Kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu ka një kusht para se të takohet me Ramën, ai kërkon lirimin e të gjithë të arrestuarve për protestën në “Rrugën e Kombit”.
“Sot jam në krah të qytetarëve të Kukësit, pa dallime politike. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të personave të arrestuar. I bëj thirrje Edi Ramës që të lirojë të arrestuarit dhe të ulet e të dëgjojë qytetarët e Kukësit. Unë nuk shkoj në takim me Ramën nëse nuk lirohen ata që janë arrestuar. Kur populli cënohet ekonomikisht, unë jam gjithmonë me qytetarët”, tha kreu i Bashkisë së Kukësit gjatë një konference për shtyp.