Kryeministri Rama duhet ta shkarkojnë Bushatin për pazotësi diplomatike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri Rama duhet ta shkarkojnë Bushatin për pazotësi diplomatike

14:00 | 16/11/2017
në Opinion
0

Nga Arben Llalla

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duhet ta shkarkojë ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushatin për pa aftësi në bisedimet diplomatike. Marrëdhëniet greko-shqiptare pas dhjetëra takimesh midis Nikos Kotzias e Ditmir Bushatin nuk kanë njohur asnjë përparim, por më shumë kanë treguar se sa herë që takohen këta të dy forcohen marrëdhëniet njerëzore personale, ku jetësohet droja për rrjedhje informacioni të sekreteve diplomatike nga ana e Bushatit. Ministri i Greqisë Kotzias, i cili është një profesor në marrëdhëniet diplomatike ka shprehur dëshirën dhe për ndërrimin e emrit të ministrit tonë nga Ditmir në Dhimitris. Kjo është njëra nga metodat e njohura greke për tjetërsimin e emrave të shqiptarëve, por edhe të matjes së pulsit njerëzor të karakterit të dobët apo të fortë. Dhënia e aeroplanit të qeverisë së Greqisë për Ditmir Bushatin për të ardhur në Tiranë tregon aspektin e servilizmit nga ana e përfaqësuesve tanë në takimin e Kretës.

Rama nuk dihet nëse vetë do të kishte pranuar të vinte me aeroplanin e qeverisë së Greqisë, nëse do të ishte në vendin e Bushatit. Në Kretë Ditmir Bushati ishte me ekipin e tij për bisedime të rëndësishme, por nga fotografitë e siguruara nga paparacët grekë tregohet se ditët e shtunë-dielë, ata kanë qenë në shëtitje turistike, duke ja hedhur valles, kanë marrë një sini me dhurata dhe si i thinë fjalës kanë bërë një dorë qejf. I gjithë opinioni shqiptar dhe grek, teksa ishte i fokusuar se diçka po bisedohet për mirë midis dy vendeve, zbuloi që Bushati me Dralon ja kishin nisur eskursionit turistik mbi tokë e nën tokë, ndërsa Nikos Kotzias me ekipin e tij enigmatik punon nëpër zyra dosjet që do t’ua dorëzonte palës shqiptare. Këto gjëra që duken të vogla, në aspektin e gjuhës diplomatike dhe kursit të diplomacisë së plepave na çojnë të mendojmë që Ditmir Bushati ka rënë pre e ndjenjave të sinqerta njerëzore, pra ai është i dobët si diplomat.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ditën e shtunë në Kretë ndodhi një tragjedi në një familje shqiptare, ku një greke narkomane vrau me thikë një emigrant shqiptar dhe vetëm 25 kilometra larg vendngjarjes ndodhej Bushati me shuprën e tij. Por, ministri turistik nuk e pa të arsyeshme të shkonte pranë familjes së emigrantit që i ndodhi gjëma. Sipas nenit 8 të Kushtetutës përcaktohet qartë përkujdesja e shtetit shqiptar për njerëzit me kombësi shqiptare që jetojnë jashtë vendit.

Prandaj, nuk do të ishte ndonjë tragjedi kushedi se çhë që Rama në kohën e duhur ta detyrojë delfinin e tij të japë dorëheqjen si ministër i jashtëm. Tek e fundit Ministria e Jashtme nuk duhet të jetë vendpune apo për bursa falas për fëmijët e diplomatëve tanë, qoftë edhe për vetë ministrin. Rama nuk duhet të harrojë që një fjalë e urtë popullore thotë: “Pula duhet t’i ruajë zoçkat pa ia kapur skifteri, se nëse ja kap as puplat nuk do t’ua gjej më”.

Etiketa: arben llallaArtemis Dralodiplomacia e plepaveDitmir Bushatikryeministri RamaKryeministri Rama duhet ta shkarkojnë Bushatin për pazotësi diplomatikepazotësishpurë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Integrimi në BE/ Bushati: Presim që 2018 të jetë vit vendimtar

Integrimi në BE/ Bushati: Presim që 2018 të jetë vit vendimtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com