“Ku është fshehur drejtori i QSUT-së?”, eksperti i ISHP: Janë me dhjetëra mjekë e infermierë të infektuar në QSUT – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ku është fshehur drejtori i QSUT-së?”, eksperti i ISHP: Janë me dhjetëra mjekë e infermierë të infektuar në QSUT

16:34 | 08/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Eksperti i Shëndetit Pubik, Erion Dasho, bën kritika të forta për mënyrën si është menaxhuar situata e koronavirusit në QSUT, ku ka pas shumë staf mjekësor të infektuar.

Përmes një mesazhi në , eksperti Dasho thekson se QSUT u kthye në vatrën më të madhe të transmetimit të COVID në vend, ndërsa jep alarmin se “Janë me dhjetëra mjekët dhe infermierët e infektuar dhe mjeku i parë që humbi jetën nga COVID ishte një profesor i njohur i QSUT”.

Mesazhi i ekspertit Erion Dasho:

Read more

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro” –

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro” –

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions –

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions –

COVID-I DHE MANAXHERËT: KU ËSHTË FSHEHUR DREJTORI I QSUT-SË?!

Prej kohësh ka nisur debati në se shëndetësinë duhet ta manaxhojnë mjekët apo manaxherët. Argumenti kryesor PRO mjekëve është njohja pothuajse ekskluzive e proceseve komplekse të “prodhimit” të kujdesit shëndetësor.

Argumenti kryesor PRO menaxherëve është, çuditërisht, shumë i ngjashëm. Kompleksiteti i të njëjtave procese jepet si argument që mjekët duhen lënë të lirë të merren me pjesën mjeksore, duke përfshirë ekonomistë, juristë, etj. në menaxhimin e pjesës jo-mjeksore. Debati vazhdon.

SHQIPËRIA E KOHËS SË COVID PO JEP NJË ARGUMENT TË FORTË NË FAVOR TË MANAXHERIT MJEK OSE, TË PAKTËN, MENAXHERIT JO-MJEK POR ME NJOHURI TË THELLA DHE SOLIDE MJEKSORE.

QSUT është institucioni kryesor, apo si e kam quajtur në statuse dhe intervista, flamurmbajtësi i sistemit tonë shëndetësor. Për këtë arsye, QSUT pritej të ishte:

1. Vendi më i sigurt lidhur me COVID sepse shërben si pika e referimit për gjithë sistemin tonë shëndetësor.

2. Burimi i protokolleve dhe trajnimeve për gjithë pjesën tjetër të sistemit.

3. Modeli për riorientimin e spitaleve dhe gjithë institucioneve të tjera shëndetësore në epokën COVID.

Jo vetëm që këto nuk ndodhën, por QSUT u kthye në vatrën më të madhe të transmetimit të COVID në vend. Ndonëse nuk janë bërë publike të dhëna të detajuara, media ka raportuar se shumë nga vatrat e COVID gjatë fundit të muajit maj dhe në vazhdim u ndezën pikërisht nga pacientë apo pjestarë të personelit të QSUT-së. Janë me dhjetëra mjekët dhe infermierët e infektuar dhe mjeku i parë që humbi jetën nga COVID ishte një profesor i njohur i QSUT.

NË QSUT KANË DËSHTUAR POTHUAJSE TË GJITHË KOMPONENTËT MJEKSORË APO JO-MJEKSORË TË PËRGJIGJES NDAJ NJË EPIDEMIE.

Nga ana klinike nuk funksionojnë protokollet e parandalimit dhe trajtimit (të cilat edhe në se ekzistojnë nuk janë bërë publikë), auditi klinik i rasteve dhe vdekjeve, depistimi i pacientit para pranimit, testimi para ndërhyrjeve të caktuara, diskutimi publik i shembujve pozitivë (për t’u përdorur si case study mësimorë), përhapja e përvojës së parandalimit që zbatohet në Spitalin Infektiv edhe në spitalet apo shërbimet e tjerë, etj.

Nga ana e shërbimeve mbështetëse ka dështuar disiplina e rrjedhave të pacientëve, stafit dhe furnizimeve, parandalimi i infeksioneve spitalore (si në elementët infrastrukturorë, ashtu edhe sanitarë), zinxhirët logjistikë, shërbimet e hotelerisë (një nga pacientët e shëruar, figurë publike, vlerësonte trajtimin human, por theksonte deri mungesën e ushqimit të mjaftueshëm dhe sapunit në tualete), etj.

Ndërkohë ekipi drejtues dhe vetë drejtori i QSUT-së (i njohur si menaxher në struktura mediatike dhe me studime bazë në shkencat muzikore) nuk janë parë në asnjë prononcim ku të analizohen dështimet dhe të tregohen rrugët që do të ndiqen për përmirësimin e situatës.

QSUT-SË NUK I MUNGOJNË PROFESIONISTËT, NJOHURITË, PAJISJET, FONDET PËR TË RIORIENTUAR INFRASTRUKTURËN DHE AS ATO PËR TË BLERË PAJISJE MBROJTËSE PËR STAFIN NË SASI DHE CILËSINË E DUKUR!

PROBLEMI KRYESOR NË QSUT GJATË GJITHË KËSAJ PERIUDHE KA QËNË DREJTIMI DHE MENAXHIMI I MUNGUAR OSE I GABUAR!

A KA GJASA QË DIKUSH TË MARRË FRENAT E SITUATËS DHE LIDERSHIPIT NË QSUT PËR TA RIKTHYER KËTË INSTITUCION NË ROLIN QË I TAKON?!

Etiketa: COVID-19Eksperti i Shëndetit PubikErion DashoQSUT

Të Lidhura

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro” –

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro” –

nga 27
23:13 | 24/02/2026
0

Interi katranos gjithçka në ndeshjen e kthimit ndaj Bodo Glimt në “San Siro”, teksa u mposht me rezultatin 1 me...

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro” –

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro” –

nga 27
23:05 | 24/02/2026
0

Interi katranos gjithçka në ndeshjen e kthimit ndaj Bodo Glimt në “San Siro”, teksa u mposht me rezultatin 1 me...

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions –

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions –

nga 27
22:39 | 24/02/2026
0

Atletiko Madrid mposhti Klub Bryzh me rezultatin 4-1. Ishte dopieta e Sorlot dhe Kardozos, që kaluan madrilenët në fazën 1/8...

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions –

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions –

nga 27
22:37 | 24/02/2026
0

Atletiko Madrid mposhti Klub Bryzh me rezultatin 4-1. Ishte dopieta e Sorlot dhe Kardozos, që kaluan madrilenët në fazën 1/8...

Para
Fiqiri Llagami dhe rrena komuniste për “tironcit me nallone”

Fiqiri Llagami dhe rrena komuniste për “tironcit me nallone”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro” –

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro” –

23:13 | 24/02/2026
U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro” –

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro” –

23:05 | 24/02/2026
Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions –

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions –

22:39 | 24/02/2026
Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions –

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions –

22:37 | 24/02/2026
Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai –

Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai –

20:49 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro” –
  • U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro” –
  • Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions –
  • Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions –
  • Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai –
  • Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro” –
  • U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com