Kryemadhi: Fermerët japin 24% të prodhimit kombëtar, paratë shkojnë për Kooperativën e krokodilëve të qeverisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi: Fermerët japin 24% të prodhimit kombëtar, paratë shkojnë për Kooperativën e krokodilëve të qeverisë

15:37 | 30/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shpreh mbështetjen e plotë për fermerët, një pjesë e të cilëve protestuan sot në Lushnje duke paraqitur edhe kërkesat e tyre për qeverinë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kryemadhi shkruan se pesë kërkesat e tyre janë minimale dhe bën një analizë të hollësishme të gjendjes së fermerëve, për prodhimin e tyre dhe mungesën e subvencioneve nga shteti.

Ajo deklaron se fermerët japin 24% të prodhimit kombëtar, por paratë shkojnë për “Kooperativën e Krokodilëve të Qeverisë dhe Oligarkëve”.

Read more

AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

Gjykata e Lartë vulos çështjen Goro, nuk pranohet kërkesa për pafajësi –

PESË KËRKESAT E FERMERËVE DHE KOOPERATIVA E KROKODILAVE

Sot fermerët u mblodhën për herë të tretë, brenda pak javësh, në protestë për të drejtat e tyre. Protestat dhe kërkesat e tyre kanë mbështetjen e plotë, timen dhe të LSI.

PSE PROTESTOJNË FERMERËT?

Pesë kërkesat e fermerëve janë minimale. Unë po i rendis një e nga një ato, për t’ua bërë të njohura çdo shqiptari. Censura qeveritare dhe manipulimi me të vërtetën rreth kërkesave të fermerëve ka qenë prioriteti i vetëm i makinës dezinformuese dhe përçarëse mes shqiptarëve, që ka për shofer dhe timonier Edi Ramën.

1: Fermerët shqiptarë kërkojnë subvencion sipas prodhimit. Metodë që e ndjekin të gjithë vendet fqinje, të cilët janë edhe konkurrentet direkt të fermerëve tanë.

2: Vlerësim dhe kompensim financiar me çmim dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqësi të mëdha natyrore dhe për stokun e prodhimeve të shkaktuara nga çrregullimet e tregut. Kjo politikë ndiqet nga të gjithë fqinjët tanë për fermerët e tyre.

3: Barazimi i TVSH për produktet bujqësore, si në shitje ashtu edhe në blerje.

4: Drejtoritë e Bujqësisë dhe ministria, të mos jenë në shërbim të monopolistëve të importeve bujqësore dhe të imputeve, por të bëjnë punën e tyre sipas ligjit dhe t’i përgjigjen tatimpaguesve, që i paguajnë rrogën. Të bëjë analiza, kontrolle, monitorime për tokën, plehrat dhe farërat. Të ndërtojë një laborator të akredituar, që eksportet shqiptare të garantohen përballë sulmeve nga agjencitë e shteteve konkurrente.

5: Pika e fundit është një lutje ndaj qeverisë për të kryer detyrën e saj parësore. Të bëjë rregullime me ligj të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore.

PSE NUK PLOTËSOHEN KËRKESAT MINIMALE TË FERMERËVE?

Sot shqiptarët kanë një qeveri të ardhur në pushtet me votat e mbledhura nga presioni dhe intimidimi i votuesve nga krimi i organizuar dhe blerja me paratë e PPP të oligarkëve, ndaj ata janë kaq të papërgjegjshëm dhe arrogantë me fermerët, si edhe me çdo shqiptar që punon dhe jeton me djersën e tij.

Kjo qeveri udhëhiqet nga paaftësia, këtë e tregoi me dëmin që i solli eksporteve dhe prodhimeve bujqësore dhe blegtorale ulja e TVSH në masën 6%. Kjo masë solli uljen e eksporteve dhe rikthimin e balancës negative mes eksporteve dhe importeve. Para dy vitesh Shqipëria eksportonte prodhime bujqësore më shumë se importonte. Sot fermerët e kanë kuptuar që kanë të bëjnë me nje qeveri të paaftësh.

Qeveria e Rilindjes ka si inspirim grabitjen e më të dobtëve, nëpërkembjen, trajtimin e tyre si qytetarë të dorës së dytë dhe arrogancën kriminale ndaj kërkesave të tyre.

Heqja e TVSH për imputet bujqësore u shpall si iniciativë në mbrojtje e fermerëve. Nga kjo manovër propagantistike dolën të fituar vetëm qeveritarët hajdutë edhe monopolistët e importeve. Çmimi i imputeve nuk ul përkundrazi u rrit.

