Krist Maloki që pyeti: Si të veprojmë, si ata të lindjes apo të perëndimit? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krist Maloki që pyeti: Si të veprojmë, si ata të lindjes apo të perëndimit?

13:10 | 23/04/2020
në Kryesore
0

Nga Fahri Xharra

Përfundimisht duhet të bindemi në ato fjalë sa t’ëmbla aq edhe shpirtbardha , këshilluese dhe dashamirëse kombëtare të Naimit, se për shqiptarët dielli lindë në perëndim. Jemi dëshmitarë, sidomos ne të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare të ish-Jugosllavisë se e kishim një periudhë të shkurtë kohore 1968-1981, kur filluam lirshëm të sillemi me bindje perëndimore; në kuptimin e shkollimit, në ngritjen e kulturës e sidomos të formimit tonë intelektual.

Një nga intelektualët e mëdhenj të kohës, kur neve na duhej një predikim shpirtëror që të dimë se nga të drejtohemi ishte edhe Krist Maloki nga Prizreni.

Read more

Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë/ Policia neutralizon një person, brenda ndodhej edhe Donald Trump –

Selinë e PD-së, nëse do zgjidhesha kryetar, firmën për të ndërtuar kulla do t’ia lija Berishës –

Berisha godet në mënyrë selektive –

Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –

Lindi në Prizren më 8 prill. Mësimet fillore i mbaroi në vendlindje, pranë shkollës katolike të Prizrenit. Si nxënës i dalluar që ishte, përfaqësuesit e Austro-Hungarisë në Prizren e dërguan në Austri për t’i vijuar mësimet në shkollën e mesme. Studimet i ndoqi në Salzburg, në Vjenë dhe në Graz. Në moshën 12-vjeçare dërgohet me bursë për studime në Austri.

Aty kreu shkollën e mesme dhe mori dy doktorata; të parën me 1929 në Filozofi-Pedagogjike me temën “Die Grundprobleme der Kunsterziehungsbeëegung”; dhe të dytën në Jurisprudencë më 1934. Në Graz i përfundoi studimet për filozofi, histori të arteve dhe pedagogji. Qe profesor i rregullt i Akademisë Tregtare të qytetit të Gracit dhe profesor pranë këtij Universitet për letërsinë shqipe e ballkanike. Më 1966 qeveria austriake i akordon titullin Kryekëshilltar arsimor. Vdiq në nëntor 1972 në Grac të Austrisë.

Krist Maloki, Ernest Koliqi dhe Martin Camaj

Krist Malokit vetëm vitet e fundit i është botuar vëllimi “Refleksione” dhe “Oriental apo Oksidental”. Mund të pyesim, pse jo më herët, por më mirë jo, sepse përgjigjen e dimë.

Ku mbetem; të drejtohemi nga Lindja apo Perëndimi?

Kur një mikut ia dërgova të shkruar planin e Çubriloviqit (në gjermanisht) për zhbërjen e shqiptarëve (1937 ), ai më shkroi  se gjermanët e moshuar (që ai njeh) e dinë shumë mirë, por po ata gjermanë e pyesin: si e harruan shqiptarët otomanizmin 500 vjeçar që e patën mbi supet e veta?

Krist Maloki në Revistën “Përpjekja Shqiptare”, 1937  (Oriental apo oksidental) shkruante: “ Lindorizma shqiptare është një sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si çdo sistem tjetër jetese, me një botëkuptim të tijën. Si më të parën karakteristikë të lindorit shqiptar marrim proverbin e çdo qelepirxhiu të pashpirt: “Haja qenit, pija qenit”. Lindori shqiptar i pret të gjitha të mirat për vete – qelepir – nga të tjerët; bota për të është një burim i pashterun mjetesh, qejfesh e lezetesh, të cilat ai i shfrytëzon me çdo mënyrë e metodë, pa pyetur se ku nget e ku vret. Detyrë të ndershme apo sakrifica vetmohuese ndaj botës pranë nuk njeh kurrë lindori shqiptar. Përkundrazi, ushujza lindore, e pangijshme, i ngjitet trupit të përbashkët dhe shoqëror dhe ia thith gjakun pa asnjë droje e kujdesje.

Dhe në vend që të turpërohet për veprën shkatërrimtare të vetën, lindori shqiptar bëhet edhe ma kryenalt, ma kapadai, ma qejfli”. Shumë e qëlluar!

Shikoni, miq të nderuar, kur të lexoni copëzën e shkrimit në vijim do të shihni se edhe sot ne shqiptarët mendojmë në mënyrë orientale (lindore): “Lindori shqiptar nuk njeh turp, ai nuk ka cipë që t’i nxihet. Lindori shqiptar është i zoti për të gjitha turpet. Shet babë e nanë, besën e nderin e vet, për mos me thanë: shpirtin e trupin e vet; vetëm e përvetim që t’i shkojë kungulli mbi ujë. Idealet e lindorit shqiptar janë kolltuku e llokma; dhe për t’i siguruar vetes këto të mira, ai përdor çdo mjet. Bëhet, kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, përparimtar e reaksionar, e madje edhe shok i fortë me të tjerë. Porse, në shpirtin e vet është Lindori kryekëput rrënimtar, është shkatërrues dhe bashkohet me të tjerët si ata ujqtit që vejnë së bashku në pre, por që e shqyejnë shokun e vet, kur dobësohet apo plagoset udhës. Sepse, Lindori shqiptar i ka instinktet e ujkut vetjak, të ujkut tek. Vendi ku ushqehet dhe maje Lindori shqiptar është atdhe për te. Jo sepse e do, por sepse e shfrytëzon; dhe e shfrytëzon pa pikë turpi, dhimbje e kujdesje…” (po aty).

