Ipeshkvi tregon jetën e njerëzve të braktisur: Reflektimi dhe reagimi është zero – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ipeshkvi tregon jetën e njerëzve të braktisur: Reflektimi dhe reagimi është zero

16:01 | 30/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ipeshkvi i Dioqezës së Rreshenit i ftuar në emisionin “Wake Up” në TCH, foli për problemet e mëdha sociale të banorëve të Mirditës dhe Matit, për shpopullimin, për protesta për HEC-et por tregoi edhe episode të jetës së tij të përditshme në provincë.

Gjithashtu dom Gjergji (siç ka dëshirë ta quajmë) u pyet edhe për tolerancën fetare, ku theksoi se toleranca fetare nuk është e ndarë nga ajo që jemi në prgjithësi. Pra a jemi ne njerëz tolerantë? Ai tha se toleranca mungon jo vetëm tek individët por edhe tek politikëbërësit. “Edhe për negociatat mendoj se nuk u hapën për shkak të konfliktit dhe mungesës së tolerancës mes politikanëve tanë”, tha ai.

Pyetjes si nis dita për të, një qytet të vogël si Rresheni dhe pse nuk e frekuenton shpesh jetën në Tiranë, iu përgjigj:

Read more

PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

“Të jesh Ipeshkv është sikur të martohesh (qesh) sepse duhet të rrish pak më shumë tek shpia e të mos dalësh me shokët. Angazhimi në dioqezë më merr shumë kohë. I çel sytë sytë në 5:15 dhe në 7:00 kam meshën dhe lutjet e mia personale. E nis ditën me aktivitetin në qytetin e bukur të Rreshenit, vizita nëpër fshatra dhe më tej në bazë të kalendarit dhe axhendës të secilës ditë”.

A të mungon Tirana?

Dom Gjergji: Fare…të jem i sinqertë. Fare nuk më mungon. Kam jetuar 4 vite por s’kam nostalgji sepse njeriu e krijon ambientin aty ku jeton. Unë s’kam patur problem të jetoj jashtë qendrave të mëdha dhe në fakt kam shërbyer në periferi si Kamëz, apo Durrës.

Ju keni shkruar për shpopullimin që është një fenomen sidomos në periferi?

Dom Gjergji: Po për fshatrat që janë zbrazur. Në disa zona kanë ikur 90 për qind e popullsisë, ndërsa në pjesën më të madhe të fshatrave 60-70 për qind. Kjo lloj braktisje mund të kuptohet në momentet e ndryshimit të sistemeve, regjimeve, por një masë kaq të madhe do ta quaja fatkeqësi. Mati dhe Mirdita kanë pasuri natyrore të jashtëzakonshme dhe të gjitha këto mund të shfrytëzoheshin nga banorët për të jetuar. Nëse do të kishte financime nga qeveria apo fondet e BE për turizmin do ishte gjë e mirë. Kjo s’ka ndodhur dhe përkundrazi po i marrin edhe ujrat. Ju i keni ndjekur protestat që janë në tre vatra, në Urakë, Kaçinar dhe Zall-Gjosh ku banorët këmbëngulin të mos u merret uji i lumenjve. Po u ke marrë ujin, u ke marrë gjithçka. Qeveria duhet të mendojë për të mirën e atyre njerëzve dhe jo atyre që bëjnë biznes, që këto zona të mos shpopullohen por të ketë edhe rikthime.

Keni mbajtur një meshë për pulat?

Dom Gjergji: Ka qenë një tregim… e bëj gjithmonë, kur kam një episod, një ngjarje, një takim, ulem dhe e bëj tregim se kam frikë se s’do mbetet më. Në këtë rast ka qenë një grua që mu ankua se pulat nuk po ecnin mirë. Ata njerëz janë vetëm dhe pulat janë ndër gjerat e pakta që kanë. Më tha “lutu për pulat e mia”. Ishte aq e bukur dhe aq e jashtëzakonshme…unë luta zotin për pulat dhe për atë grua. Zoti gjendet brenda jetës. Zoti ëshë në jetën tonë të përditshme. Unë dua të tregoj Zotin përmes gjërave të thejshta, konkrete, nëpërmjet njerëzve. Dhe mbase këto historike, këto tregime do i bëj libër.

Si është të shkosh fshat më fshat të shohësh realitetin?

