Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kujtesa mund të kthehet në totalitare

Nga 27.al 0

Mendime rreth kujtesës dhe historisë
Meqë këto ditë po flasim shumë përhistorinë

Nga dom Gjergj Meta

Kujtesa dhe historia nuk janë e njëjta gjë.
Ne kujtojmë, por kemi vështirësi të bëjmë histori.

Kujtesa, duke qenë subjektive, edhe kur është prodhim i një grupi, nuk do të thotë se është e bashkëndarë nga të gjithë.

Kujtesa mund të kthehet në totalitare e të ndikojë historinë, ta shtrembërojë, zgjerojë apo fryjë atë sipas oreksit apo pasionit politik e ideologjik të momentit. Kujtesa edhe trashëgohet në formë narracioni e i shtohen apo i hiqen asaj elementë çdo herë sipas pëlqimit personal. Por, kjo nuk e bën kujtesën histori.

Ditaret personale, dëshmitë e jetuara janë një material, ndër të shumtat, që një historian merr në dorë dhe me objektivitet e kritere historiografike i përpunon për të na dhënë një rezultat sa më korrekt e koherent me faktet.
Historia është objektive e ajo kërkon kompetencë dhe distancë kohore që të shkruhet.

Prandaj, mendoj (dhe është mendim subjektiv) se sot në Shqipëri ende nuk mund të flitet tout court për histori të LANÇ-it dhe raportit të regjimit komunist me këtë luftë.

Derisa ajo luftë dhe ato dëshmorë të trajtohen si pronë e komunizmit kriminal shqiptar nuk do të ketë histori.

Ky është një problem shqiptar e mund të them edhe një çështje ballkanike.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej