, për të qenë edhe zyrtarisht tashmë, pjesë e familjes së madhe europiane.

Etiketa: Alfred PezaBEintegrimJohanes HahnjuncShqiperi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Deti, ja emrat e 12 zyrtarëve që do të negociojnë me Greqinë

Deti, ja emrat e 12 zyrtarëve që do të negociojnë me Greqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com