Dom Gjergji: Ka disa askpekte.. Unë kam mësuar shumë nga jeta e thjeshtë dhe e mençur e disa njerëzve, nga këmbëngulja, nga një realitet që ata nuk donin ta zbraktisin. Në një fshat të thellë në Bardhaj, takova Mark Margjinin 101 vjeç që punonte, priste ferrat… Këto dhe të tjera janë gjëra që nuk do i kisha parë kurrë nëse s’do shkoja nëpër fshatra. Për shumë njerëz këto ambiente duken të largëta, ekzotike, por ajo që më shqetëson është se ata që kanë ikur prej atyre vendeve e shohin me përçmim vendlindjen e tyre. Madje nuk duan të identifikohen nga janë…kjo më bën çudi.

A ka diçka që të trishton në këto zona?

Dom Gjergji: Ka familje të varfëra që janë nën minimumin jetik. Unë kam zgjedhur të mos i sjell para kamerave për të ruajtur dinjitetin e tyre. Unë shkoj në familje të varfëra. Në pjesën më të madhe të verilindjes mungojnë rrugët, mungon dhe ndihma e shpejtë. Nga Kaçinari në Rrëshen duhet 1 orë dhe një person i sëmurë, psh me infarkt rrezikon jetën. Më trishton fakti që shoh shkollat me 8-9 nxënës. Ka klasa edhe me 1 fëmijë. Kjo të trishton jashtë mase. Shoh njerëzit që stermundohen me ato pak bagëti që kanë…

Dhe ajo ç’ka më trishton së tepermi është se nuk ka strategji: Si do të zgjidhet ky problem…?Si do zgjidhet problemi i varfërisë?! Shumë njerëz trokasin tek kisha, ne ndihmojnë shumë prej tyre, por është e pamundur që ta bëjë kisha këtë…

E shihni politikën të reagojë?

Dom Gjergji: Unë personalisht si Ipeshkv jo se kam parë të reagojë. Reflektimi është zero, reagimi zero. Mund të kujtoj se para 1 viti Kisha Katolike i shkroi Merkelit dhe Makronit që ti hapen negociatat Shqipërisë. Për çudi asnjë politikan, as kryeministri as presidenti nuk na citoi. Por e bënë këtë vetëm ambasadorët. Ka një indiferencë ndaj gjërave që themi….

Etiketa: Imzot Gjergj MetaIpeshkvi i Dioqezës së RreshenitKisha KatolikeshpopullimiTirana

Të Lidhura

PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –

PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –

nga 27
17:07 | 14/05/2026
0

Në një zhvillim të rrallë politik në Parlament, mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat për të miratuar projekt-rezolutën për procesin...

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

nga 27
15:29 | 14/05/2026
0

Pogradeci do të luajë këtë të shtunë në transfertë përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për “play-out” e elitës së...

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

nga 27
15:13 | 14/05/2026
0

Pas fitores në zgjedhje të bashkëshortit të saj, Flavia Zaka papritur u gjend në qendër të vëmendjes publike – dhe...

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

nga 27
14:49 | 14/05/2026
0

Shtëpia e Bardhë, ka lëshuar një komunikatë rreth takimit të presidentit amerikan, Donald Trump, me atë të Kinës, Xi Jinping....

Para
U kap me 4 ton hashash, Prokuroria kërkon 10 vite burg për Koçerrin

U kap me 4 ton hashash, Prokuroria kërkon 10 vite burg për Koçerrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –

PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –

17:07 | 14/05/2026
Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

15:29 | 14/05/2026
Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –

15:13 | 14/05/2026
Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –

14:49 | 14/05/2026
Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –

14:21 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –
  • Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –
  • Juristja shqiptare bëhet Zonja e Parë e landit të rëndësishëm gjerman –
  • Ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të jetë e hapur –
  • Trafikonte fëmijë për lypje në Athinë, ekstradohet shqiptari i dënuar me 18 vite burg –
  • Sezon pothuajse perfekt, Bayern Munich kërkon të barazojë rekordin evropian që mbahet prej vitit 1948 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PS-PD votojnë rezolutën për integrimin në BE, abstenon vetëm një deputet –
  • Liqenorët s’e ndalin hapin drejt Superiores, Pogradeci “kërcënon” hapur Teutën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com