Kukan dhe Fleckenstein kundër bojkotit të Parlamentit nga opozita – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kukan dhe Fleckenstein kundër bojkotit të Parlamentit nga opozita

11:36 | 12/04/2017
në Shqiperi
0

Situata e rënduar politike në Shqipëri, do të ndikojë negativisht në ekonominë e vendit, investimet e huaja dhe aftësinë për të tërhequr fondet e BE-së, deklarojnë eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein. Gjatë takimeve me një grup gazetarësh nga Shqipëria në Bruksel, Fleckenstein tha se situata politike mbetet shumë e vështirë dhe kjo do të japë ndikimin e vet në ekonomi.

Duke u ndalur te reforma në drejtësi, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian tha se ajo është tejet e rëndësishme për vendin, por edhe për investitorët, sepse ata kanë nevojë që të besojnë te zbatimi i ligjit dhe nëse nuk kanë këtë garanci investimet do të shtyhen.

“Nuk mund të them që kushdo do të rrijë në shtëpi dhe nuk do të ketë investime në Shqipëri. Po, sa më shumë të zgjasë reforma, aq më shumë do të ketë hezitime”, tha ai.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Fleckenstein thotë se sipas informacioneve që ai ka marrë për afatet ligjore, ka mësuar që duke mos pasur zgjedhje vendi mund të mbetet pa president, pa parlament, pa qeveri.

“Nuk e di sa keq do të shkojë, por në një vend që në një të ardhme të afër rrezikon të mos ketë parlament, president, qeveri, gjërat nuk pritet të shkojnë mirë. Kjo situatë ndikon negativisht në ekonomi dhe besimin e investitorëve”, tha ai.

Edhe eurodeputeti Eduard Kukan shprehu shqetësimin për situatën aktuale politike dhe mënyrën se si mund të shkojnë ngjarjet. Ai shton se situata politike po ndikon ekonominë. “Ka një lidhje direkte mes situatës politike në vend, asaj ndërkombëtare dhe tërheqjes së fondeve nga Europa. Sa më pozitive situata, aq më shumë fonde mund të tërheqësh”. Ai shtoi se deri tani, Shqipëria nuk ka ecur keq ekonomikisht.

Kukan dhe Fleckenstein u shprehën kundër bojkotit të Parlamentit nga opozita dhe pohojnë se e vetmja gjë pozitive është që të ketë dialog politik. “Kur palët takohen mund të diskutojnë gjithçka. Çdo gjuhë dramatike nuk e ndihmon situatën”, thotë Kukan. Edhe Fleckenstein thotë që liderët duhet të flasin me njëri-tjetrin. Të dy europarlamentarët kanë bërë thirrje, që politika të mos marrë peng vendin./ATA/

Etiketa: Eduard Kukanekonomia e venditKnut Fleckensteinkriza politikeopozitaParlamenti

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Sot mblidhet Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme për vetting-un

Meta letër partive: Më 18 prill seancë e jashtëzakonshme për vetting-un

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

19:12 | 23/04/2026
Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

18:34 | 23/04/2026
Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

18:32 | 23/04/2026
Gjykata e Lartë vulos çështjen Goro, nuk pranohet kërkesa për pafajësi –

Gjykata e Lartë vulos çështjen Goro, nuk pranohet kërkesa për pafajësi –

18:22 | 23/04/2026
Ambasada Amerikane në Tiranë njofton shtrëngimin e masave për dhënien e vizave: Preken ata që… –

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton shtrëngimin e masave për dhënien e vizave: Preken ata që… –

18:00 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –
  • Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –
  • Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –
  • Gjykata e Lartë vulos çështjen Goro, nuk pranohet kërkesa për pafajësi –
  • Ambasada Amerikane në Tiranë njofton shtrëngimin e masave për dhënien e vizave: Preken ata që… –
  • Ambasada Amerikane në Tiranë njofton shtrëngimin e masave për dhënien e vizave: Preken ata që… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –
  • Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com