Kultura e pronës në Shqipëri? Me i rrjep lëkurën pronarit deri tek qiraja e Edi Ramës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kultura e pronës në Shqipëri? Me i rrjep lëkurën pronarit deri tek qiraja e Edi Ramës

17:20 | 03/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Marsida T. Najdeni

Prona është një temë e nxehtë në Shqipëri. Të gjithë e duan me çdo kusht, por sa dinë ta respektojnë? E vërteta e hidhur është se kultura e pronës është pothuajse e padukshme. Kjo apati karshi pronës lind nga keqeverisja e saj, nga keqpërdorimi i saj, edhe nga keqkuptimi i saj.

Tironsit kanë një shprehje: “Prona osht mbas shpirtit!”. E kam dëgjuar shpesh ta thonin të rriturit, kur isha fëmi në Shqipëri. Si rri kjo pronë mendoja mbas shpirtit?! Nuk rri plaçka mbas shpirtit, jo më prona. Po si e merr pronën tjetri dhe e fut në shpirt xhanëm?! Ama, vazhdimi ishte “Prona o mas shpirti, kur e ke hak” dhe me këtë shtesën i jepnin kuptim si pronës, si shpirtit, ashtu edhe moralit.

Read more

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Nga 1944 haku i pronës mori tatpjetat, edhe sot pasojat e kësaj rrëmuje afro 80 vjeçare i vuajmë ende.

“Pa shku prona ke i Zoti nuk bohet ky vend!”-, e dëgjoja babën tim, teksa fliste me tim gjysh Bahri Tufinën. Asokohe nuk e kuptoja, por sa të vërteta këto fjalë. A nuk jemi sot lëmsh e li sepse nga keqeverisja e pronës? Ligji primar i kushtetutës Amerikane shkruan: “Çdokush ka të drejtën absolute karshi jetës, lumturisë dhe pronës!”. I quajnë tre bazat e civilizimit.

Po ndër shqiptarë?

1. Pronat e shqiptarëve u vodhën nga shteti komunist duke u rrëmbyer me konfiskime që mbrapa sillnin burgime, internime, pushkatime. Pra, nuk mjaftohej shteti që të merrte djersën, të merrte dhe jetën. Për këto akte kriminale karshi pronarëve kërkush ende nuk është përgjigjur.

2. Jo vetëm që nuk u dënua kush për këtë mega vjedhje, ama kjo demokracia e rreme i quajti dhe ish-pronarë. Nuk mjaftoi 45 vjet damllosja e të qenurit pronarë-kulak, por edhe 30 vjet që i mëshojnë termit “ish-pronar”. Jo, edhe jo! Nuk janë ish-pronarë, se iu tek kriminelëve të vjedhin. Janë pronarë aq sa legjitim, aq dhe shpirtërorë.

3. Çohen pastaj i bëjnë dhe më lëmsh me ca ligje absurde, të cilat nuk ka kushtetutë t’i jap dum (kuptim). Ligji i errët dhe absurd i 7501. Merr e fal prona si dallkaukët pa marrë parasysh që ato prona kishin pronarë me tapia shekullore. Këtyre që ua falën pastaj i futën në një super sherr me pronarët legjitim. Jo vetëm kaq, por ata që erdhën i zunë, se zbritën nga ku di unë. Pra, qeveria krijoi tre vatra sherresh midis pronarëve legjitim, pronarëve që ua fali padrejtësisht, edhe pronarëve hajdutë të zbritur.

4. Dyqanet e konfiskuara me dhunë nga komunistët, edhe që u përdorën për 45 vite pa paguar kërkush asnjë qindarkë qira tek pronarët legjitim… shkuan dhe ia dhuruan shitësve. Kishte punuar filania 20 vjet shitëse buke tek X dyqan, “o burra merre tënden ta kemi falur”. Po ai pronari që 45 vjet, jo vetëm që nuk e gëzoi, por jetoi me frikë ose u vra për atë pronë legjitime? Kush kushtetutë e një bote të civilizuar shkon e ia fal pronën shitëses pa marrë parasysh pronarin legjitim? Kërkund! Absurditete të shkulësh flokët e kokës. Ende s’ka drejtësi. Mos të flas për shtëpiat nga ku i nxorrën pronarët dhe futën qiraxhitë që 70 vjet bënë qef me pronën e tjetrit, madje dhe në demokraci paguanin qira me çmimet e komunizmit. Edhe kur erdhi puna t’i lëshonin këto shtëpia të zaptuara u indinjuan duke thënë janë tonat. Ku tuajat? Si i morët?

