Një djalë i maskuar si Rama ndërsa interviston të interesuar për postin e Minsitrit të Brendshëm, është një nga format protestuese të opozitës.
“Kryeministri” para gardhit policor tek kryeministria duke marrë intervista pune për Ministër të Brendshëm. Qytetarët ironizuan situatën me Ministrin e Brendshëm të përfshirë në mbrojtjen e vëllait tradikant droge, duke hapur portalin Kryeministri.com. Me urdhër të paligjshëm nga AKEP u tentua bllokimi i portalit nëpërmjet kompanive të internetit. Një veprim që tregon frymën autoritariste të qeverisjes së Edi Ramës kundër fjalës së lirë, kundër interesit publik”, shkruan PD.