Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Lirohet nga burgu ish-kryeprokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva

Nga Ejona 0

Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut shkruajnë se sapo është liruar nga paraburgimi ish-kryeprokurorja speciale Katica Janeva.

Kujtojmë se Janeva është arrestuar 3 muaj më parë, nën dyshimet për korrupsion. Ajo dyshohet për rastin “Reket” dhe rreth saj jozyrtarisht ekzistonin edhe dëshmi.

Urdhëri për arrestimin e saj erdhi pasi Janeva dëshmoi në rastin “Raket”. Statusi i saj në këtë rast u ndryshua nga dëshmitare në të dyshuar.

Janeva u arrestua me bujë nga prokurorët specialë, ndërsa u dërgua në paraburgim me automjete të shumta të policisë.

Ish prokurorja Speciale Katica Janeva doli nga burgu i Shutkës për të shkuar në arrest shtëpiak. Gjykata e Apelit konfirmoi se garancia prej tri faqesh është pranuar dhe pas pothuajse tre muajve Janeva e braktisi qelinë e paraburgimit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej