Nga Petrit Vasili
Kryeministri që 1 vit më parë në çdo 5 fjalë thoshte 6 herë komisionin e Venecias e hedh poshtë dhe e shkel gjithçka.
Komisionin e Venecias e thoshin pafundësisht edhe ambasadorët.
Komisionin Venecias e thoshte edhe Euralius.
Sot kryeministri i drogës e shkel komisionin e Venecias ditën për diell që të rrëmbejë prokurorin dhe të mbuloje inkriminimin.
Pse e pranojnë ambasadorët, po Euraliusi? Mirë kryeministri po këta të fundit ç’hall kanë?
Për t’ua freskuar memorien këtyre të fundit ja ç”thoshte Komisioni Venecias për Prokurorin e Pergjithshem:
“Është e dëshirueshme që këto emërime të rëndësishme të kenë një shkallë të gjerë konsensusi dhe pa kompromentuar cilësitë e kandidatit të suksesshëm”.
“Përfshirja e KLP-së në procesin e emërimit përbën një garanci për përjashtimin e emërimeve tërësisht politike të Prokurorit të Përgjithshëm”