Sot janë ulur me shtatë herë subvencionet në bujqësi. Qeveria e krokodilave e ka mendjen tek PPP-të korruptive në miliarda euro dhe nuk arrin t’i japë fermerëve as vlerën e një “kilometri” rrugë,  që pa garë dhe me letra false i ndan me oligarkët hiena. Fermerët japin 24% të prodhimit kombëtar, por paratë shkojnë për “Kooperativën e Krokodilave të Qeverisë dhe Oligarkëve”.

Numri i gjedheve vetëm këto dy vite ka rënë me mbi 100 mijë kokë dhe i të imtave ka rënë me mbi 500 mijë kokë, ndërsa numri i autobotëve me qumësht nga Serbia është rritur në mënyrë eksponenciale, si dhe importet e produkteve bujqësore janë rikthyer frikshëm duke shkatërruar prodhimet shqiptare.

Kjo qeveri, me politikat e saj është antikombëtare, në thelb edhe në veprim.

Goditja e fermerëve dhe blegtorëve po i detyron ata të braktisin tokat dhe serrat. Me dhjetra shqiptarë të kthyer nga emigrimi për të punuar dhe investuar në tokën e tyre, po largohen sërish nga vendi më të zhgënjyer se kurrë.

Kjo qeveri dhe Edi Rama si inspirues i kësaj politike antikombëtare po asgjesojnë me vetëdije shtyllën kurrizore të kombit. Goditjet ndaj fermerëve dhe biznesit të vogël kanë për qëllim asgjesimin ekonomik të patriotëve dhe familjes shqiptare. Rilindasit, me këto praktika ekonomike po detyrojnë shqiptarët të braktisin vendin, që në vend të tyre të sjellin emigrantë nga Azia apo Afrika. Kësaj qeverie antikombëtare dhe oligarkëve që e komandojnë, ju duhen njerëz pa shtyllë kurrizore, pa gojë, pa krenari kombëtare, pa dashuri për Shqipërinë. Atyre ju duhen numra konsumatorësh dhe skllevër modernë.

Këmbët e trinomit që mban në pushtet Edi Ramën dhe oligarkët e tij janë: Paaftësia qeverisëse, grabitja e pasurive dhe taksave, si dhe veprimet e saja antikombëtare.

Në fund dua të ritheksoj edhe njëherë qëndrimin tim si kryetare e LSI, por edhe si qytetare e këtij vendi se mbështes fuqimisht kërkesat e fermerëve. Duke mbështur fermerët mbështesim Kombin, Familjen dhe Atdheun.

Sepse Shqipëria është shtëpia e çdo fermeri, blegtori, artizani dhe e çdo shqiptari, që do të jetojë në vendin e tij, me punë të ndershme.

Etiketa: edi ramafermeretKryetarja e LSI-sëLushnjeMonika Kryemadhiprotesta e Lushnje

Të Lidhura

AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

nga 27
19:12 | 23/04/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=_FI1a1Wk5Pw Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nuk do të lodhet më të zbardhë me stafin e tij sherret e deputetëve,...

Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

nga 27
18:34 | 23/04/2026
0

Gjykara e Larte prishi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-drejtorin e RTSH-se, Thoma Gellci, i dënuar për...

Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

nga 27
18:32 | 23/04/2026
0

Gjykara e Larte prishi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-drejtorin e RTSH-se, Thoma Gellci, i dënuar për...

Gjykata e Lartë vulos çështjen Goro, nuk pranohet kërkesa për pafajësi –

Gjykata e Lartë vulos çështjen Goro, nuk pranohet kërkesa për pafajësi –

nga 27
18:22 | 23/04/2026
0

Gjykata e Larte nuk ka pranuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili kundërshtonte vendimin e Apelit të...

Para
Ipeshkvi tregon jetën e njerëzve të braktisur: Reflektimi dhe reagimi është zero

Ipeshkvi tregon jetën e njerëzve të braktisur: Reflektimi dhe reagimi është zero

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

19:12 | 23/04/2026
Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

18:34 | 23/04/2026
Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

18:32 | 23/04/2026
Gjykata e Lartë vulos çështjen Goro, nuk pranohet kërkesa për pafajësi –

Gjykata e Lartë vulos çështjen Goro, nuk pranohet kërkesa për pafajësi –

18:22 | 23/04/2026
Ambasada Amerikane në Tiranë njofton shtrëngimin e masave për dhënien e vizave: Preken ata që… –

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton shtrëngimin e masave për dhënien e vizave: Preken ata që… –

18:00 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –
  • Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –
  • Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –
  • Gjykata e Lartë vulos çështjen Goro, nuk pranohet kërkesa për pafajësi –
  • Ambasada Amerikane në Tiranë njofton shtrëngimin e masave për dhënien e vizave: Preken ata që… –
  • Ambasada Amerikane në Tiranë njofton shtrëngimin e masave për dhënien e vizave: Preken ata që… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –
  • Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com