Kryeministri online dhe Narcisi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri online dhe Narcisi

15:00 | 23/02/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Vladiku, një artist i famshëm i humorit rus, para se të ikte përfundimisht nga Rusia i shkroi një letër Presidentit Putin ku i kërkoi të jepte dorëheqeje. Ndërmjet të tjerave ai i shkruante:
“Është koha për të shpëtuar miliona njerëz nga kjo shtirje e pushtetit. Çfarë roli mund të ketë në këtë vend për një artist performues humori kur për të parë një skeç arti grotesk mjafton të shohësh lajmet në televizor?”
Vladiku ishte mundur nga lajmet.”
Pas kësaj letre Vladiku e braktisi mëmëdheun. Të vetmen herë që ai foli seriozisht shoqëria u gajasA.

Këtë fragment e kam lexuar në librin “Asgjë nuk është e vërtetë, gjithçka është e mundur” e autorit Peter Pomerantsev. Libri në fjalë është një skaner i shoqërisë ruse, jo vetëm të sotme por sidomos asaj të sotme. Në qendër të librit është pushteti absolut i Presidentit Putin, kthimi i shoqërisë ruse në shoqëri të spektaklit që dominohej nga lotët, emocionet, spiritualizmi, humori dhe magjistarët e ekranit, një propagandë dinake për të mbajtur popullin sa më larg politikës dhe squllur nervin e protestës.
Presidenti dirigjonte gjithçka përmes kryeteknologut politik të Rusisë, asistentit të tij personal për 20 vjet, Vladislav Surkov. Surkovi kontrollonte agjendën televizive, lajmet, spektaklet, komentin politik, ishte ai që formonte partitë politike dhe caktonte opozitën dhe disidencën.
Surkovi ishte i pari që futi në ligjërimin politik konceptet “këndvështrim rus” i realitetit si opsion ndaj realiteti objektiv si dhe “demokraci sovrane” si opsion rus i demokracisë: “Modeli ynë rus i demokracisë quhet demokracia sovrane”.
Kontrolli mediatik është i plotë dhe i gjithpranuar. Drejtuesit e mediave dhe producentët e programeve paguheshin mjaftueshëm për të realizuar ato programe që mallëngjenin, mahnisnin ose gajasnin njerëzit. Të gjitha palët ishin të kënaqur. Rusi i sotëm është një zgjatim i rusit të djeshëm sovjetik, një qenie e dyzuar mes korrektësisë politike të paradites dhe cinizmit disident të pasdites.
Pavarësisht shumë paraleleve që ndokush mund të gjejë mes “demokracisë sovrane ruse dhe kësaj demokracisë sonë jo edhe aq sovrane, mua më duket se ne jemi rast “sui generis”.
“Demokracia sovrane” e Surkovit do të mbeste gojëhapur përpara Kryeministrit tonë marifetçi!
Surkovit kurrë nuk do t’i shkonte në mendje fjala vjen që të themelonte televizionin VPTV (Vladimir Putin Televizion). Ose edhe mund ta bënte por sigurisht do ta quante Presidenti TV përderisa aty do të pasqyrojë aktivitetin ditor të Presidentit.
Edi Rama dhe Kryeministri i Shqipërisë janë dy entitete qartësisht të ndara. Edi Rama është një njeri me biografi të caktuar që për momentitn ka edhe pozitën e Kryeministrit ndërsa Kryeministri i Shqipërisë është institucioni më i lartë i qeverisë. Nëse do të ndërtosh një media për të promovuar agjendën qeveritare duhet ta bësh me emrin zyrtar të Institucionit dhe ai emër e ajo media i takojnë Kryeministrit pasardhës. Siç ua dorëzon dhuratat zyrtare (një gjest për tu përshëndetur) Kryeministrave pasardhës, ashtu u duhen dorëzuar edhe mediat që u bënë të famshme për arsye të qenies Kryeministër.
Edi Rama nuk ka asnjë të drejtë që audiencën e fituar nga qenia Kryeministër apo Kryetar i Partisë, ta marrë me vete, në Surrel, ditën që nuk do të jetë një më në ato funksione. Ngatërrimi i emrit të Kryeministrit me postin e tij është një ngatërresë e qëllimtë, djallëzore, për të përfituar në të ardhmen, është një konflikt i pastër interesi. Të kesh një dritare komunikimi me 1.3 milionë ndjekës, me emër personal, të krijuar nga nevojat e njerëzve për informacion qeveritar, kjo do ta bënte me turp edhe Surkovin.
ERTV është thelbi djallëzor i propagandës së Ramës. Ndërtimi i një mediumi qeveritar, në të cilin ai del sa herë t’i teket për komunikim, është uzurpimi më i madh dhe i hapur që i është bërë ndonjëherë hapësirës publike të komunikimit.
Kryeministri i Shqipërisë rri çdo ditë, me orë të tëra, në faqen private të qytetarit Edi Rama me intervista online me gazetarë. Të gjitha mediat marrin sinjalin e transmetimit publik nga media private e qytetarit Edi Rama. Jo vetëm kaq. Statuset informative, publike, të Kryeministrit publikohen në faqen e qytetarit Edi Rama dhe po aty ndodh një debat i vazhdueshëm mes qytetarëve të Shqipërisë dhe Kryeministrit të tyre. Surkovit nuk mund t’i shkojë ndër mend që Kryeministri mundet të bëjë gallatë me qytetarë në Fb gjithë ditën e media të pasqyrojë me detaje këtë debat.
Faza tjetër që pritet të ndodhë është: Qytetari Edi Rama, me petkun e përkohshëm të Kryeministrit, të hyjë në profilet individuale të shtetasve dhe t’i demaskojë! Tu shkruajë replika tallëse, të nxisë ndjekësit e tij të raportojnë profilin, t’i bulizojë…. Mediat të pasqyrojnë konfliktin, gallatën, batutat. Nuk mendoj se do të jetë e largët dita kur të ndodhë. Televizionet informative ta pasqyrojnë “live” gallatën ndërsa ato gjeneraliste të na e risjellin në formën e spektakleve të humorit.
Te ne Vladiku është Kryeministër.
Ne qeverisemi nga Facebook-u. Kryeministri ynë ka të paktën që nga Shtatori që mban takime të gjata, monotone, të përditshme me gazetarë, viziton fatkeqë të dëmtuar nga tërmeti, mbikëqyr vaksinimet, rindërtimin, spitalet, del në aeroport e pret vaksinat, na merr në telefon orë e pa orë për të larë duart, na paralajmëron për fatin e madh që kemi ne që kemi atë në krye… Të gjitha mediat i transmetojnë “live” deliret e tij prej babai të kombit. Dritarja e tij ERTV quhet si “Breaking News”, nuk ka televizor që e braktis. Ky është qerthulli ku janë futur ca nga qejfi e ca nga halli të gjithë kryeredaktorët e lajmeve televizive.
E ky është edhe kurthi ku do të zihet Edi Rama. Si Narcisi u mbyt në pusin ku po shihte pasqyrimin, i mahnitur nga bukuria e tij edhe fundi i Ramës do të jetë nga pangopësia mediatike dhe deliri propagandistik.

