Kritika e Martin Camaj për poezitë e Kadaresë

Duhet të lëçisni

Shefi Ekzekutiv i Modernas: Pandemia mbyllet brenda një viti

Shefi Ekzekutiv i Modernas, Stéphane Bancel thotë se pandemia e koronavirusit mund të përfundojë brenda një viti pasi rritja e prodhimit të vaksinave siguron...

Shefi i UNMIK thirrje Kosovës e Serbisë: Çështja e targave të zgjidhet përmes dialogut

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, ka reaguar të enjten pas bllokadave të krijuara në pikat kufitare Jarinjë...

Në kërkim pas vendimit të Apelit të Posaçëm, Adriatik Llalla dyshohet se udhëtoi drejt vendeve të BE-së

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ku Adriatik Llalla u shpall fajtor dhe u dënoi me 2 vite burg dhe 5 vite heqje të...

Vuçiç katër kushte për t’u kthyer në dialog, Kurti e ka një kusht për ta hequr masën e targave

Sipas mediave të Beogradit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ia ka paraqitur katër kushte Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare për t’u kthyer në dialog. Ndërkohë...

Nji shikim poezis të vjetit 1957 në Shqipni

Nga:Martin Camaj

Cilido që ka jetue larg Shqipnis gjatë këtyne vjetve të fundit dhe befas ballafaqohet me botimet e reja letrare, mbetet i shtanguem para sasisë së madhe të tyne: revista mujore të vllimshme, romane, përmbledhje vjerrshash, drame dhe përkthime me shumicë. Por me të parin shikim të përjashtëm dhe mandej tue i shfletsue, vetëm nga veshja tipografike, kujtohemi se pushteti i ep nji randsi të madhe sasis së prodhimit edhe se nuk kujdesohet — apo i mungojnë mjetet? — t’u vêjë ne dorë lexuesëve botime të pregatituna si u kanë hije veprave letrare, ashtu si shofim se bâhet gjithkund nëpër botë.

Utilitarisht prodhimin e shumtë nuk e dënon kurrkush, madje nji veprimtari këso dore ndoshta ka me bâ që libri té depërtojë « deri né katundet mâ të lanuna té vendit tonë, por asgjamangut — mbasi këtu flitet kryesisht në nji seli estetike — ky fakt âsht nji shkak lehtsues i ligësht për të mbulue të metat e cilsis artistike. Mun, me të gjithë ata shkrimtarë të rregjistruem në Lidhjen e Shkrimtaréve dhe Artistéve të Tiranës, përpjesërisht dhe veçorija kryesore e nji hartimi letrar duhej t’ishte në nji shkallë mâ të nalté se sa në veprat e shkrimtarëve të para-luftës. Lexuesët shqiptarë kanë të drejtë té lypin nga vjerrshatara e prozatorët bashkëkohorë dishka mâ tepër pse të vjetrit ia lanë këtyne mjaft të lavruem mjetin kryesuer shprehës, gjuhën, si dhe trajtat e pershtatuna té shum gjinive letrare.

Përvoja e tyne si në krijimet e suksesëshme, si n’ato mâ pak té mirëdaluna duhej t’u kishte hapë puntorëve të sotshëm letrarë rrugë té reja né çdo kuptim e drejtim. Dhe vetë faza e zhvillimit të popullit tanë ka hapë në kët mes përspektiva té reja. Njofja e njerëzve të krahinave tona njani me tjetrin dhe bashkëjetesa e tyne në nji shtet shqiptar tash 40 e sa vjet, gjâ që ka sqarue e pasunue gjuhën e shkrimit me elementa të çmueshëm të djalekteve e nëndjalekteve, kanë kollajsue patjetër dhe kushtëzue mundësin objektive të nji përparimi mâ të madh të poezis e të prozës sonë. Këto janë udhët dhe rrethanat nëpër të cilat kanë kalue dhe letërsinat e hueja përpara se t’u piqshin miré e të bâheshin të zojat me kapërcye dhe kufijt kombtarë. Sot në Shqipni janë krijue kushte tjera të paparapame n’ecjen e nji zhvillimi normal, prandej dhe letërsija përshkohet nëpër shtiqe për katse. Gjâ që duhet marré gjithmonë para sysh âsht dhe gjendja e artistit në të cilën krijon. Si u tha mâ paré Shqipnija njehë nji pamvarsi katërdhetë e sa vjeçare, por shteti shqiptar i përparshëm nuk u interesonte për zhvillimin e arteve e të letërsis. Pak nga injoranea e drejtuesëve të shtetit dhe mâ shum nga nji paramendim ose mentalitet i vjetër mbrapambetës shkrimtari u mbante prrallaxhi, poeti bejtaxhi dhe të dy në jetën praktike mund të kishin nji funkcjon çatipi.

