Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte do të zhvillojë një vizitë ditën e sotme në Tiranë.
Sipas axhendës, në orën 15.30, Conte do të takohet me Kryeministrin Edi Rama në Pallatin e Brigadave dhe më pas, në orën 16:30, do të japë bashkë me të një konferencë për shtyp.
Në orën 17.30, Conte do të pritet në Presidencë nga kreu i shtetit Ilir Meta.
Nga qeveria italiane nuk jepet arsyeja e kësaj vizite, por ajo ndodh dy ditë para marrjes së vendimit nga Bashkimi Evropian për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.