Nga Petrit Vasili
Skandalin e 2 miliardë Eurove, që rrezikon të paguajë Shqipria si pasojë e humbjes së gjyqeve për kontratat e prishura në mënyrë arbitrare nga qeveria, kryeministri e ka prej muajsh në tavolinë dhe qëllimisht s’ka lëvizur as gishtin.
Ky gënjeshtar profesionist e mohon dhe nuk e pranon të vërtetën, që është në dritën e diellit.
Këtë skandal monstruoz e kam denocuar kohë me parë, pa qenë fare në opozitë, por si ministër i drejtësisë në atë kohë ja kam përcjellë me shkrim me shkresë me
Nr.Prot: 2357/1 datë: 10.04.2017, këtë shqetësim shumë të rëndë, që mu bë prezent nga Avokati i Shtetit me shkresën e saj me Nr.prot 43/23 datë 06.04.2017.
Këto janë faktet, që nuk i luan as topi dhe ky mashtrues ordiner, që kemi kryeministër le të guxoje të thotë të kundërtën. Avokatja e Shtetit, që ka kryer detyrën e saj nuk është emëruar nga unë, por nga vetë ai. Ndaj kryeministri mashtrues ta mbajë këtë përgjegjësi dhe boll ju përvodh fajit të pashmangshëm. Ai është përgjegjësi i vetëm dhe ai vetë do përgjigjet.
Shumë pak kohë i ka mbetur…