Poeti, në rasa të jashtëzakonshme mund të hynte në punë për të shkrue ndoj hymën apo fjalët e ndoj marrshit. Por në çdo kohë të kësaj perjudhe eksistojshin rrethe private përqark revistave letrare e kulturore që kanë ndihmue dhe bâ té njoftun talentet nji publiku lexues të vogël, por të zgjedhun. Historija e revistave Hylli i Dritës, Leka, Diturija, Ilirija, Shkëndija etj, âsht historija e letërsis dhe e kulturës sonë mes dy luftetvet botnore.

Sot interesimi i shtetit shqiptar për artistët âsht i madh pse arti nga pushteti e partija mbahet si mjet me përdorimin e të cilit përhapen pikpamjet dhe idét zyrtare në fuqi. Çdo vepër roman, poemë, dramë etj.  që nuk përmban ne vete vulën e vijës së partis, nuk botohet. Nji letërsi kështù e kanalizumne, si do të shofim mâ andej shembujt, merr nji ngjyrë e trajtë të njillojtë si hartime mbi nji temë, zhvillue nga nxansit në klasë. Ndër këta shkrimtarë mund té bâhet kollaj nji shkallzim vlerash tue i nda grupe grupe në kategorina, ku individi humb plotsisht. Duket se në këto kushte âsht i pamujtun dallimi individual pse hapsija e levizjeve të artistit âsht e ngushtueme nga rregulla të paracaktueme e nga atmosfera e vete rrethit ose e kolegiumit, ku mediokrit nuk i mungon kurr dhelpnija dhe mënyra për t’i prishë punë shokut mâ të zot.

Historija e kësaj rryme, mâ pikrisht metode të realizimit socialist mund të thomë se fillon nga idenat dite mendimet e shkëputuna të Marksit, Engelsit e Leninit rreth artit në përgjithsi dhe posaçe letërsis. Këta ideologé kishin kuptue me kohë se ç’ rrol kishte luejtë e lonte gjithnji veprimtarija artistike në kritikën e drejtueme kundra padrejtsive shoqnore. Asht e njoftun mandej se vetë shkrimtarët bordez rus (Dostojevski. Tolstoj, A. N. Ostrovski, Çehov e sa e satë  tjerë që dhanë shkas té shënueshëm përhapjes s’idenave revolueionare. Mbas fitores të Tetorit dhe vendosjes mandej të rregjimit sovjet, kritikuesët e shoqnis nuk u panë mâ me sy të mirë. Por artistët që kishin mdihmue revolucionin nuk ishte kollaj t’eliminoheshin në kambë e në doré, prandej pregatitet e vêhet né veprim nji operacjon sistematik për zhdukjen e tyne nga qarkullimi. Nga ana tjetër prej radhëve revolucionare kishin dalë dhe shkrimtaré të talentuem, por pa mdonji kulturë të naltë, që përgjithësisht tregojshin përjetimet e vet thjeshtësisht né romane në trajta kronikash apo jetshkrimi. Këta prunë disa elementa të vlefshëm në letërsi: nji ton shprehës të natyrshëm, pasunimin në fjalë e konstrukte të reja, por u mungojshin të gjitha ato cilsi artistike në saje të cilave shkrimtarët klasikë rus kishin habite botën.