Read more

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –

3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –

Etiketa: edi ramaErmal MulosmaniertvNarcisi

Të Lidhura

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

nga 27
09:35 | 23/04/2026
0

Çmimet e naftës u rritën këtë të enjte, pas raportimeve për sulme ndaj tre anijeve në Ngushticën e Hormuzit, që...

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –

nga 27
08:57 | 23/04/2026
0

Me anë të një pakete të re investimesh, kryesisht në infrastrukturën rrugore, qeveria shqiptare po planifikon të shpenzojë 100 milionë...

3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –

3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –

nga 27
08:35 | 23/04/2026
0

Institucionet publike në Shqipëri shpenzuan rreth 377.6 milionë lekë, ose afërsisht 3.8 milionë euro, për bileta të transportit ajror ndërkombëtar...

PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës –

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –

nga 27
08:15 | 23/04/2026
0

Kuvendi mblidhet këtë të enjte, 23 prill në seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00, me një...

Para
Këshilla për të moshuarit në kohën e COVID

Haberet e Boratit: Karagjozllëqe që duhet të marrin fund!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –

09:35 | 23/04/2026
“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –

08:57 | 23/04/2026
3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –

3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –

08:35 | 23/04/2026
PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës –

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –

08:15 | 23/04/2026
Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

08:07 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –
  • “Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –
  • 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025 –
  • Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –
  • Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –
  • Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale –
  • “Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com