Edhe sot në mbarë shtrimin shoqëror e politik, domethënë ndër marrëdhëniet e shqiptarit me shqiptarin dhe ndër marrëdhëniet e shqiptarit me shtetin e tij është futur e përhapur shpirti i të menduarit lindor si një epidemi rrënimtare dhe e cila  e ka deformuar karakterin e drejtë të shqiptarit në një bollë amorfe. Apo jo?

Edhe unë që kam jetuar dhe punuar në Perëndim, por edhe ju të gjithë që jeni atje e keni kuptuar mirë se: “Perëndimorja e vërtetë tregohet pikësëpari në kryerjen e një detyre të ndershme, fund e maje për hatër të asaj detyre dhe pa qenë i shtyrë nga zori, nga ndonjë dëshirë e sjellë apo nga shkëlqimi i ndonjë fitimi material. Heroizëm s’kërkohet prej askujt, porse lartësia morale e një perëndimori matet me gradën e vetëmohimit dhe vetëflijimit rreth një ideje të lartë, rreth një ideje që s’ka punë me kolltuqe apo llokma.

Detyra e përditshme e një perëndimori është: “Vepro gjithmonë në një mënyrë të atillë që sjellja jote të jetë shembull dhe rregull mbarëvajtjeje për të gjithë; sillu si njeri i butë me të tjerët, pa hile; pranoje, nderoje dhe çmoje çdo njeri pa qëllime dhe prapamendime lindore. Dhe këto të gjitha kërkohen dhe detyrohen tek çdo njeri i madh a i vogël, pasanik apo i varfër, shkollar apo bilmez – jo nëpër premtime materialiste apo frikësime fetare, por vetëm e përvetëm në emër të një njerëzimi të lartëm, i cili mbështetet mbi ato të drejta hyjnore që kanë mbirë në zemrën e çdo njeriu pak a shumë normal” (nga Krist Maloki).

Dhe shpirti fisnik i një perëndimori është pikërisht ajo dhimbje mëshire dhe flijeplotë që drejtohet kundrejt çdo krijese nevojtare, por sidomos kundrejt çdo njeriu fatmjerë, kundrejt çdo populli varfanjak, e më së forti kundrejt kombit të vet në rrezik.

Larg jemi e edhe më larg do retro-shkojmë, nëse e vazhdojmë mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit të sotëm në të dy shtetet shqiptare.

Etiketa: ÇubriloviqiFahri XharraKrist MalokiKrist Maloki që pyeti: Si të veprojmë si ata të lindjes apo të perëndimit?lindjeLindori shqiptarlindorizmaOriental apo oksidentalPerëndimiprizrenRevista “Përpjekja Shqiptare”

Të Lidhura

Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë/ Policia neutralizon një person, brenda ndodhej edhe Donald Trump –

Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë/ Policia neutralizon një person, brenda ndodhej edhe Donald Trump –

nga 27
23:03 | 04/05/2026
0

Shtëpia e Bardhë u vendos për rreth 20 minuta në gjendje lockdown, pasi u dëgjuan të shtëna armësh disa blloqe...

Selinë e PD-së, nëse do zgjidhesha kryetar, firmën për të ndërtuar kulla do t’ia lija Berishës –

Selinë e PD-së, nëse do zgjidhesha kryetar, firmën për të ndërtuar kulla do t’ia lija Berishës –

nga 27
22:47 | 04/05/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salian u shpreh se u përpoq për të dhënë argumentet se si PD të bëhet fituese....

Berisha godet në mënyrë selektive –

Berisha godet në mënyrë selektive –

nga 27
22:37 | 04/05/2026
0

Ervin Salianji foluar për përplasjet me Kryedemokratin Sali Berisha dhe akuzat mes tyre. I ftuar në një intervistë në emisionin...

Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –

Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –

nga 27
22:27 | 04/05/2026
0

Ervin Salianji deklaroi se opozita dhe Shqipëria po përballen me një situatë të vështirë për shkak të, sipas tij, bllokimit...

Para
Pas Tiranës edhe Bashkia Durrësit pezullon shërbimi i transportit publik në qytet

Dorëhiqet për arsye shëndetësore, kreu i komanduar i Bashkisë Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë/ Policia neutralizon një person, brenda ndodhej edhe Donald Trump –

Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë/ Policia neutralizon një person, brenda ndodhej edhe Donald Trump –

23:03 | 04/05/2026
Selinë e PD-së, nëse do zgjidhesha kryetar, firmën për të ndërtuar kulla do t’ia lija Berishës –

Selinë e PD-së, nëse do zgjidhesha kryetar, firmën për të ndërtuar kulla do t’ia lija Berishës –

22:47 | 04/05/2026
Berisha godet në mënyrë selektive –

Berisha godet në mënyrë selektive –

22:37 | 04/05/2026
Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –

Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –

22:27 | 04/05/2026
1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së –

1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së –

21:51 | 04/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë/ Policia neutralizon një person, brenda ndodhej edhe Donald Trump –
  • Selinë e PD-së, nëse do zgjidhesha kryetar, firmën për të ndërtuar kulla do t’ia lija Berishës –
  • Berisha godet në mënyrë selektive –
  • Mbytja që po i bëhet PD-së do sjellë reagime! –
  • 1.6 miliard lekë uniformat e ILLYRIAN GUARD, ish-deputeti i mbyll gojën KPP-së –
  • Shqiptarja plagos rëndë një grua në Greqi! Fik kamerat dhe zhduket, por më pas… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë/ Policia neutralizon një person, brenda ndodhej edhe Donald Trump –
  • Selinë e PD-së, nëse do zgjidhesha kryetar, firmën për të ndërtuar kulla do t’ia lija Berishës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com