Përpjekjet e shtetit sovjetik për t’i organizue keta krijimtarë të rij të shkruejshin mbas urdhërave zyrtarë deshtuen disa herë. Detyra Organizuese i qe mbështetë dhe Majakovskit, poetit me vlerë I cili kur si diti shtek vetes as këtyne problemeve, bâni vetvrasjen.  Gorki vete, simbas këshillave te Leninit, shkroi ndonji vepër si NENA,  përkthye në shqipet qyshë para luftës së dytë. Kjo vepër bâ për nji kohë model i artistëve zrtarë në Rusi dhe sot vijon të jetë,  sidomos në shtetet komuniste jashta B.R.S.S.

Dhe mbas ardhjes se Stalinit në fuqi si sot e ksaj dite, ka pasë grindje  idenash e “ kriza » në rrethet e artistëve sovjetike, shêj ky i nji rënimi shpirtnuer e sinqeriteti të saktë. Gjithë këta në Shqipni nuk ka ngjâ, prandej vetveti sillet në përfundim me e nda realizmin socialist në dy degë: 1) rryma e disa shkrimtartve rus  pjesërisht e Gorkit, e Vladimir Dudinvev, e Pilnjakut e Leonovit me shokë që luhaten me hove të shfrenueme nga romantizmi, shpesh herë ekstrem i shpirtit rus, deri te verizën: dhe 2) Rryma teorike zvrtare qi mberthen grumbullin e disa normave mbi art,  farkue ndër forumet e partis bolshevike e cila ka bindjen se edhe arti  si çdo gjâ tjeter, âsht pronë e saj.

Në Rusi mbas këtyne uredhnavet e  deri sot ia kanë arrijtë t’ecin pa shmangëje vetëm shkrimtarët e dorës se dyte. Veprat e këtij Iloji janë eksportue nga Bashkimi Sovjetik disa paraqiten si modele sidomos ndër shtetet e demokracive poullore në të cilat bân pjesë dhe vendi ynë.

Rregulla kryesore për artistët shqiptar âsht: krijimi i veprave që të kenë përmbajtje socialiste dhe formë  kombtare. Kjo formulë nuk ka nevojë për shpjegime. Nga shkrimtarët shqiptarë kërkohet  me kambngulje krijimi i tipave perfektë të komunistit, të reaksionarit, të kulakut, të femnes së përparueme, të paraqitun nga shokët sovjetikë me qindra herë nder shkrimet e tyne. Nji imitim i tillë paralizon sidomos të rinjt dhe mbyt çdo perpjekje në sajimin e tipave të gjallë e të vertetë, me vertytet e të metat e botës shqiptare.

* * *

Në kushte të tilla krijimi, na duket se gjinija letrare që humb ma tepër âsht ajo e poezis, që posaçerisht lyp hov të lirë në shprehjen e ndjesive mâ instinktive. Prodhimet e vjerrshatarëve që mâ poshtë paraqiten mund të merren si pasqyra vlerash e të metash, madje vende vende afshi poetik i disave kapercen dhe kufijt e rrymës dhe atmosferës konvencionale të paracaktueme. Kjo âsht nji poezi në pjesën mâ të madhe, me trajtë të caktueme, me nji rritëm që përsëritet sidomos deri në mërrzi në hartimet e gjata. Kur nuk mbizotnon toni tregues i thjeshtë, tue bâ pak përjashtime xen fill nji retorikë deklarative që hap vetëm krahët e frymzimit në vend, pa u çue fluturim. Gjuha jo fort e pasun âsht mjaft e përpiktë dhe e unjisueme.

