Pas takimit ditës së sotme me liderët e opozitës së bashkuar, presidenti i vendit Ilir Meta ka takuar pasditen e sotme edhe ish-presidentin Rexhep Mejdani.
Meta bën me dije se gjatë takimit me ish-presidentin Mejdani diskutuan për zvhillimet në vend dhe për zgjidhjen e krizës së rëndë politike dhe institucionale.
“Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale”, shkruan Meta në rrjetet sociale.