Kur Afrika “martohet” me Europën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur Afrika “martohet” me Europën

16:49 | 23/12/2017
në Uncategorized
0

Nga Luan Rama

U riktheva sërish në Afrikë brigjeve të Dakarit dhe në Bamako… u ktheva në ishullin Gore me baobabët e mëdhenj ku historia afrikane është ngjizur me vulën e nxehtë dhe të zhuritur të largimit drejt Amerikës ; u ktheva në fytyrat e ëmbla të senegalezeve që dikur kërceja në shi me to.

Por, ky kërcim tashmë nuk ishte atje, nën pemët e mangove, por këtu, në periferi të Parisit, në euforinë multikolore që ylberi do ta kishte zili, në dekorin e atyre kokave me shamitë më të bukura që kisha parë ndonjëherë dhe që shndrisin veçse në ditët e dasmave; u ktheva në këngët që shoqëronin atë çift të ri që hynin nën tingujt e gëzimit: një kroato-francez dhe një franko-senegaleze. Ishte një himn dashurie… Sanin dhe Oueley, dy shpritra të ngjizur që në bankat e liceut dhe që nuk u shqitën më, që erdhën deri këtu, me hapat e tyre të lehtë për t’u puthur ballë nesh, për t’u lumturuar, për të na gëzuar në çdo qelizë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Pikëtakim i bukur i Europës dhe Afrikës, i botës së lashtë afrikane me atë të Europës zhurmëmadhe por dehëse, i modernitetit dhe dansit të lashtë që në hapat e para të botës, dhe ja pse kënga të rrëmben dhe ti bëhesh i ngjashëm me ta. Ti bëhesh afrikan për nga ngazëllimi, dashuria, pasi ne të gjithë jemi të ngjashëm, bij të planetit Tokë.

Ouley-in e kisha njohur dhjetë vjet më parë, atëherë kur dashuria e tyre sapo kishte hapur krahët, si ato fluturat shumëngjyrëshe të Afrikës dhe Madagaskarit, Oueley me ata sy të shndritshëm tepër inteligjentë, fjalëpakë, si një “matrone” edhe pse 15-vjeçare. Sanin gjithnjë i dashur, i dehur pas muzikës dhe dashurisë. Dhe ja, tam-tamet e lumturisë së tyre rrahën fort, atë natë ngazëllimi, të një lumturie që bëhet dhe tëndja. Ti përqafosh ata, të ndjehesh i lumtur si ata, të përqafosh prindërit e Sanin, Hvalekën, përkthyesen e mrekullueshme dhe Oliverin, njeriun e TV të pasionuar pas filmit, një pinjoll me gjyshërit e tij permetarë.

Ja pra një çast i hareshëm që të bën të rijetosh legjendat e vjetra të dashurisë gjer në pëshpërimat mitike, ato nëpër rrugët e Afrikës, si në shtigjet e shkretëtirës ashtu dhe në brigjet e gjelbërta të Kongos apo buzë brigjeve të Atlantikut, ku tutje shfaqen pirogat e indigjenëve nën një diell që nxiton të zhytet në oqean. Dhe kështu të duket se bota pulson dashuri, se dhe këtu, në këtë sallë dashurie jetohet në sajë të dashurisë, përtej kësaj mesnate të ftohtë, gjer në ag. Po, është pikëtakimi i Afrikës me Europën, në botën e shpirtrave tanë që nuk i do kufijtë, pasi dashuritë i tejkalojnë gjithnjë kufijtë… Ka disa ditë që kanë kaluar dhe unë i rijetoj ende këngët e asaj nate ngjyrosur nga ngjyrat me të bukura të shamive të dashurisë… Mitet e lashta jetojnë ende, brenda nesh.

*Marrë nga facebook-u

Etiketa: AfrikaEuropaFranceLuan Ramamartohet

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Tradita e bakllavasë, të presësh Vitin e Ri me ëmbëlsi

Tradita e bakllavasë, të presësh Vitin e Ri me ëmbëlsi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com