Ismail-Kadare

Tue qenë se Ismail Kadare âsht karateristik për kategorin e talentueme të vjerrshatarëve të rij, po ndalemi pak mâ tepër në shqyrtimin e vargjeve të tija.  Ky në poemin Nji ngjarje në pushime, tregon se si nji studenteshë, lexuese me afsh e revistës së NENDORIT, ndahet nga shoqet në Tiranë dhe niset për pushime në fshatin e vet. Niset me nji pa-ragjykim se nji vajzë me shkollë si ajo nuk kà se si dashunohet në nji traktorist. Paraqitet katundi shqiptar me rruga qerresh, me plaka përgojuese për lirin e tepërt të rijve. Studentesha, Liljana, në kët rreth dashunohet në traktoristin, i cili âsht njikohësishit dhe sekretari i partis në fshat. Nën mbulesën e nji traktori, në nji ditë shiut, vajza përjeton puthjen e parë. Bardhylit, traktoristit, nji ditë i vjen lajmi nga Tirana se âsht zgjedhë nga partija për nji misjon në Kinë. Vasha që ka nênçmue dashunin për nji traktorist katundi, vuen. Kalon vera e vjen vjeshta e Liljana gjindet përsëri në Shtëpin e Studentit në Tiranë pa gazin e harén e përparëshme. Si tregimi në vete ashtu shtjellimi janë fare të thjeshtë. Toni âsht krejt i ultë ne tregimin e gjanave t’afërme e shum të njoftuna:

Dëgjo këtë zurmë vajzërore

 té geshurat,

zërat

Lexojnë revistën, « Nëndori dhe flasin ç’ ju teket ato

Për djemtë?

asnjëra nuk por flisnin për art, poezi

 në duart e tyre revista më bukur të dukej tani.

Mâ andej, ku Bardhyli e Liljana gjinden nën hanë vetëm, Kadare këput tregimin befas dhe familjarisht i sillet lexuesit:

Ti pret puthje,

lexonjësi im,

lot e mall e të tilla punë,

 Po më kot.

E nuk ësht’ faji im;

gjersa s’puthen ata,

ç’ té bëj unë?

Kjo shkëputje ase pushim në mes të ngjarjes âsht përdorë shum nga shkrimtarët rus mbas revolueionit sidomos nga tregimtarët.  Kjo trajtë në vetvehte, kur të dihet të shtihet në punë me shije, pëlqehet prej kujdo. Kemi dhe copa nga letrat qe studentesha u dergon shoqeve në Tiranë: …

« Kështu po punoj bashkë me shokë.

Në plazhë si ja çoni? Lum ju!

Kant mbetur tek « rerbum »,

né kokë s’më hyn latinishtja kétu…

 Ah zati harrova moj Shpresa,

këtu më vjen rrotull dhe një

Auktori ka dhe nji zotsi të posaçme ne përshkrimin e disa skenave dhe i ven me shije tamam siç duhen:

Më kot heshtja rrethonte ata

kot bilbilat këndonin më shumë

 U merzit dhe hana

dhe ra

si e lodhur pas bregut në lumë

Ky poemth, në planin perspektiv të vetin, rreket të trajtojë dhe nji çashje problematike ne shoqnin e ré socialiste: marrdhanja mes intelektuales dhe puntorit komunist. Traktoristi nuk e ka kulturën e vajzës studenteshë, ndoshta as ndjeshmenin e saj.  Por komunistin Partija – thomë se pakut na — e ka ngritë aq nalt sa intelektualja âsht e vogël para personalitetit të tij për té cilit edhe bota âsht e vogël pse papritmas fluturon prej kontitientit tonë n’ ate t’Azis.

Kadare në nji vjerrshë kushtue LENINIT na tregon nji anë tjetër të talentit të vet. Ky punim âsht i studjuem dhe I matun, plot nderim ndaj fytyrës s’ideologut dhe revolacionarit. Akohet se vargjet e tija nuk e kanë fuqin e furtunës rerolucionare vrrullin e flamujve që skuqin porsi zjarre.

Prandej lirikat shpesh kam ngrisur une

Sepse më dukej s’nbanin er’ furtun.

Në strofën e dytë dytë merr e thotë:

po nuk ka gjë: Iliçi le të jetë në mes pejzazheve që dua shumë

Pse ai desht bukuritë… gjethet dhe zjarrin që në fushë tutje fiket

Atij mëngjesi i bukur i kujtonte t’ardhmen për Rusinë e paane.

Dhe Mark Gurakuqi vargnon për Leninin tue përshkrue shtruetas banesën tij në Poloni ku ai pat jetue për do kohë:

Hoteli i hershëm tash âsht pa muzë.