5. Merr e legalizo ndërtimet pa leje, pse do të t’falin votën. A i dëmshpërbleu shteti pronarët legjitim me çmim tregu? Jo! Çmim tregu është ta dëshmshpërblesh tjetrin me çmim konkurues dhe jo pesëfish më pak se tregu. Po për vitet që pronari nuk e shfrytëzoi dot atë pronë? Atëhere kush kushtetutë të jep të drejtën o shtet-hajdut të legjitimosh vjedhjen e tjetrit që ka rrëmbyer jo vetëm tokën, por ka ndërtuar dhe pa leje? Kërkund!

6. Vimë dhe tek sebepi i këtij shkrimi. Qiraja, që Edi Rama i ka vënë ultimatum pronarëve mos t’u kërkojnë qiraxhive lekët e qirasë prej koronavirusit. Të ulërasësh dhe të t’ikë tepeleku i thonë kësaj. Në Amerikë shteti doli e tha: “Ne ultimatum i kemi vënë pronarëve që nuk kanë absolutisht të drejtë të nxjerrin asnjëri nga shtëpia këtë periudhë alarmante, dhe pse nuk e kanë paguar qiranë, por qiranë e keni ende borxh tek qiradhënësi. (Pra, nuk tha s’keni për ta paguar.) I lutemi qiraxhive të komunikojnë me pronarët dhe në mënyrë humane të gjejnë kompromise të tipit. Në qoftë se nuk ta paguaj dot prillin $100, se jam pa punë mbyllur në shtëpi, asokohe muajt mbas rikthimit në punë do i shtoj qirasë një +$10, derisa të shlyej borxhin e prillit. Pronari dhe mund t’ia bëjë $50 prillin, sepse $50 ia mbulon shteti duke ndjekur reformat e ndihmës për pronarët. Mund dhe të ta falë pronari atë muaj, mbetet zgjidhje e pronarit. Sheti Amerikan ka “freeze”, pra ka ngrirë, faturat e dritave, ujit, gazit e të tjera për qytetarët amerikanë, ama qiranë nuk e bllokonte dot, sepse ligji mbron pronarin me kushtetutë. Shteti u çua pastaj dhe tha: “Çdo shtetas amerikan do t’marrë $1200 për çdo muaj mbyllur nga corona virusi, që të paguani qiratë. Edi Rama dhe shteti shqiptarë t’u jap çdo shqiptari $300 për qiratë nga buxheti shtetit ose arka buxhetore për gjendjet e jashtëzakonshme. Nuk ka pse vjedh pronarët. Ose le t’i lenë hajdutlliqet politiqenërit tanë për 2-3 muaj dhe ja ku u bë qiraja e shqiptarëve.

Nga pikat më lartë kuptojmë se Shqipëria dhe shqiptarët kanë një edukatë minimaliste mbi pronën, e cila është një e drejtë humane e mbrojtur nga kushtetuta, por moralisht dhe nga Zoti. Mësoni o bashkombas ta respektoni djersën e tjetrit, trashigiminë e tjetrit.

Etiketa: edi ramaKultura e pronës në Shqipëri? Me i rrjep lëkurën pronarit deri tek qiraja e Edi RamëslëkurëMarsida T. Najdenipronariqirajarrjeprrjep lëkurënShqiperi

Të Lidhura

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

nga 27
22:42 | 14/05/2026
0

Opozita dhe maxhoranca po shkojnë drejt një tjetër konsensusi që lidhet me integrimin. Bëhet fjalë për ligjet e integrimit, që...

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

nga 27
22:20 | 14/05/2026
0

Mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin Top Story me Grida Dumën është ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Gjatë intervistës...

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

nga 27
21:30 | 14/05/2026
0

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nga arrest shtëpie në...

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

nga 27
21:20 | 14/05/2026
0

Mirlinda Karçanaj: Nuk kam zgjedhur të hesht po e kam pasur të pamundër të flas. Jam gjendur në një botë befas...

Para
Drejtori i Urgjencës: Një maskë e skaduar nuk të dëmton, por ul cilësinë e funksionit që ka

Shefi i Urgjencës i infektuar me COVID-19: Gati për të rifilluar betejën me këtë armik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –

22:42 | 14/05/2026
Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

22:20 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:30 | 14/05/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –

21:20 | 14/05/2026
Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –

21:02 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –
  • Tenderat i ka bërë zëvendësi im –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Vendimi i Gjykatës së Lartë më lehtësoi, mora frymë lirisht! –
  • Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë/ KQZ certifikon 3 koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte politike –
  • Aksident në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, lëndohet 3 persona –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ja ku ndahen PS dhe PD/ Afrohen për ligjet e integrimit, por jo për “procedurën e përshpejtuar” –
  • Tenderat i ka bërë zëvendësi im –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com