Kryeinfermierja i shkruan Ramës: Nëse do të bësh shtet, eja nise nga vendi im i blerë i punës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeinfermierja i shkruan Ramës: Nëse do të bësh shtet, eja nise nga vendi im i blerë i punës

11:09 | 24/08/2017
në Shqiperi
0

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur tu thotë mirëmëngjesi të gjithë miqve të tij në rrjetin social Facebook me një artikull të publikuar në mediat italiane për Syrin e Kaltër.

Por shumë komentues i kanë shkruar për pakënaqësitë dhe ato që kanë parë me sytë e tyre. “Vetëm këtë nuk duhet ta kishe bërë. Isha jo më larg se dy javë më parë në këtë vend, çfarë të shikoje?! Trafiku ishte katastrofë duhej një orë që të shkoje te burimi, rruga e shkatërruar si mos më keq, mbeturina ngado që hidhje sytë, era e qofteve të mbyste, ferrat kishin mbuluar çdo gjë, për të shkuar te burimi duhet të kaloje mbi mbeturina dhe ferra, një çorganizim total. Atje duhet të vini dorë patjetër pasi ata vizitorë që kanë qenë këtë vit janë tmerruar nga ajo pamje e shëmtuar e një mrekullie siç e cilëson shkrimi më sipër”, shkruan një ndër komentuesit.

Sakaq, ajo që bie në sy sot tek komentuesit e Ramës, është rasti i kryeinfermieres së Shërbimit Onkologjik në QSUT, e cila i është drejtuar me një letër Kryeministrit Rama për vendin e saj të punes që thote se ia kanë blerë dhe atë e kanë lenë thjesht një infermiere, pas 12 vitesh pune në këtë post.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

letra

Letra:

Përshëndetje zoti Kryeministër! Unë quhem Blerina Cenameri, kam 12 vjet që punoj në spitalin Onkologjik, kryeinfermiere. Kam mbaruar shkollën për infermieri në vitin 2002, dhe po këtë vit nisa punë. Si fillim nisa punë si infermiere ne reanimacion neurokirurgji. Kjo detyre m’u dha për shkak të mesatares së lartë që kisha në shkollë. Pas një konkurimi për infermieret u vendosa kryeinfermiere në Kirurgjinë e Përgjithshme. Pasi punova aty një vit, u bë një tjetër konkurim dhe u vendosa në Spitalin Onkologjik. Që atëherë kam punuar kryeinfermiere tek Onkologjiku deri në dhjetor të 2016 kur çuditërisht suprimohet vendi im i punës dhe kaloj infermiere.

Kjo gjë ndodhi vetëm në shërbimin Onkologjik, në asnjë vend tjetër në QSUT. Arsyeja që më dhanë nga drejtoria ishte suprimimi i vendit të punës. Për 11 vite kam punuar me përkushtim e ndërgjegje, pa asnjë vërejtje, kontrollet nuk më kanë gjetur asnjëherë në gabim, por puna ime jepej si shembull.

Ne 8 korrik 2017, në vendin që unë lashë, u emërua një kryeinfermiere tjetër. E shikoj një gjë të padrejte, nuk e shoh aspak të arsyeshme që një person i specializuar, me CV të pasur, të zëvendesohet me një shkak banal, dhe gënjeshtra.

Gjatë kësaj periudhe kam bërë dhe kërkesë tek Drejtoria e Burimeve Njerëzore nëse hapej ndonjë vend si kryeinfermiere në Sherbimin Onkologjik meqenëse isha e specializar në ketë spital.

Unë mendoj se nëse do ishte reformë, sic keni deklaruar ju se do të bëhet, do të ishte për të gjithë dhe jo për një individ. Kam kërkuar takime me drejtorin e QSUT Enkeleid Joti, por as më ka pritur, as mesazh nuk më ka kthyer.

Jam e aftë të konkurroj përsëri me CV time dhe me përgatitjet e mia, por nuk kam më besim se fiton aftësia. Nëse do kishte reformë për të gjithë do e quaja dicka të drejtë por kjo ndodhi vetëm tek unë.

E emëruara në vendin tim nuk ka eksperiencë në fushën e kirurgjisë. Kur unë ndërkohë kam shumë vite pune në kirurgji. Zoti kryeminister kërkoj drejtësi, puna e njerëzve të ndershëm dhe me eksperiencë nuk mund të hidhet poshtë me një reformë që duket absurde, pasi shkaku që mua më kanë dhënë për të më ulur në detyrë, është po ashtu absurd. Në vendin tim tani është një tjetër, por në një post që thuhet se është suprimuar…Nëse do të bësh shtet, eja nise nga vendi im i blerë i punës.

/Panorama.al/

Etiketa: Blerina Cenameriedi ramaFacebookkryeinfermiereleterQSUT

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Masakër e vërtetë në Malin e Tomorrit, ia morën me dhunë popullit dhe e kthyen në çiflig

Masakër e vërtetë në Malin e Tomorrit, ia morën me dhunë popullit dhe e kthyen në çiflig

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm –

Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm –

14:31 | 15/01/2026
Shqiptaret të pakenaqur rriten sërish në tetor kërkesat për azil në BE –

Shqiptaret të pakenaqur rriten sërish në tetor kërkesat për azil në BE –

14:13 | 15/01/2026
Çështja e detit/ Pritet takimi Erdogan-Mitsotakis gjatë muajit shkurt –

Çështja e detit/ Pritet takimi Erdogan-Mitsotakis gjatë muajit shkurt –

14:03 | 15/01/2026
“Nuk e kemi lënë vetëm” – bisedat sekrete në SKY ECC që paralajmëruan arratisjen e Altin Ndocit –

Pas arratisjes së Ndocit, autoritetet zhvendosin 33 të paraburgosur në burgje me siguri të lartë (EMRAT) –

13:41 | 15/01/2026
Kërcënim me bombë në avionin e Turkish Airlines, aeroplani bën ulje emergjente në Barcelonë –

Kërcënim me bombë në avionin e Turkish Airlines, aeroplani bën ulje emergjente në Barcelonë –

13:19 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm –
  • Shqiptaret të pakenaqur rriten sërish në tetor kërkesat për azil në BE –
  • Çështja e detit/ Pritet takimi Erdogan-Mitsotakis gjatë muajit shkurt –
  • Pas arratisjes së Ndocit, autoritetet zhvendosin 33 të paraburgosur në burgje me siguri të lartë (EMRAT) –
  • Kërcënim me bombë në avionin e Turkish Airlines, aeroplani bën ulje emergjente në Barcelonë –
  • FIFA merr mbi 500 milionë kërkesa për bileta –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm –
  • Shqiptaret të pakenaqur rriten sërish në tetor kërkesat për azil në BE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com