 Këtu Iliçi njiher ka banue…

Stoli e ornamente s’ke,

çdo gja prej drrase t’ thjeshtë asht punue…

Prap tue folë për Leninin në vjerrshën “aty ku ai banonte”

Ja në kte dhomë ai çonte ditët

Dy shterten të thjeshtë dhe dy komodina

 Ilampa në mur derdhte këtë dritë

kur ai kërrusej n punë te tavolina.

 

nonda bulka“Legjenda e një zëmre” e Nonda Bulka-s , vlen si shembull se si prej motiveve popullore mund të ndërtohen prap mrekullueshëm vepra artistike me ngjyra e pikpamje të reja. Kso përpjekjesh bahen nga shuma pena të Shqipnisë të sotshmepor rrall ndeshim në punime të daluna mirë.  Asht e provueme se kur mbesin  nën modelin e kangës popullore, nji hartim i ksi Iloji âsht nën çdo kritikë.

Nonda Bulka merr e përpunon kët motiv të vjetër:

 

Nji djalë xen marak në nji vajzë “Nëpërkë”  egoiste e çila e shtyn këtê kundra s’amës. Emocjoni mbërrin kulmin kur djali si mipas kërkesës së dashunes, i nxjerr lokes zemrën e vrapon tja çojë vajzës. Gjatë rrugës ky rrxohet e vritet për vdekje dhe zemra e nanës e pyet: a u vrave?

Kah fundi i legjendës Bulkas i shpërthejnë këto vargje:

E bardhë  je o borë;

Mbi male si kurorë;

Kur djelli shindrit

Po ti  o zemër  e Nënës;

Më e bardhë vetëtin;

Më lart nga çdo mal;

Më e bukur nga çdo yll

Më ndritur nga çdo diell..

mark gurakuci
Tiranë, shtator-1961: nga e djathta – Prof. Bedri Dedja, Mark Gurakuqi e Sofokli Afezolli.

Dhe Mark Gurakuqi në “Zemra e nanës” e shtjellon këtë motiv gjanë e gjatë. Bulka legjendën na e paraqet në njiqind e sa vargje, ndërsa Mark Gurakuqi e lodh lexuesin me katërqind e mâ rreshta tue ia fillue ngjarjes me plot gojen ab ovo:

Në skaj t’nji fshati t’humbun kish nji kasolle t’lanë,

Të dukej se veriu  çdo casr do ta përpinte

Aty e çonte jetën me dhembje nji nanë

Se vdekja kosëmprehun gjallë fmijt sia linte

 

Tregon se mâ parë i vdiq i shoqi e mandej fëmijt me rend dhe i mbet mâ i vogli, Artani. Rreth Artanit e nanës  thuret legjenda ne fjalë.  Mark Gurakuqi, tue përjashtutue disa trajta shumë të hueja për gegënishten letrare, e ka njofsin e gjuhës dhe del në pah se asht i talentuem për letërsin fëminore, e cila në Shqipni ka marrë shkas zhvillimi sidomos në këto vitët e fundit.

 

Andrea Varfi xen nji vend të dalluem mes shkrimtarëve të Tiranës. Shkruen në nji gjuhë të zgjedhun e mjaft të përpunueme tue u përpjekë të gjejë shprehje e figura të rralla. I ruhet proliksitetit dhe na paraqitet i ndryshëm në motive. Në vjerrshën “Kush ndjen mahnitjet e agimit”, kushtue vorreve të partizanve në Vlonë, din t’a mbajë toin e elegjis, në Legjendën e lisit çfaq flijimin e njeriut për botë e shoqnin njerzore, nësa n’idilin po na korrin vashat n’arë shkjepon më shum vende tue ra n’uniformizëm. Aty këtu disa strofa ngriten si plepa të naltë mbi tjera:

 

E ëmbëk ish buza e tyre

Siç ish i ëmbël gjiri i nënës

dhe syri i dashur e plot hire

si për dashnorët drita e hënës

Si trajtë vargu me tingull ma të natyrshëm pëlqehet ma tepër Legjenda e Lisit.

