Kryemadhi: “Rama-krim, korrupsion trinom i së keqes” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi: “Rama-krim, korrupsion trinom i së keqes”

11:39 | 13/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me vendimin e Holandës për të ngelur për në vjeshtë Shqipërinë, në procesin e integrimit, duke i hapur dritën jeshile vetëm Maqedonisë së Veriut.

Përmes një statusi të gjatë në facebook, Kryemadhi shkruan se trinomi Edi Rama, krimi i organizuar dhe korrupsioni tashmë nuk mbajnë peng vetëm kumbarin dhe Partinë Socialiste.

Postimi i plotë:

Read more

Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë –

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti –

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti –

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet) –

Hollanda dje i dha fund shpresës për çeljen e negociatave këtë qershor, duke shpjeguar qartë arsyet kryesore të këtij vendimi.

Parlamenti hollandez na vuri para një pasqyre ku ne duhet të shohim veten, qeverinë dhe realitetin në të cilin jetojmë. Votimi i mbrëmshëm ishte një shuplakë e fortë për qeverinë e krimit të organizuar, manipulimit zgjedhor, mashtrimit, korrupsionit dhe gënjeshtrës.

Mbrëmë Parlamenti hollandez e tha qartë të vërtetën e moshapjes së negociatave, dy armiqtë e shqiptarëve janë krimi i organizuar dhe korrupsioni i frikshëm, të cilët për fat të keq të shqiptarëve janë miqtë më të ngushtë të qeverisë së Rilindjes. Bashkë me to vjedh zgjedhjet dhe së bashku grabisin pronat dhe taksat e shqiptarëve. Parlamentarët hollandezë shkuan edhe më tej duke i treguar burokracisë europiane se nuk mund të tallen as me parlamentet e vendeve anëtare të BE dhe as me shqiptarët. Problemet madhore me të cilat po ndeshet Shqipëria nuk mund të fshihen as me gafa dhe as me të puthura të zgjatura midis burrash.

Lajmi shumë i keq për Shqipërinë është se tashmë u nda edhe nga grupi i Maqedonisë së Veriut, për të cilën Holanda dha dritën jeshile për të vazhduar më tej në rrugën e integrimit evropian.
Ky votim i Parlamentit hollandez, tregon qartë që nuk ka euroskeptikë për zgjerimin, por shtete që e meritojnë dhe ata që nuk e meritojnë. Procesi i integrimit është proces meritash në reforma dhe jo i demagogjisë dhe mashtrimit.
Sot jemi të fundit realisht në proceset e integrimit. Dhe për këtë fajtorët janë krimi i organizuar dhe korrupsioni, të cilët kanë kumbar të tyre Edi Ramën.
Qesharake të mendosh, se vetëm pak javë më parë, nga Hollanda delegacionet e Kuvendit gjysmak dhe atyre të ministrave “të zotë” rigënjyen shqiptarët tashmë nga ekranet e televizioneve që kishin me vete se Hollanda do të hapë negociatat. Mashtrues të paskrupullt dhe qesharakë deri në dhimbje. Kush do mbajë përgjegjësi për mashtrimin publik të shqiptarëve?!
Ata harrojnë se integrimi europian nuk është lobim dhe as shitje e produktit të skaduar.
Integrimi do të thotë standarde, mirëqeverisje, mirëqenie për qytetarët. Seriozitet dhe besueshmëri me partnerët. Kjo është ajo ç’ka mungon sot dhe është për të ardhur keq që kanë kaluar 3 vite që qeveria i shet negociatat si të çelura dhe çdo vit ne presim me padurim hapjen e një kapitulli historik për vendin.

Trinomi Edi Rama, krimi i organizuar dhe korrupsioni tashmë nuk mbajnë peng vetëm kumbarin dhe Partinë Socialiste, por në radhë të parë Shqipërinë dhe ëndrrën europiane të të gjithë shqiptarëve.

Ndaj përballë këtij trinomi të së keqes, nuk duhet të bëjmë asnjë hap pas!
Të gjithë bashkë në betejën tonë për të çliruar të ardhmen e shqiptarëve nga vargojntë e krimit të organizuar dhe korrupsionit të pafre të Rilindjes!

 

Etiketa: “Maqedonia e VeriutholandeKryetarja e LSI-sëMonika Kryemadhiprocesi i integrimitShqiperivendimi i Holandës

Të Lidhura

Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë –

Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë –

nga 27
11:28 | 25/02/2026
0

Rruga e shembur në Librazhd po shton koston për qytetarët e Korçes. Çmimi i biletës së autobusit është rritur për...

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti –

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti –

nga 27
11:24 | 25/02/2026
0

Kinematografia shqiptare ka humbur një nga figurat e saj më të njohura, aktorin Zhani Ziçishti, i cili u nda nga...

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti –

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti –

nga 27
11:04 | 25/02/2026
0

Kinematografia shqiptare ka humbur një nga figurat e saj më të njohura, aktorin Zhani Ziçishti, i cili u nda nga...

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet) –

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet) –

nga 27
10:56 | 25/02/2026
0

Champions League mbrëmjen e sotme do të luajë 4 duele të tjera të “zjarrta”, të cilat marrin padiskutim vëmendjen e...

Para
Rama flet në Parlament: Po më faturohen mua “zgjedhjet pa kundërshtarë” (Live)

Rama flet në Parlament: Po më faturohen mua "zgjedhjet pa kundërshtarë" (Live)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë –

Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë –

11:28 | 25/02/2026
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti –

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti –

11:24 | 25/02/2026
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti –

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti –

11:04 | 25/02/2026
Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet) –

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet) –

10:56 | 25/02/2026
Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën –

Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën –

10:40 | 25/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë –
  • Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti –
  • Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti –
  • Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet) –
  • Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën –
  • Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shembja e rrugës, rritet me 300 lek çmimi i biletës për udhëtarët e linjës Korçë-Tiranë –
  • Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com