Mbi degët e mija

Këtuzë në pyll

ia thoshte i dehur bilbili

Dhe gjoksi atija i ndizej

nga afshi qe ndjente bandilli.

la tërhjek lexuesit vrejtjen “Diell mbi Murinë” – tabllo lirike nga  Muzafer Xhaxhiu, nji tregim me gjashtërrokësha. Nji partisan kthen nga lufta në katundin Murinë, ku punon I lirë në toka që i âAndrea_Varfisht marrë begut.  Fshatari martohet mandej shkon në Rusi për të zanë zanatin e mekanikut.  Ndërkaq në shtëpi i lind djali  dhe katundi skon tue  pértri. Xhaxhiu i njeh ngjarjet ndervjellias, pa u ngritë kurr në  lirizëm, me të ramit ritmik të disa kantilenave popullore. Qe, nji shembull

Beilerë e agallarë dregi i ka marrë;

thotë Kako Rira nji menjes te kroi

Nga këta majmunë zoti na shpëtoi

tani do punojmë

si të duam vetë

tokat janë tonat për mot e jetë

desha i mbjell grurë

s’desha i lë djerr

s’punoj pot ë dua

as dimër as verë

Këto vargje as nuk mund të krahasohen me poezit e Aleks Çaçit me të njajtën tematikë, botue pikrisht dheté vjet mâ përpara. Çaçi kështu flet me fshatarin e vogël që ka ardhë më ngritjen e hekurullës.

Kasollen e Ie në pyll me egirsirat

ku tymi rri akoma dhe dielli rrallë hyn

Mes degëve dhe fletëve të njoma

dhe erdhe ti me këmbët gjer përtej

se s’panë kurrë opinga

në hekurullën

që ngrihet afër detit

dhe valët nisin këngën

që  mbeti shekuj

i mpirë si zemra jote.

Dhe sytë e beut kur ishe foshnje

Dhe lozje nëpër ferra

me zogjtë që beu i gëlltiste të pjekur

të kanë mbetur në zemrën e vogel si gozhdë

që fiutet thellë në mur

Aleks_CaciVjerrsha e Çaçit përmban në vete nji vrrull që fuqishëm që zbret prej rreshti në rresht tue mveshë ata shka don të shprehi me figura të gjalla e bindëse.

As Dhori Qirjazi nuk na doket se asht në naltsin e Iypun për t’u quejtë vjerrshatar i talentuem. Përkundra Dioniz Bubani shkëputet nga kjo kategori ne saje të nji tingulli dhe fryme të butë lirike.

Llaza e Drago Siligi nuk mbesin mbas shokësh, mun i pari të hyjë në rreshtin e poetënve në shêj të Tiranës. Drago ka mbetë në trajtën e vjetër të vargut, n’at varg që përdoronte dhe dhetë vjetë mâ parë. Asgjamangut. Megjithse nuk e ka gjetë nji ton të vetin ashtu si ngjan me shumicën e shokëve të tij letrarë, në shum vende ndër poezit e tija kapet në nji shkallë të dukëshme arti nëpërmjet të nji përshkrimi ndjesish të thekëshme e te qarta. Marrin si pasqyrë tansisht poemën “Në syt e tu”:

Në sytë e tu nuk ka tufan thojsha dikur.

E kisha zemrën si kallkan për ty n’krahnuer.

S’më ndizej gjini dot për ty me t’pasë  tri jetë.

Un dojsha zemër edhe sy jo aq të qetë.

Po kur ti çave terren e lashtë, kur le shtëpi

S’u trembe se dyshek me kashtë të pret n’Veri

Kur fatit t’dhanë s’i bane bisht,

I ashpër t’ jeté!

Dhe s’vune ti unazë né gisht

Qetsi me gjetë;

Në sytë e tu

un’ oqean pashë atëherë

Dhe mu duk jeta n’tufan

Si në pranverë.

E ktheva zemrën

unë zjarr për ata sr

Dëshira m’lindi deri n’varr

Të jem me ty!

Këtu në pak rreshta na paraqitet nji botë e gjanë që shkon tue u zbulue përpara vetvehtes në hapjen e horizontit të paskâj. Ky âsht nji tregim i frytshëm pse len në lexuesin nji mbresë të njimendët. Llazari përkundra del mâ guximtar e novator – së pakut per kët rreth – si në varg ashtu në shprehje. Me vargje në mënyrë të Majakovskit din të shprehet – mbas mendimit tanë – rrjedhëshëm e me figura gdhendëse:

Si nëpër gjumë ende

ndër veshë i vinin

qeshje gazmore,

kargë,

zhurmë.

Fshiu sytë e u ngrit

Jashtë mija duer

ngrinin famuj e pankarta nalt mbi turmë!

(Vetmija e nanës)

Siliqi ka përvetësue dinamizmin e poetit rus, por ka ruejtë tonin e temperamentit vetjak mirë të peshuem gjâ që i ka hije Shqiptarit. Mbahet sintetik në shprehje dhe kur gjindet mbi krahët e entuzjazmit:

Do marr me vehte nga kjo net’ gazmore

zjarr’ e rinisë,

kangën që kurr s’do vdesë.

Le të buçasë kanga rinore!

Në kanga’ zemrat le t’na i ndezë.

(Në nji mbramje dëfrimi)

Vargjet e këtij poeti mberthejnë në vete dira shêje shpresédhanse poqese dhe letrarët tjerë të Tiranës shlirohen nga deklaratizmi, tregimi i pambarim në vargje dhe proliksiteti sidomos n’analizimin e disa ndjesive të qarta e të pakapërthyeme në vetvehte; kështu që së pakut trajta e përjashtme e kësaj poezije do tu përtnirsonte në mënyrë të shënueshme.

Ndërkaq. tue përmbledhë përshtypjet nga kjo panoramë e këtij aktiviteti krijues në Shqipni dhe tue i vrejtë depërtueshëm mandej disa çashtje themelore, kollaj bashkë me lexuesin mund të vijmë në përfundimin se kjo letërsi xen fill nga premisa cënuese të vertetë të nji zhvillimi normal të tij njimend të përjetuem. Në çdo shoqni ase komb, mun çdo individ, gjejmë përjetime të ndryshme dhe dalluese simbas natyrës së tyne. Prandaj rrjedhimisht ndjesi, shprehje ndjesish apo art të ndryshëm. Pra edhe poeti shqiptar, në dashtë me bâ nji vepër artistike të ndieme, nuk do të rreket që kjo të ketë vetëm trajtën apo lëvoren e jashtme shqiptare, por aq mâ tepër edhe mendimin e ndjesin autoktone. Kët rrugë kanë ndjekë të gjitha letërsinat kombtare për të dhanë dishka artistike, thellsisht njerzore e të pëlqyeshme për mbarë botën.

“Shejzat” prill 1958

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Shefi Ekzekutiv i Modernas: Pandemia mbyllet brenda një viti

Shefi Ekzekutiv i Modernas, Stéphane Bancel thotë se pandemia e koronavirusit mund të përfundojë brenda një viti pasi rritja e prodhimit të vaksinave siguron...

Shefi i UNMIK thirrje Kosovës e Serbisë: Çështja e targave të zgjidhet përmes dialogut

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, ka reaguar të enjten pas bllokadave të krijuara në pikat kufitare Jarinjë...

Në kërkim pas vendimit të Apelit të Posaçëm, Adriatik Llalla dyshohet se udhëtoi drejt vendeve të BE-së

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ku Adriatik Llalla u shpall fajtor dhe u dënoi me 2 vite burg dhe 5 vite heqje të...

Vuçiç katër kushte për t’u kthyer në dialog, Kurti e ka një kusht për ta hequr masën e targave

Sipas mediave të Beogradit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ia ka paraqitur katër kushte Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare për t’u kthyer në dialog. Ndërkohë...

Arrestimi i 36-vjeçarit shqiptar që ndihmoi biznesmenin turk të kriptomonedhave, reagon policia

Policia e shtetit ka finalizuar ditën e sotme operacionin të koduar “Gjurma”. Si rezultat në pranga është vënë 36-vjeçari Edevaldo Haxhiu për  veprat penale “Përkrahja...